Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-08-09, 19:08   #10
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

2. LETERSIA DHE ARTET

Folklori dhe folkloristika
Epoka e Rilindjes shenoi nje pasurim te metejshem te folklorit, nje rritje cilesore si ne permbajtje, ashtu edhe ne konceptimin e dukurive shoqerore-politike, ne raport me folklorin e periudhave te meparshme historike.
Ndonese fillimet e folkloristikes shqiptare shenohen me botimin e nje numri fjalesh te urta nga Frang Bardhi me 1635, eshte kryesisht gjysma e dyte e shek. XIX periudha, gjate se ciles u be i mundur publikimi i shume permbledhjeve me krijime folklorike, te mbledhesve te ndryshem shqiptare e te huaj.
Shqiptaret qe u moren me mbledhjen dhe me botimin e folklorit u nisen per vepra te tilla te nxitur kryesisht nga motive atdhetare. Thimi Mitkoja ne parathenien e botuar te permbledhja e tij folklorike "Beleta shqiptare" shpreh qarte qellimin e ndermarrjes se tij: "shpetimi dhe dhenia brezave qe vine, i fjalevet dhe i tekstevet shqipe, te cilat, para disa vjetesh i mblodha me shume mundim e shpenzime, dhe besoj se do te kene nje vlefte, sepse ne keto duket origjina, karakteri, zakonet e races shqiptare...".
Spiro Dineja, duke shkruar per vlerat e krijimtarise folklorike ne pergjithesi dhe te kengeve ne vecanti, ne parathenien e permbledhjes "Valet e detit" (1908) pohon se "keto jane shume te nevojshme e te vjejtura per kombin tone, se nder keto shikonjem te ngjarat e cdo kohe, qe kane shkuar si valet e detit dhe prej ketyreve munt te dale nje istori e plote".
Ne parathenien e permbledhjes se Vincenc Prenushit "Kange popullore gegenishte" (1911) thuhet se qellimi i botimit "asht perparimi dhe qyteterimi i kombit... Kanga popullore asht e madhnueshme per kah t'benet e vet t'permrenshem, asht e hijshme edhe kah trajta e vet... ajo do ruajte si nje visar i cmueshem, si nje flake, prej t'cilles do t'marre drite e ner komi".
Rilindesit qe u moren me folklorin pergjithesisht e cmonin ate si pjese te rendesishme te trashegimise e te vazhdimesise kulturore te kombit shqiptar, nje nga deshmite e veteqenies kombetare, tregues te aftesive e te mundesive qe kishte pasur dhe vijonte te kishte populli yne per krijimin e vlerave artistike shpirterore.
Ndonje prej ketyre atdhetareve te perkushtuar, sic ishte Thimi Mitkoja, e shihte folklorin edhe si nje potencial me vlera te spikatura dhe me funksione te qarta per krijimin e nje hapesire te njesuar shqiptare, duke iu kundervene perpjekjeve asimiluese, por edhe proceseve vetemenjanuese kombetare, kudo qe jetonin shqiptaret. Sipas tyre, edhe folklori jepte ndihmesen e vet per te ruajtur te gjalle dhe per te perforcuar ndergjegjen kombetare, si dhe per te deshmuar identitetin kombetar shqiptar. "Shqiptari, duke dashur pa fund atdheun e tij, do dhe bashkatdhetarin e tij, edhe kur ay eshte ne tjeter fe, sepse fene e ka ne vend te dyte, kur puna eshte per atdheun e pergjithshem. Ne kenget heroike te popullit gjenden shume shembella te tilla, qe s'e kane shoqen, patriotizmi dhe lirije te fese".
Keto mendime te shprehura nga Thimi Mitkoja hasen edhe te rilindes te tjere qe u moren me folklorin. Keta e shihnin folklorin si percjelles te vlerave shpirterore, te tipareve e te virtyteve me te qenesishme te shqiptareve, te ndjenjave e te shijeve te tyre.
Gjate periudhes se Rilindjes u shtrua edhe nevoja e njohjes dhe e botimit te kultures popullore ne pergjithesi e te folklorit ne vecanti, si lende e pare per ndricimin e shume problemeve nga e shkuara dhe nga bashkekohesia, por edhe si nxitje per te ardhmen. Mbledhja e botimi i folklorit, sipas tyre, do t'i sherbente per te pohuar gjenezen e lashte e te perbashket te shqiptareve (krijimtaria folklorike e kohes ne nje mase te madhe ishte percjelle nga rrjedhat shekullore), si edhe per ruajtjen e vlerave me te qenesishme brenda njesise etnike.
Nga ana tjeter, sipas rilindesve, folklori ndihmonte bashkimin kombetar, zgjonte ndergjegjen disi te topitur, e hidhte popullin ne veprime konkrete per clirim nga pushtuesit. Po keshtu, folklori sherbente edhe per krijimin e kultures se re qe i duhej memedheut si per te arritur clirimin kombetar, ashtu edhe per te formuar nje shtet te pavarur.
Duke u nisur nga konceptime te tilla, nje varg rilindesish si De Rada, Zef Jubani, Spiro Dineja, Shtjefen Gjecovi, Vincenc Prenushi etj. dhe mbi te gjithe Thimi Mitkoja, jo vetem qe mblodhen nga mjedise te ndryshme, por edhe botuan krijime e vellime te vecanta folklorike. Ndonje prej tyre, si Elena Gjika, De Rada etj., hartuan edhe trajtesa shkencore me nivel te larte per kohen. Per here te pare ne historine e folkloristikes shqiptare u bene botime te vecanta folklorike. Dolen permbledhjet e para te folklorit shqiptar, te cilat iluministet e Rilindjes i cmonin jo vetem per vlerat artistike letrare, por edhe si mjete per mesimin e levrimin e gjuhes amtare, per afirmimin e kultures kombetare shqiptare dhe per ngritjen e vetedijes kombetare te shqiptareve. Ngjarje e shenuar eshte vecanerisht botimi me 1878 i vellimit te Thimi Mitkos "Beleta shqiptare" (Egjipt), qe perben hapin me te rendesishem ne pasqyrimin nderkrahinor te krijimtarise gojore, per gjeresine e llojeve e te zhanreve folklorike, per njohjen e per respektimin e kritereve te regjistrimit e te botimit folklorik. Me kete permbledhje folklorike Thimi Mitkoja u be i njohur si themelues i folkloristikes shqiptare. Sikurse ve ne dukje ne parathenie, qellimi i tij ishte t'u jepte nxitje bashkatdhetareve shqiptare qe te kulturoheshin dhe te studionin gjuhen amtare, e cila "eshte ushqimi i pare i perbashket qe i jep gjalleri popullit".
Nese atdhetaret rilindes u moren me folklorin te nisur kryesisht nga sherbimi qe i benin kombit te tyre, pati edhe nje numer te huajsh, qe pergjithesisht per interesa studimore te natyres gjuhesore, regjistruan e botuan edhe krijime te ndryshme folklorike. Midis tyre radhiten G. Hahni, A. Dozoni, G. Majeri, H. Pederseni, N. Jokli etj. Ndihmesa e tyre ishte shume e cmuar, pasi dokumentohej jeta e folklorit shqiptar, shprehej e pasqyrohej shumellojshmeria folklorike. Te huajt qe mblodhen folklor shqiptar, duke e perkthyer lenden e mbledhur ne gjuhet e tyre per ta botuar, mundesonin gjithashtu njohjen e vleresimin e folklorit shqiptar, por edhe te kombit shqiptar, nga opinioni shkencor i huaj.
Krijimtaria folklorike gjate Rilindjes qarkulloi dhe u pasurua ne lloje e ne zhanre te ndryshme, duke shprehur ne menyrat e veta specifike periudhen kohore dhe problematiken qe ajo ngerthente. Por ne menyre me te drejtperdrejte dhe me te hapur periudhen historike te Rilindjes Kombetare e pasqyrojne kenget e epikes historike dhe te mergimit, duke qene, se pari, krijimtari e komunikimit artistik, dhe, se dyti, edhe plotesim i deshmive historike.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė