Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-06-06, 17:49   #7
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Zyrtarėt nė Prishtinė tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar, kanė deklaruar se nė vitin 2007, Kosova do tė ballafaqohet me njė vit shumė tė vėshtirė ekonomik. Ata thonė se, nė vėshtirėsimin e gjendjes do tė ndikojė shumė edhe largimi i administratės
ndėrkombėtare nga Kosova, organizatė kjo cila pėr njė vit shpenzon tė paktėn 200 milionė euro.
Nė raportin e fundit tė FMN-sė, thuhet se institucionet e Kosovės nuk do tė kenė rezerva buxhetore pėr tė mbuluar deficitin buxhetor. Deficiti nė vitin 2007 parashihet tė jetė 70 milionė euro, ashtu sikur edhe nė vitin 2006, ndėrsa, pėr tė mbuluar kėtė gjendje suficiti i mbetur nga vitet e mėparshme do tė shpenzohet nė tėrėsi. Marc Aboin, ėshtė pėrfaqėsuesi i Fondit Monetar Ndėrkomėbėtar nė Kosovė.

“Viti i ardhshėm do tė jetė njė vit i vėshtirė, donatorėt kanė premtuar se do tė ndihmojnė financimin e deficitit buxhetor pėr vitin e ardhshėm dhe pėr vitet e tjera, mirėpo, kjo ka koston e vet, qė ėshtė pėrcaktimi i politikave mė tė mira dhe pėrdorimi mė i mirė i financave publike. Posaēėrisht, duke marrė parasysh sfidat e reja pas statusit dhe kostot qė rrjedhin nga zgjidhja e statusit”, thotė Marc Aboin.
Institucionet e Kosovės kanė parapar qė buxheti pėr vitin 2007 tė jetė 630 milionė euro, ndėrsa, donatorėt nga Bashkimi Evropian kanė premtuar se do tė dhurojnė
pėr buxhetin e Kosovės edhe 55 milionė euro. Mirėpo, zyrtarėt e FMN-sė, thonė se, do tė jetė shumė e vėshtirė pėr institucionet, qė me kėtė buxhet tė mbulojnė tė gjitha shpenzimet.
“Buxheti nė tėrėsi prej 690 milion eurosh do tė jetė vėshtirė tė arrihet, pėr shkak tė sfidave tė pas statusit. Me transferimin e kompetencave si nė privatizim, auditor gjeneral dhe fusha tė tjera, do tė rriten edhe shpenzimet pėr institucionet e Kosovės. Problemi tjetėr i madh do tė jetė borxhi i trashėguar. Nuk dihet akoma sa i madh ėshtė borxhi i Kosovės, por dihet se bashkėsia ndėrkombėtare pret qė Kosova ta paguajė borxhin e vet dhe kjo ėshtė pjesė e bisedimeve mes Kosovės dhe Serbisė, thotė Marc Aboin.
Ai u rekomandon institucioneve tė Kosovės qė tė ulin deri nė maksimum shpenzimet e parave publike. Njė nga to ėshtė ulja pėr 10 pėrqind e tė punėsuarve nė sektorin publik, rishikimi i skemės sociale dhe asaj pensionale, si dhe ulja e shpenzimeve tė zyrtarėve tė qeverisė. Sipas tij, qeveria duhet tė shfrytėzojė me efikasitet ēdo euro tė grumbulluar dhe kjo nėnkupton mė pak vetura luksoze mė pak telefona dhe poashtu mė pak tė punėsuar nė sektorin public. Dhe duke marrė parasysh rrethanat qė po zhvillohen nė Kosovė zyrtarėt e FMN-sė, pėrjashtojnė mundėsinė e rritjes sė tė hyrave pėr vitin 2007, pėr faktin qė bazuar nga vitet e shkuara ėshtė parė se buxheti i Kosovės nuk mund tė grumbullojė mė shumė se mbi 600 milionė euro.


Bekim Shehu
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė