Analizat llogaritėse tė trurit mund tė ndihmojnė nė parashikimin e psikozave
Shkencėtarėt britanik kanė zbuluar se nėpėrmes algoritmeve llogaritėse pėr analizimin e MRI-ve (rezonancės magnetike) mund tė parashohin se sa serioze mund tė jetė ndonjė psikozė, gjė qė do tė mund tju ndihmonte mjekėve pėr caktimin e terapisė sa mė adekuate.
Sipas mendimit tė shkencėtarėve, ky ėshtė hap i parė drejtė shėrimit mė tė suksesshėm tė pacientėve me psikozė, pėr shkak se me siguri mund tė parashihet se ēfarė kahu do ta merr zhvillmi i sėmundjes.
Psikoza ėshtė gjendje qė ndikon nė tė menduar, duke e ndryshuar mėnyrė e tė menduarit, ndjenjat dhe sjelljen. Tek pacientėt me psikozė mund tė paraqiten halucinacionet dhe deluzionet (bindjet e gabuara).
Lajmėrimi i psikozės ėshtė karakteristike pėr skizofreninė dhe ērregullimin bipolar, por simptomat psikotike mund tė paraqiten edhe tek sėmundja e Parkinsonit, konsumimi i alkoolit ose tė drogave.
Studimet tregojnė se konsumimi i kanabisit (marihuanės) nė moshė tė re e shton rrezikun e zhvillimit tė psikozave.