Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-04-10, 19:50   #95
Idila
Larguar
 
Anėtarėsuar: 10-11-08
Vendndodhja: Iliridė!
Postime: 11,049
Idila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Keqpėrdorimi i gjuhės shqipe

Dhuna kundėr shqipes,dhunė kundėr kombit!

Prej shekujsh dihet fare mirė se administrata e njė shteti mund tė quhet e konsoliduar, kur ajo ka njė gjuhė tė unifikuar, tė qartė e tė prerė, jo vetėm pėr personelin e saj, por kryesisht edhe pėr mbarė popullin. Ēdo shtetas, pavarėsisht shkallės sė tij tė shkollimit (dhe jo tė shkallimit), duhet ta kuptojė atė ēka thonė Kuvendi, qeveria, gjykatat dhe jo mė pak mediat, tė shkruara apo elektronike qofshin kėto. Fatkeqėsisht, rasti nuk ėshtė i tillė nė Shqipėrinė e sotme. Para disa ditėsh, mė zuri syri e veshi nė ekranin e Televizionit publik Shqiptar, njė zėvendėsministėr qė po fliste pėr njė fond apo shumė tė caktuar parash, e cila, po e citoj, “do tė disbursohet nė dy transhe”. Jam i bindur qė lexuesi i vėmendshėm e i paanshėm i rubrikės sime tė sė dielės, e nuhat menjėherė qė kjo fjali ėshtė e pakuptueshme pėr shumicėn e shqiptarėve, sidomos pėr ata qė nuk dinė gjuhė tė huaja ose i dinė ato thjesht sa pėr njė komunikim tė pėrditshėm. Pra, lind pyetja: Ēfarė donte tė thoshte zoti zėvendėsministėr me kėtė fjali? As unė nuk do ta kisha kuptuar, sikur tė mos isha ēun Tirone me diplomė Sorbone, d.m.th. sikur tė mos kisha studiuar nė Francė dhe, rrjedhimisht, tė mos kisha ditur ta flisja e ta shkruaja frėngjishten: bourse frėngjtė i thonė qeses me para, débourser ka kuptimin “nxjerr paratė nga qesja”, pra, “paguaj” (nė anglishte to disburse), ndėrsa tranche do tė thotė, nė kuptimin e mirėfilltė, “thelė, fetė, copė” dhe “seri shifrash tė njėpasnjėshme tė njė numri”, kurse, nė kuptimin e figurshėm, do tė thotė “pjesė”; kėshtu qė “do tė disbursohet nė dy transhe” nė shqipe do tė thotė “do tė jepet nė dy pjesė”. Pra, pėr tė kuptuar “shqipen” e zotėrisė nė fjalė, duhet tė dish patjetėr ta flasėsh e ta shkruar frėngjishten dhe anglishten e sotme! Thėnė ndryshe, qė shqiptarėt tė merren vesh me njėri-tjetrin, duhet tė mėsojnė sa mė shumė gjuhė tė huaja. Thėnė mė popullorēe, duhet qė lepujt shqiptarė, sidomos ata qė janė nė pushtet, tė mėsojnė sa mė shumė gjuhė tė huaja qė tė arrijnė tė bėjnė stanin e tyre shtetėror dhe t’i provojnė mbarė botės sė qytetėruar se mund tė bėhet stan me lepuj, por me lepuj qė dinė gjuhė tė huaja, ama, si ata vetė! Kėtij i them guxim unė: zėvendėsministri ynė qenka mirėfilli pėr t’u pėrgėzuar! Madje, kėtė guxim e dėshmon vetė pėrdorimi, nga ana e tij, e foljes “disbursoj” e cila, siē sapo e pėrmenda, vjen nga emri “bourse” qė, nė frėngjishte, ka edhe kuptimin e figurshėm “bole” si sinonim paksa vulgar pikėrisht i emrit “guxim”!

Mjerisht, pėrdorimi i njė shqipeje tė pėrēudnuar nuk ėshtė tipik vetėm pėr politikanėt, deputetėt e qeveritarėt tanė. Ai ėshtė kaq i pėrditshėm nga shumėkush, madje deri nė neveri, edhe nė mediat tona tė shkruara dhe elektronike. Prej disa muajsh ndjek rregullisht edicionet qendrore tė lajmeve nė TVSH, Vizion +, Klan e Kryekanal (shqipėrim i saktė i emrit tė bujshėm “Top Channel”). Me pėrjashtim tė Kryeministrit Berisha, njė pjesė e mirė e anėtarėve tė kabinetit tė tij qeveritar e dhunojnė gjuhėn shqipe pa ua bėrė tėrr syri, veshi apo hunda; po kėshtu, me pėrjashtim tė Edi Ramės, njė pjesė e mirė e figurave mė tė njohura tė Partisė Socialiste e dhunojnė jo rrallė gjuhėn shqipe pa iu dridhur qerpiku, qimet e kokės apo edhe tė pjesėve tė tjera tė trupit; e njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr jo pak deputetė tė tė dy krahėve.

vijon...
__________________
Pėr tė arritur gjer te Caku,
duhen;
Urtėsia e tė gjithė dijetarėve,
Mundi i tė gjithė tė palodhurve,
Durimi i tė gjithė tė pėrvuajturve,
Besimi i tė gjithė tė pathyerve,
Syēeltėsia e tė gjithė tė zgjuarve,
Begatia e tė gjithė tė pasurve,
Trimėria e tė gjithė kreshnikėve,
Madhėshtia e tė gjithė ngadhėnjimtarėve.
Idila Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė