Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-06-05, 14:42   #2
DEA
***
 
Avatari i DEA
 
Anėtarėsuar: 29-04-04
Vendndodhja: Baden Württemberg
Postime: 14,745
DEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ismail Kadare lindi nė qytetin e Gjirokastrės. Atje ai kaloi fėmijėrinė dhe kjo la gjurmė tė thella nė gjithė jetėn dhe krijimtarinė e tij. Shkollėn e mesme e kreu nė gjimnazin "Asim Zeneli". Mė pas kreu studimet e larta nė Fakultetin e Historisė e tė Filologjisė nė Universitetin e Tiranės, pastaj nė Institutin "Gorki" tė Letėrsisė Botėrore nė Moskė. Kėto studime iu ndėrprenė pėr shkak tė krizės politike ndėrmjet Shqipėrisė dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar nė gazetėn "Drita", pastaj drejtoi revistėn "Les letres albanaises". Sė fundi punonte nė profesion tė lirė. I.Kadare ka qenė dhe ėshtė protagonist i jetės politike dhe i mendimit tė vendit qysh prej viteve '60. Nė fund tė vitit 1990, dy muaj pas rėnies sė shtetit diktatorial, Kadare u largua sė bashku me familjen nė Paris, por mbajti lidhje mjaft tė shpeshta me Shqipėrinė. Ismail Kadare ėshtė njė nga personalitetet mė tė shquara tė kulturės shqiptare, ambasador i saj nė botė. Kadare ėshtė shkrimtari qė i ktheu mitet legjendare nė realitet, shkrimtari qė bėri histori prej prehistorisė; pa rėnė nė kundėrthėnie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht nė mėnyrė tė pėrkorė dhe pėr kohėn absolute. Nė Shqipėrinė e ndodhur nė udhėkryq vepra e Kadaresė ka qenė dhe mbetet njė shpresė apo njė ogur i bardhė pėr tė.
Ismail Kadare ėshtė autor i shumė veprave nė poezi e prozė, laureat i shumė ēmimeve kombėtare, kandidat i ēmimit Nobel pėr shumė vite me radhė, anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe Anėtar i Akademisė Franceze tė Shkencave Morale.
Vepra e Ismail Kadaresė ėshtė pėrkthyer nė 32 gjuhė tė huaja duke arritur kėshtu njė rekord tė pėrhapjes nė tėrė botėn e qytetėruar.
__________________
Prį, mallkue njaj bir Shqyptari, Qi ketė gjuhė tė Perendķs, Trashigim, qi na la i Pari, Trashigim s'i a lźn ai fmķs; Edhč atij i u thaftė, po, goja, Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore; Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja, Flet e t'veten lźn mbas dore.
DEA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė