Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-07-08, 14:55   #169
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Kuvendi nesėr shqyrton disa projektligje

Prishtinė, 29 korrik - Nė seancėn e nesėrme, e fundit para pushimeve verore, deputetėt e Kuvendit tė Kosovės do tė shtrojnė kėrkesėn pėr procedimin e ligjeve tė pashpallura nė rishqyrtim nė komisionet parlamentare, si dhe do tė diskutojnė pėr disa projektligje. Nė kėtė seancė do tė shqyrtohet pėr herė tė parė Projektligji pėr ndryshimin dhe plotėsimin e Ligjit pėr miratimin e Buxhetit tė Kosovės dhe shpenzimet e autorizuara pėr periudhėn prej 1 janari deri mė 31 dhjetor 2008. Ky projektligj do tė shqyrtohet pėr herė tė dytė nė seancėn e 30 korrikut, deri kur Komision Parlamentar pėr Buxhet dhe Financa do tė merret me amendamentimin e tij. Po ashtu do tė bėhetr shqyrtimi i parė i Projektligjit pėr partneritetet publiko privat dhe koncesionet pėr sigurimin e infrastrukturės sė shėrbimeve publike dhe procedurat pėr dhėnien e tyre, shqyrtimi i dytė i Projektligjit pėr vula nė institucionet e Republikės sė Kosovės, shqyrtimi i Rekomandimit tė Organit tė pavarur pėrzgjedhės pėr emėrimin e anėtarėve tė Organit Shqyrtues tė Prokurimit, shqyrtimi i Raportit vjetor tė Zyrės sė Rregullatorit tė Energjisė pėr vitin 2007, shqyrtimi i kėrkesės sė Qeverisė sė Kosovės pėr tėrheqjen e ligjeve nga procedura e shpalljes.

Basha tha se India duhet t'i bashkangjitet vendeve qė e kanė njohur Kosovėn

Tiranė, 28 korrik - Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė Lulzim Basha gjatė njė takimi sot nė Tiranė me Sekretarin e Shtetit nė Ministrinė e Jashtme tė Indisė H.S. Puri diskutuan edhe pėr zhvillimet nė rajon dhe nė veēanti ato nė Kosovė dhe nė Serbi, pas pavarėsisė sė Kosovės. Basha informoi Sekretarin indian tė Shtetit mbi zhvillimet e fundit nė rajon dhe kėrkoi angazhimin konstruktiv tė Indisė nė organizatat ndėrkombėtare si OKB pėr njė pėrqasje sa mė tė drejtė ndaj realiteteve nė Europėn Juglindore, duke pėrfshirė kėtu dhe pavarėsinė e Kosovės. Basha ritheksoi qėndrimin e Shqipėrisė se pavarėsia e Kosovės i shėrben paqes dhe sigurisė nė rajon dhe mė gjerė dhe i parashtroi pėrfaqėsuesit tė lartė indian kėrkesėn qė edhe India t'i bashkangjitet komunitetit tė vendeve tė lira dhe demokratike qė e kanė njohur Kosovėn dhe kanė vendosur marrėdhėnie diplomatike me tė. Bashkėbiseduesit ndanė tė njėjtin mendim pėr nevojėn e intensifikimit tė marrėdhėnieve mes dy vendeve nė tė ardhmen, duke rritur shkėmbimin e vizitave dypalėshe nė nivele tė larta.

Haradinaj kritikon mėnyrėn e qeverisjes nė vend

Prishtinė, 28 korrik - Kryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj, kritikoi mėnyrėn e qeverisjes nė vend duke e quajtur atė tė dėmshėm pėr vendin. Nė njė konferencė pėr shtyp, Haradinaj tha se kjo qeveri po abuzon me pushtetin, duke vepruar me lidhje tė shkurtėr vertikale dhe horizontale. Sipas tij, qeveria po shfaq shenja manipulimi me gjyqėsorin dhe me agjencinė antikorrupsion. Dukuritė negative kanė tė bėjnė me me emėrimin e personelit politik, ndėrsa fanatikė tė partisė po vendosen nė poste udhėheqėse civile qė ėshtė nė kundėrshtim me rregulloret e punės, tha ai. Ndėrkaq pėr gjendjen nė veri tė Kosovės, Haradinaj tha se ėshtė degradim i vendit dhe i shoqėrisė sonė, duke thėnė se Prishtina shumė pak ėshtė e involvuar atje. Ai konferencėn e donatorėve e vlerėsoi si vazhdim tė kontributit tė vendeve mike tė Kosovės, por ai tha se tė ardhurat e tilla duhet tė krijohen nga puna e institucioneve tė Kosovės. Me kėtė rast Haradinaj foli edhe pėr ndryshimin e statutit tė partisė qė e udhėheq, duke thėnė se aplikimi i sistemit presidencial nė parti ka tė bėjė me pėrvojėn dhe sundimin e demokracisė.

Arrestohet njėri nga liderėt e partisė opozitare maqedonase

Shkup, 28 korrik - Njėri nga liderėt e partisė opozitare Lidhja socialdemokrate e Maqedonisė, Zoran Zaev, ėshtė arrestuar dhe i ėshtė caktuar paraburgimi prej 30 ditėsh pėr akuza lidhur me korrupsion. Zaev ėshtė edhe kryetar i Komunės sė Strumicės, dhe p olicia dyshon se ai e ka kepėrdorur postin zyrtar. Sė bashku me tė janė arrestuar edhe katėr bashkėpunėtorė tė tij. Kėta tė dyshuar ishin arrestuar edhe mė 17 tė kėtij muaji, por ishin lejuar qė tė mbrohen nė liri. LSDM, arrestimin e zyrtarit tė lartė partiak e vlerėson si tė motivuar politikisht. Vendimin pėr arrestimin e tij e ka marė Gjykata penale me kėrkesė tė prokurorisė e cila nuk mbėshteti vendimin e gjyqit qė Zoran Zaev tė mbrohet nė liri.
Shefi i ri i Ushtrsiė shqiptare ėshtė betuar para Presidentit tė Republikės

Tiranė, 28 korrik - Gjatė njė ceremonie tė veēantė tė zhvilluar sot paradite nė Presidencė, shefi i ri i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrsiė shqiptyare, gjeneralbrigade Maksim Malaj ėshtė betuar para Presidentit tė Republikės, njėkohėsisht Komandant i Pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura, Bamir Topi. Tė jesh Shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura ėshtė privilegj dhe detyrim madhor ndaj Atdheut, ndaj flamurit, ndaj bashkėatdhetarėve, ndaj familjes, ndaj kolegėve dhe tė gjithė atyre qė tė kanė besuar tė drejtosh Forcat e Armatosura tė Shqipėrisė, tha Malaj.

Vonesat nė hapjen e dosjeve, pengesė pėr integrim tė Shqipėrisė nė Evropė

Tiranė, 28 korrik Midis disa projektligjeve tė tjera, Parlamenti i Shqipėrisė nuk po arrin nė kėto seanca tė fundit tė kėtij sezoni qė tė kalojė edhe projekt ligjin pėr pastėrtinė e figurės sė zyrtarėve shtetėrorė, apo siē quhet nga publiku ligji pėr hapjen e dosjeve tė diktaturės. Tri projektligjet e depozituara prej afro 2 vjetėsh nė komisionin e ligjeve u shtynė pėr nė sezonin e vjeshtės. Kryetari i Delegacionit shqiptar nė Kėshillin e Evropės dhe nėnkryetar i Asamblesė Parlamentare tė tij, Aleksandėr Biberaj, thotė se vonesat nė zbardhjen dhe dėnimin e krimeve tė diktaturės janė njė tjetėr pengesė pėr t'u integruar nė institucionet evropiane. Bagdad pelegrinėt shiitė pėrkujtojnė tani njė imam tė vrarė para mė shumė se 1.200 vjetėsh. Nė kulmin e festimeve tė martėn pritet tė marrin pjesė deri njė njė milion pelegrinė.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė