Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-03-13, 18:15   #5
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia Urbane (Albatros Rexhaj)

Rėndom presim qė tė kėqijat tė na vijnė nga njerėz tė huaj. E vėrteta ėshtė se njerėzit tanė, ata qė tėrė kohėn i mbajmė afėr dhe u besojmė, dinė tė na lėndojnė shumė mė poshtėrsisht. Lėndimi ėshtė edhe mė i madh kur e kupton se ata nuk ndiejnė as pikėn mė tė vogėl tė fajit apo keqardhjes.
Sonte, ndėrsa shkruaj pėr kėto gjėra, ndiej se diēka nuk ėshtė nė rregull me ty.
Ndiej luftėn tėnde jo vetė...m me veten, por edhe me botėn qė nuk tė lejon as edhe tė mėrzitesh me dinjitet.
Tė gjithė tė thonė se nuk duhet tė mėrzitesh. Ndėrsa ti habitesh se si mund tė ta thonė kėtė.
Ti ke tė drejtė! Besomė se ke tė drejtė. Ngaqė tė tjerėt janė nė njė mendje, kjo nuk do tė thotė se ata dinė diēka mė shumė. Nuk mund tė dinė, sepse ata nuk janė nė lėkurėn tėnde.
Ajo pėr ēka ti je mėrzitur, tė ka pėrgjunjur. Madje tė nxjerr edhe lot.
Ēdo gjė qė tė sjell deri nė atė gjendje, aq sa tė nxjerrėsh edhe lot, ėshtė njė arsye e mjaftueshme pėr t'u mėrzitur.
Mos e fshih mėrzinė tėnde. Mos ik prej saj. Ndieje dhe, nėse ėshtė nevoja, preke edhe fundin. E kur ta prekėsh fundin, atėherė shiko anash. Aty do ta kuptosh se, edhe sikur tė duash, mė poshtė nuk mund tė shkosh. E vetmja rrugė e mbetur ėshtė kthimi lart.
Tani tregoje veten. Trego se je mė i mirė se ata qė tė sollėn deri aty.
Mjaft vajtove, sepse nė atė humnerė as vaji nuk ka mė kuptim. Ti e di se askush nuk mund t'i ndihmojė ata qė nuk arrijnė tė ndihmojnė veten.
Pėrmblidhu.
Dhimbja jote le tė jetė ajo qė do tė tė ngrejė mė kėmbė.
(A.R)

* fragment nga "Ditar dashurie i njė shkrimtari" - Albatros Rexhaj, Botimet DUDAJ, tani i ribotuar
__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė