Titulli: Ali podrimja
Dashuri, kobi im
(Kur tė putha, ma vure thikėn - Populli)
Ngre dorė nga gjithēka e jotja dashuria ime
s`paske qenė fati im
as qetėsia ime
qenkam mashtruar keq
pas teje duke vrapuar
nga syri i lig duke mbrojtur trupin tėnd
buzė lumenjve pranė vullkaneve
nė hijet e plepave tė maleve tė makinave
nė hotele nė katakombe sallone
tė kam zdeshur prej mistereve
nė qenien tėndee kam udhėtuar ditė e natė
as pėr pesė para ani yt
dashuri
kobi im
jashtė lėkure mė nxorėn dhėmbėt
qetėsinė dua t`ua prish drunjve
grave tė botės barit tokės
nuk u besoj fjalėve tua asgjėje tėnde s`i besoj
ik nga hija jote syri yt nga tė prekurit tėnd ėndrra jote
paske qenė e pabesė
ngre dorė nga gjithēka e jotja dashuri kobi im
Ali Podrimja
__________________
Koha mė bėn tė harroj disa njerėz, disa njerėz mė bėjnė tė harroj kohėn, ndėrsa disa tė tjerė janė koha ime! http://dai.ly/x1971hq
|