Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-07-11, 15:15   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza e euros

Nė prag tė paketės sė dytė tė ndihmės - Greqia mban Evropėn nė tension

Ministrat e financave tė eurozonės konsultohen nė Bruksel pėr njė paketė tė dytė ndihme pėr Greqinė.

Pasi bankat private nė Francė dhe nė Gjermani siguruan se do tė japin kontributin e tyre pėr shpėtimin e Greqisė, politikanėt e Evropės shpresojnė, qė do tė mund ta realizojnė paketėn e ndihmės me vlerė 120 miliardė euro. Por disa agjenci tė vlerėsimit tė bonitetit i vunė njė kryq llogarive tė politikės.



Pėr njė fije floku grekėt pėrsėri i shpėtuan falimentimit. Nė fakt ekipi i ekspertėve tė sė ashtuquajturės trojkė e Bankės Qendrore Evropiane (BQE), Komisionit tė BE-sė dhe Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN) , i dha njė dėftesė me notėn "pamjaftueshėm" vendit evropianojugor. Nė kėtė mėnyrė rubineti i parave duhej mbyllur. Por nė ēastin e fundit parlamenti i Greqisė miratoi njė program privatizimesh nė vlerėn 78 miliardė euro, gjė qė bėri tė mundur pagesėn e transhit tė pestė tė paketės sė parė tė ndihmės pėr Greqinė. Janė 12 miliardė euro, qė duhet t' i shpėtojnė grekėt deri nė shtator prej mbytjes nga mali me borxhe. Paskėtaj vjen verifikimi tjetėr e kėsisoj edhe faza tjetėr e etheve tė frikės.





Kjo pėr faktin, se deri nė shtator gjendja nė Athinė nuk do tė ndryshojė. Prej recesionit vazhdojnė tė tkurren tė ardhurat nga taksat, ndėrkohė qė shkurtimi i rrogave i zė frymėn konsumit dhe ashpėrson edhe mė tej recesionin. Pėr tė garantuar rifinacnimin pėr njė periudhė mė tė gjatė dhe pėr t' u dhėnė kohė grekėve pėr reformat strukturore, BE-ja do tė diskutojė pė rnjė paketė tė dytė ndihme me njė volum 120 miliardė euro. Pėr Andreas Rees, ekonomist nė Unicredit, kjo paketė ka rėndėsi thelbėsore: "Ky program do tė vazhdojė me gjasė deri nė fund tė vitit 2014 dhe nė kėtė mėnyrė Greqia do tė ketė tė paktėn dy vjet kohė, pė rtė treguar, se mund t' i zbatojė reformat dhe se reformat do tė japin efektin pozitiv duke u bėrė tė prekshme nė formėn e njė rritjeje tė lartė ekonomike. "


"Duhet njė haircut"

Tek e fundit zhvillimi ėshtė kyē ndalimin e rritjes sė metėjshme tė malit tė borxheve. Sepse ndonėse ekonomistėt si Rees tėrheqin vėmendjen, qė: "…, Greqia po e redukton relativisht fuqishėm defiēitin,…" borxhet e pėrgjithshme vazhdojnė tė riten pandėrprerje. Bazuar nė parashikimet e BE-sė borxhet shtetėrore greke nė vitin 2012 do tė kapin kuotėn e 160% tė produktit bruto nė vend. As programi ambicioz i privatizimeve nuk mund tė ndihmojė nė kėtė drjetim. Ndaj tė tjerė ekonomistė si Max Otte nuk lodhen sė kėrkuari njė ristrukturim tė borxhit pėr helenėt e nė kėtė mėnyrė edhe pjesėmarrjen e imponuar tė bankave: "Duhet vendosur pėrqindja e sigurisė (haircut). Ata, qė janė bashkėfajtorė, ata qė kanė dhėnė edhe paratė e tyre si garantė duke qenė tė informuar, duhet tė mbajnė pėrgjegjėsi. E kjo mund tė ndodhė vetėm nė pėrmasa simbolike."

Nėse arrihet kjo nuk ėshtė e sigurtė. Marrėveshja e arritur me mundim me bankat private gjermane dhe me sigurimet pėr tė kontribuar pėr paketėn e dytė pėrmes njė njoftimi tė agjencisė sė vlerėsimit tė bonitetit Standard & Poor's u bė sėrish e pavlefshme. Agjencia e fuqishme, e cila verifikon aftėsinė e bonitetit tė ndėrmarrjeve dhe tė shteteve, vuri nė dukje, se as pjesėmarrja vullnetarisht e bankave nuk mund ta vlerėsojė aftėsinė e pagesės sė Greqisė. Kjo do tė thotė, qė BQE tė mos i pranojė mė bonot greke tė thesarit si garanci pėr kreditė bankare, gjė qė mund tė ēojė nė njė kolaps tė sistemit bankar tė Greqisė dhe nė rastin mė tė keq mund tė shkaktojė njė reaksion zinxhir nė euroznė.





"Tragjedi greke pa fund"

Kjo i tmerron politikanėt evropianė. Ndaj duhet tė hartohet njė paketė e dytė ndihme, nė rast nevoje edhe pa bankat. Kjo mund tė jetė njė sipėrmarrje e vėshtirė. Bundestagu (parlamenti gjerman) p.sh. e ka dhėnė bekimin e vet pėr njė paketė tjetėr pėr Greqinė vetėm me kushtin, qė nė tė tė marrin pjesė kreditorėt privatė. Nė kėtė mėnyrė bisedimet pėrsėri nisin nga zeroja dhe do tė vazhdojnė deri nė shtator, drisa sėrish tė shtrohet ēėshtja e vendimmarjes, ose tė pranohet falimentimi i Greqisė dhe tė nisė ristrukturimi i rregullt i borxhit, ose tė vazhdojnė pėrpjekjet pėr ta zvarritur me ēdo kusht falimentimin. Pėrderisa politika do tė vendosė pėr variantin e dytė, eksperti i financave Max Otte e konsideron si pafund tragjedinė greke: "Drama do tė vazhdojė nė tre apo katėr akte. Por pikėrihst kjo ėshtė nė interesin e bankave. Ato mund tė vazhdojnė tė fitojnė. Tek e fundit gjithēka mbetet siē ka qenė. E kjo ėshtė fatale."
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė