Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-03-07, 19:58   #40
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

nga fjalaebukur.com



Pėr agjėrimin
“O njerėz! Po ju vjen njė muaj madhėshtor, muaj plot bereqet, nė tė cilin ėshtė njė natė mė e vlefshme se njė mijė muaj tė tjerė. Allahu nė kėtė muaj e ka caktuar agjėrimin si obligim tė domosdoshėm, ndėrsa namazi i teravisė kryet nė ato net si formė vullnetare e ibadetit. Kush i afrohet Allahut me ēfarėdo bamirėsie vullnetare, llogaritet sikur tė ketė kryer njė obligim tė domosdoshėm nė ndonjė muaj tjetėr. Ky ėshtė muaji i durimit e shpėrblimi pėr tė ėshtė xheneti. Ky ėshtė muaji i ndihmesės, muaji ku shtohet furnizimi besimtarėve. Kush pėrgatit nė tė iftar dhe e ushqen agjėruesin, ajo do t’i bėhet falje mėkatesh dhe mbrojtje nga zjarri dhe do tė fitojė shpėrblimin sa tė agjėruesit, duke mos u pakėsuar shpėrblimi i kėtij tė fundit.”
“Kush agjėron muajin e ramazanit me besim tė plotė, duke shpresuar nė shpėrblimin e Allahut, do t’i falen mėkatet e bėra mė parė.”
“Tė gjitha veprat e njeriut janė pėr tė, pėrveē agjėrimit, agjėrimi ėshtė pėr Mua dhe Unė shpėrblej pėr tė.”
“Njeriu qė agjėron ka dy gėzime: kur e ndėrpret agjėrimin e tij ai gėzohet dhe kur tė takohet me Zotin e tij, gėzohet qė ka agjėruar.”
“Pasha Atė nė Dorėn e tė Cilit gjendet shpirti i Muhamedit, era e gojės sė atij qė agjėron ėshtė mė e dashur tek Zoti se aroma e kėndshme e miskut.”
“Agjėrimi dhe Kurani ndėrmjetėsojnė pėr robin e Zotit nė Ditėn e Llogarisė. Agjėrimi thotė: ‘Zoti im! Unė e kam pėrmbajtur atė nga dėshirat dhe epshet e tij, mė lejo pra tė ndėrmjetėsoj pėr tė!’ Ndėrsa Kurani thotė: ‘Unė e pėrmbajta nga tė fjeturit natėn, mė lejo tė ndėrmjetėsoj pėr tė!’ Dhe ndėrmjetėsimi i tyre do tė pranohet.”
“Kur tė agjėrosh le tė agjėrojnė veshėt e tu, sytė e tu, gjuha jote le tė agjėrojė nga gėnjeshtra dhe gjėrat e ndaluara. Largohu nga shqetėsimi dhe mundimi i fqinjit. Le tė vėrehet tek ty agjėrimi dhe qetėsimi. Bėje ditėn e agjėrimit tėnd tė mos jetė si dita kur nuk je agjėrueshėm.”


Muhamedi (alejhi selam)




Pėrgatiti: Erion Sula
22.09.2006








Pėr virtytin e moralin

“Virtyti mė i lartė ėshtė tė mos shikosh nė veprimet e tua krijesat, qofshin kėto nė pamje tė jashtme apo nė pamje tė brendshme, por Krijuesin e gjithēkaje.”

Ebu Hasan Ali ibn Bundar Serejfi


“Tė mjafton si virtyt tė mos mėrzitėsh njerėzit e pastėr dhe tė ndershėm.”

Ebu Bekėr Abdullah ibn Ahmed Shebehi



“Morali (sjellja e mirė) tė pastron nga koprracia, ndėrsa hadithi tė largon nga padituria.”

Ebu Abdullah Rudhbari





Pėrgatiti: Erion Sula
15.09.2006









Thėnie nė lidhje me thjeshtėsinė
Ali ibėn Ebi Talib -Allahu qoftė i kėnaqur me tė!- ka thėnė: “Vėrtet, dynjaja ka shkuar dhe e ke lėnė prapa, ndėrsa ahireti ėshtė pėrpara dhe pėr secilėn nga kėto ka djem, ndaj jini prej djemve tė ahiretit e mos jini prej djemve tė dynjasė se, vėrtet, sot ka punė dhe nuk ka llogari, ndėrsa nesėr do tė ketė llogari e jo punė.”
Allahu i Lartėsua thotė: "E pėrgatituni me furnizim (pėr rrugė e udhėtim), e furnizimi mė i mirė ėshtė devotshmėria." Bekare, 197.
Isai i biri i Merjemes (Paqja e Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: “Kalojeni dynjanė si udhėtarė e mos u bėni banorė tė saj.”
Po ashtu ka thėnė: “Kush ėshtė ai i cili ndėrton mbi dallgėt e detit shtėpi?! E tillė ėshtė dynjaja, mos e konsideroni atė tė pėrhershme.”
Abdulla bin Aun -Allahu e mėshiroftė!- ka thėnė: “Vėrtet, ata qė kanė qenė para nesh linin prej dynjasė atė qė ishte mė e mirė pėr ahiretin dhe, vėrtet, ju po lini prej ahiretit ēka ėshtė mė e mirė pėr dynjanė tuaj.”

Kjo ishte nė kohėn e Abdullah bin Aunit, ndėrsa sot, shumica e njerėzve e kanė lėnė pas dore ahiretin, madje edhe mirėsinė e saj.


Pėrgatiti: Erion Sula
07.09.2006





Thėnie nga 4 halifėt
"Vėrtet, Iblisi qėndron pėrpara teje; vetja nė tė djathtėn tėnde; epshi nė tė majtėn tėnde; dynjaja pas teje; gjymtyrėt rreth teje; i Plotfuqishmi sipėr teje. Iblisi tė fton pėr nė epsh, dynjaja tė fton nė zgjedhjen e saj nė dėm tė ahiretit, gjymtyrėt tė ftojnė pėr nė mėkate dhe i Plotfuqishmi tė fton pėr nė xhennet dhe falje."

Ebu Bekėr es Sidik
"Pashė tė gjithė miqtė (tė dashurit) dhe nuk pashė mik mė tė mirė se sa ruajtja e gjuhės; pashė tė gjithė veshjet dhe nuk pashė veshje mė tė mirė sesa devotshmėria; pashė tė gjithė pasuritė dhe nuk pashė pasuri mė tė ēmuar sesa vetėmjaftueshmėria; Pashė tė gjitha bindjet (punėt e mira) dhe nuk pashė mė tė mirė sesa kėshilla; pashė tė gjitha ushqimet dhe nuk pashė ushqim mė tė mirė sesa durimi."

Umeri
"U ēudita me atė person qė e njeh vdekjen dhe vazhdon tė qeshė; u ēudita me atė qė e diti se dynjaja do tė zhduket dhe pėrsėri e kėrkon atė (dynjanė); u ēudita me atė qė e njohu se ēėshtjet janė sipas pėrcaktimeve dhe ai mėrzitet pėr gjėrat e kaluara; u ēudita me atė qė e njohu llogarinė dhe vazhdon tė grumbullojė pasuri; u ēudita me atė qė e njohu zjarrin dhe ai bėn mėkate; habitem me atė qė njeh Allahun me njė njohje tė sigurtė, dhe pėrkujton dikė tjetėr pėrveē Tij; habitem me atė qė njeh xhennetin me njė njohje tė sigurtė dhe rehatohet me dynjanė; habitem me atė qė njeh shejtanin si armik dhe pėrsėri e ndjek (pason atė)."

Uthmani
"Shpifja ndaj femrave tė pafajshme ėshtė mė e rėndė sesa qielli; e vėrteta ėshtė me e gjerė sesa toka; zemra e kėnaqur ėshtė mė e pasur sesa deti; zemra e munafikut (hipokriti) ėshtė mė e fortė sesa guri; sundimtari i padrejtė ėshtė mė i nxehtė sesa zjarri; nevoja ndaj mosmirėnjohėsit ėshtė me e ftohtė sesa acari; durimi ėshtė mė i hidhur sesa helmi."


Aliu
Pėrgatiti: Erion Sula












Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė