Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-05-09, 22:15   #4
jonuzi
jonuzi
 
Anėtarėsuar: 27-01-06
Vendndodhja: Gjithandej
Postime: 347
jonuzi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Ēfar ėshtė edukimi me tė drejtat e njeriut?

Ēka ėshtė demokracia?
Shtetet e para demokratike
Elementet thelbėsore tė demokracisė moderne
 • Barazia – parimi i barazisė nėnkupton se tė gjitha qeniet njerėzore janė tė lindura tė barabartė, duhet tė gėzojnė mundėsi tė barabarta, pjesėmarrje nė jetėn politke tė bashkėsisė si dhe titullim i trajtimit tė barabartė pėrballė ligjit. Kjo pėrfshin po ashtu barazinė sociale dhe ekonomike nė mes femrave dhe meshkujve

• Pjesėmarrja – demokracia ėshtė e pakuptimtė pa pjesėmarrje, pjesėmarrja nė bashkėsi dhe ēėshtjet e politikave ėshtė njė parakusht i ndėrtimit tė sistemit demokratik. Demokracia ėshtė njė formė e pjesėmarrjes, ndonjėherė pjesėmarrja ėshtė njė koncept i gjerė dhe nuk pėrmban vetėm nėnkuptime tė fuqishme politike, por, po ashtu, ato sociale dhe ekonomike. Por pjesėmarrja vetėm nuk mund tė garantojė demokracinė.

• Sundimi i shumicės dhe tė drejtat e pakicės- edhe pse demokracia ėshtė nga definiconi sundimi nga populli, nė fakt ėshtė sundimi i shumicės. Kjo po ashtu nėnkupton njė obligim tė shumicė qė tė marrė parasysh tė drejtat dhe nevojat e ndryshme tė grupeve tė pakicave. Shkalla nė tė cilėn obligimet janė plotėsuar janė njė indikator i shtimit tė mėtutjeshėm i vlerave demokratike nė shoqėri

 • Sundimi i ligjit dhe gjykimi i paanshėm – demokracia nėnkupton mbrojtje tė njė personi apo grupi tė vogėl nga sundimi arbitrar. Sundimi i ligjit siguron barazi pėrpara ligjit, kufizimi tė fuqisė apo autoritetit publik dhe ofrimi i qasjes sė barabartė nė juridiksion tė pavarur dhe tė paanshėm
• Moduli i gjykimit tė paanshėm dhe sundimit tė ligjit

 • Respekti pėr tė drejtat e njeriut- pranimi se tė gjitha qeniet njerėzore janė tė lindura tė barabarta dhe tė lira nė dinjitet dhe tė drejta ėshtė themeli i funksionimit tė bashkėsisė demokratike. Njė shtet demokratik ka pėr obligim sigurimin qė tė sigurojė dhe tė respektojė, tė mbrojė dhe tė pėrmbush tė gjitha tė drejtat e njeriut nė mėnyrė qė tė sigurojė se tė gjithė qytetarėt e tij mund tė jetojnė tė lirė nga frika dhe tė lira nga kėrkesa. Lidhur me demokracinė, njė pėrqendrim special duhet tė shtrihet nė ato tė drejta tė cilat janė kyēe pėr pjesėmarrje civile, siē ėshtė e drejta pėr grumbullim, liria e tė shprehurit, liria e tė menduarit, ndėrgjegjes dhe religjionit. Ende, tė drejtat civile dhe politike nuk mund tė garantojnė paqe dhe siguri njerėzore. Njė ambient i favorshėm pėr demokracinė mund tė krijohet vetėm nėse merren parasysh nevojat themelore ekonomike, sociale dhe kulturore

 • Pluralizmi politik - trandicionalisht, ėshtė detyrė e partive poltike qė tė konsolidojnė diversitetin e ideve dhe opinoneve dhe t’i pėrfaqėsojnė ato nė debatin publik. Vetėm pluralizmi politik mund tė sigurojė struktura mjaft fleksibile qė tė pėrshtat nevojat e ndryshme, por ende mbetet bazė pėr qeverisje demokratike. Megjithatė, liritė politike mund tė keqpėrdoren pėr pėrhapjen e ideve qė nxisin urrejtje, provokojė dhunė dhe pastaj shkaktojnė kėrcėnim pėr rendin shoqėror demokratik. Nė fakt ėshtė shumė vėshtirė t’u bėhet ballė tendencave tė tilla nė mėnyrė demokratike pa nėpėrkėmbjen e lirisė sė tė shprehurit, por po ashtu duke mbrojtur interesin e shoqėrisė nė pėrgjithėsi. Nė masė tė caktuar, demokracive u duhet ta mbrojnė vetveten, p.sh. kundėr terrorizmit

• Zgjedhje tė lira dhe paanshme- zgjedhjet janė karakteristika mė themelore e demokracisė. Asnjė lloj i regjimit tjetėr nuk lejon vendimin mbi udhėheqjen politike pėr ata tė cilėt janė tė influencuar nga sistemi qeverisės - populli. Nė ēdo zgjedhje, ata mund tė shprehin dėshirat e tyre pėr ndryshim si dhe pėlqimi i tyre pėr politikat e tanishme dhe pjesėmarrjen e vazhdueshme tė procesit tė evaluimit. Megjithatė, historia ka treguar se nuk ėshtė mjaft evidente kush e ka mundėsinė e pjesėmarrjes e kush nuk e ka. Pėr shembull femrat ishin tė pėrjashtuara nga sistemi pėr njė kohė tė gjatė. Nė Apencell Inehuden, pjesė e Zvicrės, vend mjaft i njohur pėr struktura tė larta demokratike, ato e morėn tė drejtėn votuese nė fillim tė vitit 1999. Ėshtė element i domosdoshėm tė sigurohet qė e drejta e votės tė jetė universale, e lirė, e barabartė, sekrete dhe direkte

 • Ndarja e pushteteve – ndarja e pushteteve u paraqit si koncepti nga Loku (“Dy traktate pėr qeverisė”. 1690) dhe u pėrparua nga Montekje (“ Fryma e ligjeve”, 1748). Nė luftėn e tyre kundėr shtetit absolut, ėshtė njė parim themelor pėr demokracitė moderne. Sipas parimit tė ndarjes sė pushtetit shtetėror nė trupat ekzekutive, legjislative dhe gjygjėsore, ato funksionojnė tė pavarura, por i japin pėrgjegjėsi njėri-tjetrit dhe popullit. Sistemi i kontrollit dhe balancit ofron njė mekanizėm adekuat tė kontrolli dhe si i tillė parandalon keqpėrdorimin e pushtetit tė shtetit.
Format e demokracisė
Demokracia direkte ėshtė njė formė e qeverisjes nė tė cilėn e drejta pėr tė marrė vendime politike ushtrohet direkt nga i gjithė trupi qytetar, duke vepruar nėn procedurat e sundimit tė shumicės. Kjo formė ėshtė e mundshme vetėm pėr etnitete tė vogla. Pėr kėtė arsye asnjė sistem modern demokratik nuk ėshtė sistem i pastėr demokratik edhe pse tė gjithė ata kanė elemente tė demokracisė direkte. Institucionet e demokracisė direkte janė asambletė popullore, iniciativat legjislative popullore, dorėheqjet, referendumi etj.
• Forma e dytė ėshtė ajo e demokracisė pėrfaqėsuese. Kjo ėshtė njė formė e qeverisjes nė tė cilėn qytetarėt ushtrojnė tė njėjtėn tė drejtė, jo personalisht, por nėpėrmjet pėrfaqėsuesit tė zgjedhur nga ata dhe tė pėrgjegjshėm ndaj tyre. Dy elementet mė qenėsore tė demokracisė pėrfaqėsuese janė ndarja nė mes tė sunduesit dhe tė tė qenit i sunduar, dhe zgjedhjet periodike se njė mjet kontrolli e sundimit nga tė sunduarit
__________________
Bahet mire pas 50 viteve!!!!!!!!
jonuzi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė