11-09-11, 17:32
|
#17
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Dita e tmerrit
Thaēi: 11 shatori, sulm kundėr botės demokratike
Me rastin e 10 vjetorit tė sulmeve terroriste ndaj SHBA-ve, kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka dėrguar njė mesazh ku thuhet se sulmet terroriste tė 11 shtatorit 2001 ishin ndėr ngjarjet mė tragjike qė goditėn popullin amerikan dhe mbarė botėn demokratike.
Sulmet e 11 shtatorit e rikonfirmuan shpirtin e madh tė kombit amerikan, qė di ti pėrballojė tragjeditė, thuhet nė mesazhin e kryeministrit Thaēi.
Sot, pas dhjetė vjetėsh, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės po dalin gjithnjė e mė tė fuqishme pėrballė forcave tė organizuara terroriste, duke dėshmuar epėrsinė e pakrahasuar tė vlerave tė demokracisė e tė lirisė, duke pėrmbysur regjime diktatoriale, duke rritur hapėsirėn gjeografike dhe politike tė shoqėrive demokratike.
Dhjetė vjet mė parė qytetarėt dhe institucionet e Kosovės u solidarizuan me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, duke pėrjetuar rėndė sulmet terroriste mbi njė vend mik, qė kishte dhėnė kontribut thelbėsor nė ēlirimin e vendit tonė.
Qytetarėt e Kosovės gjithmonė u janė mirėnjohės Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr ndihmesėn e dhėnė nė rrugėn e lirisė dhe tė ndėrtimit tė demokracisė sė shtetit tonė tė ri, ka thėnė Thaēi.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|