Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-05-09, 22:13   #3
jonuzi
jonuzi
 
Anėtarėsuar: 27-01-06
Vendndodhja: Gjithandej
Postime: 347
jonuzi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Ēfar ėshtė edukimi me tė drejtat e njeriut?

10 DHJETORI
DITA BOTRORE E LIRIVE DHE TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT

Tė nderuar zonja dhe zotėrinj, anėtar tė organizatės rinore Paqja dhe mysafir, jemi mbledhur sot kėtu qė tė festojmė njėrėn nga festat mė tė rėndėsishme botėrore 10 dhjetorin 1948 ditėn botėrore tė lirive dhe tė drejtave tė njeriut.
Zonja dhe zotėrinj tė flasėsh pėr kėtė ngjarje kaq tė rėndėsishme pėr njerėzimin pa dyshim se nuk ke mundėsi pa u ndalur tek ngjarjet politiko –ekonomike dhe shoqėrore tė kohės sė nxjerrjes sė kėtij akti.
Bota e vitit 1948 ishte nė njė gjendje tejet tė vėshtirė, e dalė nga njė luftė e pėrmasave botėrore ku me miliona njerėz u vranė nė mėnyrėn mė barbare, me shkatėrrime tė papara, me qindra miliona njerėz tė papunė dhe pa kulm mbi kokė ishte bilanci i kėsaj lufte tė tmerrshme, njerėzit ishin tė mėrzitur me kėtė, njerėzit mė sė paku dėshironin qė fati i tyre tė ishte ai qė ishte, ata gjithkund dhe anekėnd botės filluan tė flisnin pėr tė drejtat e tyre, politikanet dhe pėrfaqėsuesit e popujve tė ndryshėm gjithkund vrapuan tė nxjerrin kushtetutat e shkruara me tė cilat nė kaptina tė veēanta sanksiononin lirit dhe tė drejtat e njeriut, mirėpo a mjaftonte me kaq, kjo ėshtė njė pikėpyetje e madhe pėr njerėzit e asaj kohe, ata gjykonin nė tė kaluarėn ku edhe pas luftės sė parė botėrore shumė shtete nxjerrėn kushtetuta nga mė demokratike siē ishte rasti i Gjermanisė, e cila nė kushtetutėn e Vajmarit tė vitit 1918 paraqiste njė nga vendet tipike ku respektoheshin liritė dhe tė drejtat e njeriut dhe ku shteti do tė funksiononte nė bazė tė ligjit, mirėpo nė kohėn kur fuqitė e saja u shtuan apo u superfuqizuan pėr kohen pėrsėriten tė njėjtat skena si ato tė Luftės sė Parė Botėrore. Kėtė pėrsėritje njerėzit mė kurrė nuk do ta dėshironin aq mė pak kur ai gjendej nė atė gjendje qė ishin andaj pas pėrfundimit tė Luftės sė dytė Botėrore u fillua tė pėshpėritej se e vetmja mėnyrė pėr tė shpėtuar nderin njerėzor dhe kur njeriu tė jetė vėrtet njeri i cili do tė jetonte nė paqe, nė liri, me dinjitet dhe i pacenuar nga askush, ėshtė qė tė miratohej njė deklaratė e pėrgjithshme ndėrkombėtare e lirive dhe tė drejtave tė njeriut.
Nė kėtė drejtim me 10 dhjetor 1948 Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara proklamojnė “Deklaratėn e pėrgjithshme e tė drejtave tė njeriut”
Kjo deklaratė nė vetvete pėrmban gjithsej 30 nene dhe me tė sigurohen tė gjitha lirit si ato sociale, ekonomike e kulturore. Nė deklaratė theksohet se njohja e dinjitetit dhe tė drejtave tė barabarta dhe tė patjetėrsueshme tė tė gjithė anėtarėve tė familjes sė njerėzimit ėshtė themeli i lirisė, i drejtėsisė dhe i paqes nė botė dhe nėse ndodh e kundėrta e kėsaj, bota dhe njeriu si qenie e vetėdijshme njerėzore do tė ishte nė njė terr misterioz qė njerėzimit ia kishte sjell gjithė ato vuajtje e tmerre tė papara. Kjo deklaratė fillon duke cituar fjalėt:
Pasi njohja e dinjitetit tė lindur tė tė drejtave tė barabarta dhe tė patjetėrsueshme tė tė gjithė anėtarėve tė familjes njerėzore ėshtė themeli i lirisė, drejtėsisė dhe paqes nė botė.


Pasi mosrespektimi dhe pėrbuzja e tė drejtave tė njeriut ka ēuar drejt akteve barbare, tė cilat kanė ofenduar ndėrgjegjen e njerėzimit, dhe pasi krijimi i botės nė tė cilėn njerėzit do tė gėzojnė lirinė e fjalės, tė besimit dhe lirinė nga frika e varfėria ėshtė proklamuar si dėshira mė e lartė e ēdo njeriu.

Pasi ėshtė e nevojshme qė tė nxitet zhvillimi i marrėdhėnieve miqėsore midis kombeve.

ASAMBLEJA E PĖRGJITHSHME shpall kėtė: DEKLARATĖ TĖ PĖRGJITHSHME MBI TĖ DREJTAT E NJERIUT si ideal tė pėrgjithshėm tė cilin duhet ta arrijnė tė gjithė popujt dhe tė gjitha kombet, nė mėnyrė qė ēdo njeri dhe ēdo organizėm shoqėror, duke pasur parasysh gjithmonė kėtė Deklaratė, tė pėrpiqet qė, me anė tė mėsimit dhe edukimit, tė ndihmojė nė respektimin e kėtyre tė drejtave dhe lirive dhe qė, me anė tė masave progresive kombėtare dhe ndėrkombėtare, tė sigurohet njohja dhe zbatimi i tyre i pėrgjithshėm dhe i vėrtetė, si midis popujve tė vetė shteteve anėtare , ashtu edhe midis popujve tė atyre territoreve qė janė nėn administrimin e tyre.

Unė pėr tė mos cituar ēdo nen tė kėsaj deklarate do tė citoj disa nga nenet mė tė rėndėsishme tė kėsaj deklarate.
Neni 1 i kėsaj deklarate thotė: Tė gjithė njerėzit lindin tė lirė dhe tė barabartė nė dinjitet dhe nė tė drejta. Ata kanė arsye dhe ndėrgjegje dhe duhet tė sillen ndaj njėri tjetrit me frymė vėllazėrimi.
Kurse nė nenin 2 alineja 1 thuhet: Secili gėzon tė gjitha tė drejtat dhe liritė e parashtruara me kėtė Deklaratė pa kurrfarė kufizimesh pėr sa i pėrket racės, ngjyrės, gjinisė, gjuhės, besimit fetar, mendimit politik ose tjetėr, origjinės kombėtare a shoqėrore, pasurisė, ose lindjes.
Nė nenin 10 shprehimisht thuhet: Gjithkush gėzon njėlloj tė drejtėn pėr njė proces gjyqėsor objektiv e publik, para njė gjykate tė pavarur e tė paanshme, nė pėrcaktimin e tė drejtave dhe detyrimeve tė veta dhe pėr vendimin mbi ēfarėdo lloj akuze penale.
Kurse nė nenin 18 nė kuadėr tė lirisė sė ndėrgjegjes, mendimit dhe besimit shprehimisht thuhet: Gjithkush ka tė drejtėn e lirisė sė mendimit, ndėrgjegjes dhe besimit; kjo e drejtė pėrfshin lirinė e ndryshimit tė besimit ose bindjeve dhe lirinė qė njeriu, qoftė vetė ose nė bashkėsi me tė tjerėt, tė shfaqė publikisht ose privatisht, besimin ose bindjen e vet me anė tė dhėnies sė mėsimeve, kryerjes sė kultit dhe ceremonive fetare.
Nė nenin 20 alineja 3 thuhet: Vullneti i popullit ėshtė baza e pushtetit shtetėror, ky vullnet duhet tė shprehet nė zgjedhje periodike dhe tė lira tė cilat duhet tė jenė tė pėrgjithshme dhe votimi i barabartė, si dhe me votim tė fshehtė ose sipas procedurės pėrkatėse tė votimit tė lirė.
Neni 26 alineja 1 nė kuadėr tė arsimit kjo deklaratė pėrcakton kėshtu: Gjithkush ka tė drejtėn e shkollimit. Arsimi duhet tė jetė falas, tė paktėn nė shkollat fillore dhe tė ulta. Arsimi fillor ėshtė i detyrueshėm. Arsimi teknik dhe profesional duhet tė zgjerohet e arsimi i lartė duhet t'u mundėsohet tė gjithėve nė bazė tė aftėsisė.
Kurse nė nenin e fundit (30) thuhet: Asgjė nė kėtė Deklaratė nuk mund tė interpretohet si e drejtė e njė shteti, grupi apo personi pėr tė kryer ēfarėdo veprimtarie ose pėr tė bėrė njė akt drejtuar kundėr ēdo tė drejte ose lirie tė shpallur nė kėtė Deklaratė.
Marr nė mėnyrė tė pėrmbledhur kjo deklaratė shpallen tė gjitha tė drejtat civile, politike, ekonomike, shoqėrore, kulturore dhe lirit themelore tė njeriut.
Edhe pse kjo deklaratė pati karakter ndėrkombėtar ajo si e tillė nga shumė shtete nuk u ratifikua kurrė, kurse disa tė tjera edhe pse nė njė farė mėnyre e ratifikuan atė ajo deri vonė ishte e cunguar mjaft, por si do ēoftė sot njerėzit e gjithė botės kanė kuptuar vlerat universale tė saj, kjo deklaratė ėshtė bėrė synonim i paqes anekėnd botės dhe nė anėn tjetėr bota sot ėshtė mė e sigurt se kurrė mė parė dhe njeriu ka fituar vėrtet nderin njerėzor, pra unė pėr fund uroj qė kjo festė universale ēdo kund tė sjell paqe, lumturi dhe dinjitet sepse zonja dhe zotėrinj njerėzimi ka vetėm njė alternative pėr zgjedhje ajo ėshtė paqja dhe vetėm paqja
__________________
Bahet mire pas 50 viteve!!!!!!!!
jonuzi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė