Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-07, 07:54   #20
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

LINDJA DHE DYZET VJET JETESE
GJER TEK PEJGAMBERLLĖKU


Lindja

M

ė i dalluari Pejgamber, Resulull-llahu a.s. u lind nė familjen Beni Hashim nė Mekė, nė mėngjesin e ditės sė hėnė, mė nėntė rebiul-evvel, nė vitin e parė tė ngjarjes me "elefantin", ose dyzet vjet pas sundimit tė mbretit persian Kisras (Kserksit) - Enu Shervanit. Kjo datė i pėrgjigjet 20 ose 22 prillit tė vitit 571 sipas kalendarit. Kėtė datė e ka llogaritur dijetari i madh Muhammed Sulej­man El-Mensur Fevri dhe astronomi i shquar Mahmud Pasha.[1]
Ibni Seadi transmeton se nėna e Resulull-llahut a.s. ka thėnė: "Kur e kam lindur, bashkė me tė kam lindur edhe njė dritė tė madhe, nga e cila kanė shkėlqyer pallatet e Shamit." Ngjashėm transmeton edhe Ahmedi nga El-Urbad ibėn Sarijeh.[2]
Gjithashtu flitet se, gjatė lindjes sė Muhammedit a.s. kanė ndodhur disa ngjarje tė ēuditshme nė botė, tė cilat kanė qenė parashenja tė pej­gamberllėkut tė tij:
Janė rrėzuar katėrmbėdhjetė pyrgje nga kėshtjella e Kserksovit nė Persi, ėshtė shuar zjarri tė cilin shekuj me radhė e kanė adhuruar fari­sejėt nė Indi, janė rrėnuar kishat rreth liqenit "Savit" pasi qė ėshtė tharė liqeni. Kėtė e transmeton Bejheki,[3] e Gazaliu nuk pajtohet me kėtė.[4]
Kur Eminja e sjellė nė botė fėmijėn, e thėrret gjyshin e tij Abdul- Muttalibin pėr t'ia kumtuar lajmin e gėzueshėm. Ai, plotė gėzim, e merr djalin nė duar dhe e dėrgon nė Ka'be. Aty i lutet All-llahut dhe e falėnderon pėr nipin. Aty edhe ia vėnė emrin Muhammed - e qė me siguri dihet se ky emėr nuk ka qenė i njohur ndėr arabėt. Synetia ėshtė bėrė shtatė ditė pas lindjes, siē ka qenė zakon tek arabėt.[5]
Gruaja e parė qė i ka dhėnė gji, pas nėnės sė vet, ka qenė Thuvej­bja, e mbrojtura e Ebu Lehebit, e cila e ka pasur njė foshnjė nė gji me emrin Mesruh. Para Muhammedit a.s. i ka dhėnė gji Hamzės, djalit tė Abdul-Muttalibit, e pas tij i ka dhėnė gji Ebu Seleme b. Abdul-Esed El-Mahzumit.[6]
Qėndrimi tek fisi Benu Sa'd

Arabėt qė jetonin nė qytet e kishin zakon qė foshnjeve t'u gjejnė mėndeshė dhe atė nga fshatrat dhe shkretėtira, duke dėshiruar kėshtu t'i largojnė fėmijėt e vet nga sėmundjet e qytetit. Fėmijėt duhej tė pėrkun­deshin nė ajr tė pastėr, tė forcoheshin shpirtėrisht dhe tė flisnin gjuhėn e pastėr arabe.
Kėshtu edhe Abdul Muttalibi del tė kėrkojė mėndeshė (gruaja qė u jep gji foshnjeve) pėr nipin e vet. Bien nė ujdi me Halimen nga fisi Benu Sa'd ibėn Bekėr, vajzėn e Ebi Dhuejbit. Burri i saj quhej El-Harith b. Abdul-Uzzaji, me ofiqin Ebi Kebsheh, po nga fisi i Halimes.
Muhammedi a.s. ka pasur vėllezėr mėndorė (tė qumėshtit). Kėta janė: Abdullah b. (el)-Harithi, Enisa, vajza e Harithit, Hudhafeh ose Xhuzema, vajza e Harithit, tė cilėn e quajtėn Shejma. Ajo e donte dhe e mbante nė duar Muhammedin a.s. pastaj Ebu Sufjan b. Harith b. Abdul Muttabi, djali i mixhės Resulull-llahut a.s.
Mixha i Resulull-llahut a.s., Hamza, po ashtu ka pasur mėndeshė nga fisi Benu Sa'd ibėn Bekėr, e njė herė i ka dhėnė gji edhe nėna e Resulull-llahut a.s. kur ka qenė nė vizitė tek Halimja. Hamza ka qenė vėllai mėndorė i Resulull-llahut a.s. nga dy anėt, prej Thuvejbes dhe Halimes. Halimja, me Resulull-llahun a.s. ka pėrjetuar bereqet (mba­rėsi) tė papritur si dhe ngjarje interesante.
Ibni Is'haku shkruan: "Halimja tregon se njė ditė ishte nisur me burrin dhe me djalin e vogėl, tė cilin ende e kishte nė gji, me njė grup grash nga fisi Sa'd ibėn Bekėr, pėr tė kėrkuar punė (gratė vinin nė Mekė dhe merrnin foshnje pėr t'u dhėnė gji). Kjo ka ndodhur nė njė vit kur nuk kemi pasur ushqim. Jemi nisur me njė deve e cila, pėr Zotin, nuk jepte asnjė pikė qumėsht. Askush prej nesh nuk ka fjetur nga tė qarėt e fėmijės tonė tė uritur, i cili nuk ka mundur tė ngopej nga gjoksi im. I luteshim Zotit qė tė na nxjerrte nga kjo situatė e vėshtirė. Kėshtu mbėrrimė nė Mekė. I shikonim foshnjat e posalindura dhe ēdonjėrės prej nesh na ofruan Resulull-llahun a.s., por asnjėra nuk donte ta merrte, sepse ishte jetim - pa babė. Natyrisht, ne shpresonim qė tė na paguante babai i foshnjės. Ēdonjėra prej nesh thoshte: "Jetim, ēka mund tė bėj pėr tė nėna dhe gjyshi!?" Andaj nuk dėshironim t'i marrim jetimėt. Ndėrkaq, ēdo grua qė kishte ardhur me mua gjeti pėr vete fėmijė pėr gji, pėrveē meje. Kur bėheshim gati pėr t'u kthyer, i thashė burrit: "Pasha Zotin, ndihem e poshtėruar sepse tė gjitha shoqet e mia gjetėn pėr vete foshnjė pėr gji. Nuk mund tė kthehem nė shtėpi kėshtu e mjerė. Pasha Zotin, vajta mbrapa ta marr atė jetim." "Mos bėn merak, gjithsesi vepro kėshtu, ndoshta All-llahu me tė do tė na jep bereqet." Ajo pastaj vazhdoi tregimin: "Vajta ta marr fėmijėn vetėm pėr shkak se nuk gjeta tjetėr. Pastaj, kur e mora, e solla te karvani dhe e vura nė gji. Ai i pranoi gjinjtė e mi dhe thithte e thithte gjersa u ngop. Pas tij u ngop edhe djali im. Pastaj Muhammedi fjeti, e fjeti edhe djali im, nga vaji i tė cilit (nga uria) nuk kemi mundur ta bėjmė asnjė sy gjum natėn e kaluar. U ēua burri im dhe shkoi te deveja, kur, ēka me pa, asaj iu kishin fryer gjinjtė. Pastaj e mjeli dhe pimė qė tė dy gjersa u ngopėm. Atė natė fjetėm mirė. Kur u zgjuam, burri mė tha: "Oj Halime, dije se pasha Zotin, e ke marr njė fėmijė me fat dhe me bereqet!" Unė u pėrgjigja: "Edhe unė kam dėshirė tė jetė ashtu." Pastaj u nisėm. Unė me fėmijėt i hipa devesė. Deveja ishte e fuqishme dhe e shpejtė, andaj shkova mjaft pėrpara shoqeve, kėshtu qė ato mė britėn: "Oj e bija e Vehbit, ēka tė ndodhi! Pritna pakėz neve, a ėshtė ajo e njėjta deve me tė cilėn ke vajtur sė bashku me ne?" "Po, pėr Zotin", u pėrgjigja: "Ajo vetė ėshtė." "Nuk ėshtė e mundur", thanė ato. "Ka ndodhur diē me tė."
Pastaj mbėrritėm nė fshatin tonė - tokė e Beni Sa'dėve. Nuk kam njohur tokė mė tė thatė se kjo. Delet tona gjithnjė ktheheshin tė uritura nė shtėpi, por kur erdhėm me Muhammedin ato u kthyen nga kullosat tė ngopura dhe me plotė qumėsht, pastaj i molėm dhe u ngopėm me qumėsht. Fqinjėt tanė, duke e ditur se delet tona, gjer atėherė nuk kishin pasur asnjė pikė qumėsht, u thoshin barinjve tė vetė: "Tė mjerėt ju, pse nuk i kullotni delet atje ku kullosin kopetė e bijės tė Vehbit." Por, gjithnjė ndodhte e njėjta gjė. Delet e tyre ktheheshin tė uritura dhe pa qumėsht, kurse tė miat tė ngopura dhe me qumėsht. Pėrmes kėsaj gjithnjė e ndienim mirėsinė e Zotit, ndihmėn dhe furnizimin e tij. Kjo zgjati derisa Muhammedi i mbushi dy vjet. E ndava nga gjiri sepse dukej mė i fuqishėm dhe mė i madh se moshatarėt e tij. Atėherė ven­dosėm t'ia dėrgojmė nėnės sė vet, ishim tė pikėlluar dhe tė mjerė pėr shkak tė ndarjes.
Nėnės sė tij i treguam se ēfarė mbarėsie kishim nė shtėpi me tė dhe i thashė: "Sikur ta lishe tek ne edhe pak kohė qė tė forcohet edhe mė, do ta kishte mė mirė se nė qytet. Kam frikė se do t'i bėn keq ajri i qytetit." Halimja vazhdoi: "As qė kemi shpre­suar, e Emin­ja menjėherė vendosi ta marrim fėmijėn mbrapa me vete.[7]
Kėshtu Resulull-llahu a.s. mbetet tek Benu Sa'dėt. Ishte nė moshėn katėr-pesė vjeē, kur ka ndodhur njė ngjarje - njėra nga mu'xhizet e Re­sulull-llahut a.s. "Hapja dhe pastrimi i kraharorit tė Muhammedit a.s."
Muslimi transmeton nga Enesi se Resulull-llahut a.s. i erdhi Xhibrili derisa ai luante me fėmijė. Ai e merr kėtė, e shtrin pėr toke, ia hapė kraharorin gjer tek zemra, ia nxjerrė zemrėn jashtė dhe nga zemra nxjerr njė koagulim (piksje) dhe thotė: "Me kėtė shejtani ka mundur tė tė bėj dėm." Pastaj ia pastruan zemrėn nė njė legen tė artė ku ka pasur ujė tė Zem-zemit, pastaj e qepė dhe pėrsėri e vėnė nė vend tė vet. Fėmijėt tjerė vajtėn tek ndrikulla e tij duke britur: "Muhammedi ėshtė i mbytur!" Kur e panė pėrsėri, fytyra e tij kishte ngjyrė tjetėr."[8]
Tė vajturit tek nėna e vet

Pas kėsaj ngjarjeje tė ēuditshme, Halimja u frikėsua pėr Muham­medin dhe vendosi t'ia kthente nėnės sė vet. Tek nėna ishte gjer nė moshėn gjashtė vjeē.[9] Eminja e shihte tė arsyeshme, pėr shkak tė vetvetes dhe pėr shkak tė djalit, ta vizitonte varrin e burrit nė Jethrib (Medinė). Sė bashku me djalin, shėrbėtoren Ummu Ejmenen dhe me vjehrrin e vet, niset nė rrugėn e gjatė 500 km. Nė udhėtim kalun njė muaj. Eminja dobėsohet shumė, sidomos gjatė kthimit. Edhe pse nė fillim tė udhėtimit ishte kėmbėngulėse, megjithatė nuk mundi tė qėndronte gjer nė fund. Vdiq nė vendin e quajtur El-Ebva, ndėrmjet Mekės dhe Medinės.
Jeta tek gjyshi i dashur

Abdul-Muttalibi kthehet me Muhammedin a.s. nė Mekė. Tė tėra ndjenjat e tij, tė mirėsisė, tė bujarisė dhe tė dashurisė i ishin drejtuar nipit jetim, tė cilin e gjeti njė tragjedi e re qė vetėm ia rihapi plagėn e vjetėr qė s'ishte mbyllur ende - sė pari i ati, e tani edhe e ėma!
Gjyshi ishte mė i mėshirshėm ndaj Muhammedit a.s. se sa ndaj djemve tė vetė. Asnjėherė nuk e linte vetėm, gjithnjė ishte dikush me tė.

[1] Libri shkollor: Historia e popujve islam nga El-Hudariu: I/62; Rahmetun li-l-Alemin: I/38, 39 (data kontestuese: mė 9 apo 12.

[2] Muhtesar Siretu-r-Resul, profesor Abdullah En-Nexhdit, f. 13, dhe Ibni Sead: I/23 (ose 33).

[3] Historia e popujve islam: I/62.

[4] Fikhu-s-Sira nga Gazaliu, f. 460.

[5] Ibni Hisham: I/159, 160. Historia e popujve islam nga El-Hudariu: I/62. Ekzistojnė disa mendime se Muhammedi a.s. ka lindur i synetuar. Zadul-Miad: I/18. Telkih, f. 4.

[6] Telkih Fuhumi ehli-l-Ether, f. 4. Muhtesar Siretu-r-Resul nga Abdullah En-Nexhdi, f. 13.

[7] Ibni Hisham: I/162-164. Ky ėshtė mendim i shumicės autorėve tė Sires. Ibni Is'haku konsideron se tek Halimja ka shkuar tre vjeē. Shiko Ibni Hisham: I/92.

[8] Sahih Muslim, kaptina El-Isra: I/92.

[9] Telkihu Fuhumi ehli-l-ether, f. 7, Ibni Hisham: I/168.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė