Shiko Postimin Tek
Vjetër 27-05-11, 15:37   #48
valiii
 
Anëtarësuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë

Ultimatumi i Lindjes ndaj Illuminatit te Perendimit





Pjesa e dyte






KC: Le te flasim per gjithe kete lidhje qe kishe me Yakuzan nga njera ane dhe shoqerine sekrete Kineze...


BF: Dakort. kur fillova te kuptoj sesi funksiononin gjerat realisht, te kuptuarit e ngjarjeve te reja ndryshoi pasi tani mund t'i shkrija te dyja ne nje, boten konspirative dhe boten e Wall Street Journal. Drejt?

KC: Drejt.

BF: Mu dha mundesia te intervistoja Heizo Takenaka vitin e kaluar ne pranvere dhe e perballa ate me shume prova. Ne vitin 2003, me duket ne shkurt, ai i tha Newsweek Magazine se asnje banke nuk ishte aq e forte sa mos falimentonte. Dhe vendosi disa rregulla shume te forta ekonomike qe detyruan kompanite te shesin zoterimet e tyre te perbashketa. Me fjale te tjera, bankat dhe kompanite zoteronin aksione te njera tjetres ne menyre qe askush nga jashte te mos futej dot dhe te merrte kontrollin. Ai po ashtu detyroi kompanite qe te shisnin askinet e tyre bankare. Me pas doli me frazen qe asnje banke nuk eshte aq e fuqishme sa te mos falimentoje, ndersa te gjithe menduan se ai kishte parasysh qe aksionet bankare nje dite do jene komplet te pavlefshme. Eshte sikur te thuash: Po te shes ty portofolin tim. Nuk ka leke brenda po ka fatura. Dhe nese e ble, duhet te paguash faturat. Po askush ska per ta blere veten nese thua: Hej degjo, me vone do fus 2.3 trilion jen nga leket e taksapaguesve ne ate portofol, pra ja vlen. Apo jo?

Pra ndodhi qe cmimi i aksioneve bankare ne vitin 2003 shkoi me koke poshte. Dhe nese e shikon se kush i bleu do zbulosh se u ble nga te huajt: State Street Bank, Chase Manhattam, Citi Bank. Me fjale te tjera, nje grup institucionesh financiare qe kontrollohen nga keto "fondacione bamirese" te cilat ne vetvete kontrollohen nga Rothschilds dhe Rockefellers, kryesisht nga Rockefellers. Pra nga keto familje. Them Rockefellers si nje shkurtim per kete grup familjesh aristokrate te lidhura ndermjet tyre, ana amerikane kundrejt asaj europiane. Per shembull, familja Bush eshte pjese e saj.

KC: Drejte.

BF: Pra mund te shihet ne te dhenat financiare. Ajo qe ndodhi ishte qe presidenti i Resona Bank nuk donte te shiste banken e tij tek keta te huaj. Dhe ata kishin 33 % te aksioneve qe i jep atyre kontrollin mbi interesat. Ai po ashtu shiti Postal Savings. Ishte tamam sikur nje burre gangsterr ti drejtohej gruas se tij: Hej hajde, me jep me shume leke. Nuk kam me. Ja ajo Postal Bank psh? Ti akoma e ke ate. Ma jep mua. E kupton? Ja deri ku shkojne gjerat.

Sidoqofte le te kthehemi tek Resona. Presidenti nuk donte qe te jepte aksionet e tij, ne ndryshim nga bankat e tjera qe pranuan pa bere ze. Dhe presidenti tha: Une nuk kam falimentuar. Por llogaritari qe drejtonte Resonan vdiq ne rrethana misterioze. Ishte nje lloj vetvrasje ose vrasje. Dhe cuditerisht dokumentat me pas treguan qe banka ishte e falimentuar. Ne ate kohe sistemi drejtues tha menjehere: Nese ke vetem 100 mije ose 200 mije, bli aksione te Resonas. Do jete nje investim i madh.

Por nje profesor ne Universitetin Waseda, i quajtur Uekusa filloi te shprehej: Ka dicka fallco ne gjithe kete ceshtjen Resona. Profesori u arrestua ne Yokohama me preteksin qe shihte te mbathurat e nje vajze me pasqyre. Vajza ne fjale nuk raportoi asnjehere e megjithate profesori u pushua nga puna dhe u hoq nga programet qe jepte ne TV. Po ne ate kohe dhe une u futa ne listat e zeza. U hoqa nga shume programe televizive duke ma thene qarte: Ju zoti Fulford jeni ne listen e zeze. Nuk mund tju vendosim me ne programe.

KC: Pse?

BF: Sepse dola hapur si te tjeret ne lidhje me te ashtuquajturat reforma ekonomike. Dhe ata nuk donin qe njerezit te mesonin se cfare po ndodhte ne te vertete.

Nderkohe nje i quajtur Z. Ohta i Departamentit te Taksave filloi te hetonte Resonan per evazion fiskal. Edhe ai u arrestua ne Yokohama me preteksin e parjes se te mbathurave te nje vajze me nje pasqyre. Pastaj ishte dhe Z. Suzuki nga gazeta Asahi i cili vite me pare beri buje me nje lajm mbi skandalin Recruit i cili ndodhi ne 17 Dhjetor dy vjet me pare. Ky gazetar shkruajti nje artikull ku thuhej se Resona po i jepte pjeses drejtuese 10 here me shume donacione se bankat e tjera dhe se kishte dyshime qe po behej nje shkembim i brendshem monetar. Materiali ishte programuar si pjese e nje seriali hetimor por ne te njejten mbremje trupi i gazetarit i gjet ne Gjirin e Yokohamas. Dakort?

Pra u perballa me Z. Takenaka me gjithe kete informacion. E kam dhe ne video. Nuk e kam publikuar kete te fundit pasi Takenaka me tha se ishte i detyruar ta bente pasi Shtetet e Bashkuara e kishin kercenuar Japonine ta godisnin me HAARP nese ata nuk benin si i thuhej. Dakort?
KC: Dakort. Po cfare do kishte qene impakti i kesaj. Na thuaj cfare do te thoshte kjo per Japonine.

BF: Termet.

KC: Ok.

BF: Hmm... Do e vazhdojme perseri kete pjese pasi e di se kjo te fut ne subjekte shume esoterike. Eshte nga ato qe te luajne mendjen vendin, e keni parasysh?

KC: Po.

BF: Vete une e kam patur te veshtire per shume kohe pertypjen e ketij informacioni. Mbasi intervistova Z. Takenaka, mora nje e-mail nga dikush ne Japan Develompent Bank i cili eshte nje dishepull i Z. Takenaka. Ai me thoshte: Z. Takenaka deshiron qe ju te takoni dike. Kam dhe kopjen origjinale te e-mail. Pra shkoj ne dhomen e Shinjuku Hotel dhe takohem me nje burre i cili kishte te veshur nje kimono qesharake prej mendafshi. Kam nje foto te tij si dhe nje kasete te rregjistruar te bisedes. Ai kishte dy unaza. Njera ishte maska e nje djalli me brire ndersa tjetra ne doren e majte dukej si nje unaze martese. Ne nje moment beri kete levizje, drejtoi doren e djathte te bere grusht ndersa e majta ishte e hapur me pellembe lart ku ndodhej dhe nje shenje e Freemasonerise dhe me tha: Keto brire, mjafton te vesh pak helm ne to... dhe po te me prekte do vdisja menjehere. Me pas me tha se ishte nje Ninja, pra nje vrases profesionist.

Mua qe me shpeton nje pshehretime nga goja ne ate moment. Personi dukej ndryshe nga japonezet e zakonshem. Ai ishte pjestar i Sanka, ose Malsoret. Ata jane njesoj si Ainu. Nje lloj ose ekuivalenti japonez i indianeve Apache. Shume luftarake. Perdoren nga Forcat Speciale Japoneze. Ai me thote: Zoti Fulford, nese do te behesh nje gazetar plangprishes vazhdo e beje por ne kete menyre do vdesesh ne moshen 46 vjecare. Megjithate (nderkohe me jep nje distinktiv freemason) ai me thote: Nese jo atehere ke nje zgjedhje tjeter. Ti mund te behesh Minister i Financave te Japonise. Dakort? Pra ai me ofron nje zgjedhje midis vdekjes ose postin e Ministrit te Financave. Dhe e perseris, kete e kam te rregjistruar. Kam po ashtu e-mail dhe videon e intervistes sime me Takenaka. Dakort? Jane gjera te pazakonta por kam prova.

Sidoqofte ne ate moment mendova se nuk kisha rruge tjeter vecse ti shkoja mbas avazit. Nderkohe kisha lexuar mbi planet e reduktimit te popullates dhe e pyes: Eshte e vertete? (edhe kete e kam te rregjistruar ne kasete) Ai pergjigjet: Po. Ne menyre qe te mbrohet ambjenti ne duhet te reduktojme popullaten globale ne 2 miliard. Dhe lufta nuk mjafton ta ule kete numer keshtuqe do perdoren semundje dhe kriza urie.
valiii Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë