Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-10-11, 15:56   #74
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

Pasardhėsi i Skėnderbeut, pas gjysmė shekulli nė Shqipėri: Ne ekzistojmė





Giorgio Maria Castriota Scanderbeg ka shkelur pėr herė tė parė pas 55 vjetėsh tokėn shqiptare. Ėshtė pasardhės i heroit kombėtar nga linja e Napolit. Jeton nė Kazerta, afėr Napolit sė bashku me gruan, Stefania dhe dy djemtė.
Ka mbėrritur dje nė portin e Durrėsit, aty ku 500 vjet tė shkuara u largua familja e Skėnderbeut e ka udhėtuar mė pas drejt Krujės.
Emri e lidh pashmangshėm me Skėnderbeun. Ėshtė pasardhės i heroit kombėtar nga linja e Napolit. Zyrtarisht njihet edhe linja e Leēes, ndėrsa ka shumė tė tjerė qė abuzojnė me kėtė emėr.
Me ftesė tė drejtorit tė Institutit Kombėtar tė Diasporės nė Ministrinė e Jashtme, z. Roland Bimo, do tė njohė nga afėr vendin e tė parėve. Ka mbėrritur rreth orės 10.00 nė Tiranė dhe pak mė pas ka udhėtuar drejt Krujės. Nuk i pėrshkruante dot emocionet e kėsaj vizite tė parė.




Sot do tė udhėtojė drejt Peshkopisė, ku me mbėshtetjen e kryetarit tė bashkisė, Ilir Korsit dhe kryetarit tė qarkut, Naim Gazidede, do tė zhvillohen edhe festimet kryesore pranė shtatores sė Skėnderbeut nė kėtė qytet, realizuar dy vjet mė parė nga artisti Sadik Spahiu me mbėshtetjen e Zaim Krosit.
Njė udhėtim nė fshatin e vendlindjes sė paraardhėsve nė Sinė dhe pastaj udhėtimi drejt Dibrės sė Madhe, ku do t’i presė kryetari i bashkisė, Argėtim Fida. Aktivitetet do tė vazhdojnė me njė pritje tė ministrit tė Jashtėm, z. Haxhinasto e mė tej Giorgio (Xhorxho) do tė shkojė nė Arkivin e Shtetit pėr tė dorėzuar dokumentin e pemės gjenealogjike tė familjes marrė nga Arkivat e Kėshillit tė Konsultės Araldike.
Nė njė intervistė pėr gazetėn “Shqip”, Giorgio Maria Castriota Scanderbeg tregon historinė e tij dhe tė familjes.


Kjo ėshtė hera e parė qė ju vizitoni Shqipėrinė. Cilat janė ndjesitė apo mendimet qė ju vijnė?
Hera e parė ėshtė njė ndjesi shumė e veēantė. E pres kėtė moment prej mė shumė se 55 vjetėsh. Emocionet janė tė pafundme. Kam jetuar me to gati njė muaj mė parė, kur Ylli Polovina, me tė cilin jam njohur mė herėt nė Itali, mė tha se mund tė ishte mundėsia tė udhėtoja drejt Shqipėrisė me njė ftesė zyrtare. Kjo mė nderoi shumė. Shpresoj tė jem nė lartėsinė e duhur tė pėrfaqėsoj denjėsisht familjen time Kastrioti Skėnderbe nė vendin nga i cili u nisėm 500 vjet mė parė. Shqipėria do tė ishte i vetmi vend ku nuk do tė vija kėmbė nėse nuk do tė kisha pasur ftesė zyrtare, dhe kjo jo pėr tė fituar njė lavdi tė kotė. Ne na dallon nga tė tjerėt fakti qė kemi pasur fatin tė lindim Kastrioti Skėnderbe dhe duhet ta prezantojmė denjėsisht figurėn e tij. Mundėsinė pėr tė ardhur zyrtarisht nė Shqipėri ne e kemi pasur. Familja ėshtė pėrfaqėsuar nga xhaxhi im, i cili sė bashku me kushėrirėn time, Maria Luisa kanė ardhur me Urdhrin e Maltės pėr tė sjellė ndihma nė ditėt e vėshtirat tė vitit 1997. Kjo i paraprinte njė vizite zyrtare. Unė ecja me pasaportėn nė xhep nė pritje qė tė dilte ēasti i duhur pėr tė ardhur e pėr tė parė tokėn tonė. Janė ēėshtjet historike qė na kanė detyruar tė mos vijmė. Duhet ta pranoj se kėtu Skėnderbeu ėshtė njė hero kombėtar, por nė Itali ėshtė keqtrajtuar figura e tij. Unė mendoja se ishte e drejtė tė fillonim tė bėnim njė emigracion nga e kundėrta. Kjo do tė thotė se ėshtė Skėnderbeu qė rikthehet nė shtėpi dhe kthehem sė bashku me gruan time Stefania. Tė vegjėl mendonim se nuk do tė mund ta vizitonim kurrė kėtė vend. Na dukej se ishte i ndaluar pėr njerėz normalė, e jo mė pastaj pėr ne qė mbanim kėtė mbiemėr. Ndiheshim si nė ekzil, por tani ndihem si nė shtėpinė time. Unė vij nga njė familje qė nuk ka kėrkuar asnjėherė tė shpėrfaqet. Ne nuk duam gjė tjetėr, veēse tė themi se ekzistojmė.

Pėr tė gjithė lexuesit, a mund tė na sqaroni degėn familjare pėrmes sė cilės ju jeni pasardhės i Skėnderbeut?




Pas vdekjes sė Skėnderbeut nė vitin 1468, familja (Gjoni me tė ėmėn Donikėn) u transferua nė Mbretėrinė e Napolit. Falė marrėdhėnieve tė mira dhe ndihmės qė Skėnderbeu i kishte dhėnė kėsaj mbretėrie, mbreti Ferdinand i Aragonės i ktheu respektin familjes. Si nė ēdo familje tjetėr, nė vitet qė pasuan lindėn shumė fėmijė, disa prej tė cilėve zgjodhėn rrugėn e tyre pėr tė mos qėndruar nė Napoli. Ne jemi trashėgimtarė nga Achille Scanderbegh (Akilit). Ne jemi linja e Napolit. Ekziston edhe linja tjetėr trashėgimtare e Leēes me Alessandro Scanderbegh (Aleksandėr Skėnderbe) nga Pardo. Ne nuk e mohojmė. Tė dy jemi Kastrioti Skėnderbe, tė dy jemi krenarė qė jemi pėrfaqėsues tė heroit tė madh. Nuk kemi marrėdhėnie tė ngushta me ta, por s’ka vend as pėr aludime tė tjera. Mė duket e parėndėsishme tė thuash qė unė jam trashėgimtar direkt e tjetri indirekt. Sipas dokumenteve qė ne zotėrojmė, tė thuash qė unė jam direkt apo indirekt mė duket e parėndėsishme. Por pėr tė shpjeguar kėtė rast, po marr njė shembull tė thjeshtė. Unė kam dy djem: Filipo Maria Kastrioti Skėnderbe dhe Aleksandro Maria Skėnderbe. Nėse djali i madh, Filipo nuk do tė mundet tė ketė fėmijė ose nuk do tė ketė fėmijė meshkuj, tė drejtėn e pasardhėsit do ta gėzojė Aleksandri. Ne rrjedhim nga njė familje sė cilės mė 1945, me vdekjen e trashėgimtarit direkt Franēesko, i kaloi nderi pėr tė pėrfaqėsuar Skėnderbeun. Nė kėtė linjė, unė jam i fundit trashėgimtar deri sa kjo t’i kalojė djalit tim, Franēeskos. Tė gjitha kėto qė po them janė tė dokumentuara nė Arkivat e Romės, lehtėsisht tė verifikueshme.


Gjatė kėtyre viteve ka pasur shumė persona qė kanė pretenduar apo e kanė shpallur veten pasardhės tė familjes sė heroit kombėtar. Jeni nė dijeni edhe ju?
Pėrmes internetit fillova tė lexoja pasaktėsi pėr sa i pėrket familjes Kastrioti Skėnderbe dhe fillova tė rebelohesha. Ne nuk kėrkojmė asgjė, por historia duhet tė respektohet. Unė pėrfaqėsoj trashėgiminė aktuale direkte tė heroit shqiptar. Shpresoj qė vetėm nė nivel emri tė jemi tė nderuar qė i pėrkasim atij dhe tė tregojmė se i pėrkasim. Ndaj kam sjellė me vete njė broshurė qė pėrmban tre dokumente: Janė pemėt gjenealogjike tė familjes, njėra prej tyre e njohur mė 1910 edhe nga Arkivi i Kėshillit tė Konsultės Araldike (familjet fisnike), tė cilat do t’i dorėzohen Arkivit Qendror Shtetėror.

vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė