Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-07, 07:58   #26
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

URDHRI DREJTUAR PEJGAMBERIT A.S., QĖ TĖ FILLOJĖ THIRRJEN NĖ FENĖ E ALL-LLAHUT XH.SH.

R

esulull-llahu a.s. nė suren El-Muddeththir i ka pranuar disa urdhra. All-llahu i Lartėsuar thotė: "O ti i mbuluar! Ngritu dhe tėrhiqu vėrejtjen (duke i thirrur); Dhe Zotin tėnd madhėroje! Dhe petkat tuaja pastroji! Dhe largohu nga (veprave) tė kėqija! Dhe mos ndaj me qėllim qė tė marrish mė shumė! Dhe pėr hir tė Zotit tėnd, duro!"
Nė shikim tė parė kėto urdhra duken si tė imėta dhe tė parandė­sishme. Por, nė realitet, ato janė largpamėse dhe qėllimore me ndikim dhe veprim tė madh edhe nė njėmendėsi edhe tek njerėzit.
Qėllimi i parė i urdhrit "Ngritu dhe tėrhiqu vėrejtjen" ėshtė qė mos ta lė dikėnd i cili i kundėrshtohet kėnaqėsisė sė All-llahut, e qė tė mos ia tėrheq vėrejtjen pėr pasojat e rėnda qė e presin, qė tė nxitė tek ai alarmim dhe rikthimin e ta zgjojė zemrėn e tij.
Qėllimi i dytė i ajetit "Dhe Zotin tėnd madhėroje" ėshtė qė kryelartėsia dhe madhėria e dikujt mos tė kenė rėndėsi mė tė madhe se All-llahu, sepse ēdo madhėri tjetėr do tė thehet si therat, nga shpina do tė bie barkazi pėrderisa nuk i takon lavdia dhe madhėria vetėm All-llahut xh.sh.
Qėllimi i tretė i ajetit "Dhe petkat tuaja pastroji" ėshtė tė pas­truarit nga ēdo ndytėsi, tė brendshme dhe tė jashtme, dhe tė pastruarit e shpirtit nga ēdo ligėshtirė gjer nė maksimum, nė mėnyrė qė njeriu, nėn mbrojtjen e mėshirės sė All-llahut tė bėhet shembulli mė i mirė nė shoqėrinė e vetė, i cili do ti tėrheqė mendjet e ndritura dhe nga i cili do tė turpėrohen zemrat e prishura. Ai do tė udhėheqė me sistemet e kėsaj bote, e nuk do tė udhėheqin ata me tė.
Qėllimi i katėrt i ajetit "Dhe mos ndaj me qėllim qė tė marrish mė shumė" ėshtė ai qė njeriu, mundin e vet dhe veprat e veta, mos t'i konsiderojė tė mėdha dhe kolosale, por gjithnjė le tė pėrpiqet, le tė punojė dhe le tė sakrifikohet shumė nė punėn e vet, e pastaj tėrė kėtė le ta harrojė duke u zhytur tėrėsisht nė ndjenjat e prezencės sė All-llahut xh.sh., duke e lėnė pas dore dhe duke mos ndier asgjė pėr ēfarėdo nga ajo qė e ka punuar.
Qėllimi i pestė i ajetit "Dhe pėr hir tė Zotit tėnd, duro" ėshtė paralajmėrim pėr gjithė atė qė do tė hasė Resulull-llahu a.s. nė vepri­min e vet, sa dhe ēfarė mundime dhe vuajtje do t'i pėrjetojė ai prej atyre, tė cilėt ēojnė jetė tė shfrenuar, pastaj ēfarė pėrqeshje dhe bishtė­nime do ti pėrjetojė, gjersa edhe luftėra tė hapta dhe dėshirė tė madhe pėr ta mbytur atė dhe shokėt e tij - as'habėt. Diē tė ngjashme do tė pėrjetojnė edhe ithtarėt e Resulull-llahut a.s. Andaj All-llahu xh.sh. kėshillon qė tė jetė i durueshėm ēfarėdo qė t'i ndodh, jo pėr shkak satisfaksionit tė vet, por pėr hir tė Zotit tė vet.
All-llahu Ekber! All-llahu ėshtė i madh!
A ekzistojnė urdhra mė tė thjeshta se kėto, tė shprehura me fjalor tė thjesht, me fjali tė shkurtėra, e nė esencė kėto urdhra janė jashtėza­konisht tė vėshtira dhe tė rėndėsishme pėr t'u realizuar nė vepėr. Jehona e kėtyre urdhrave i ka tejkaluar tė gjithė kufijtė administrativ dhe kanė arritur nė tė gjitha anėt e botės. Kėtyre urdhrave do t'i bashkangjiten tė tjerat tė cilat do ti vijnė Resulull-llahut a.s. Vetė ajetet pėrmbajnė mesazhin e transmetimit dhe interpre­timit tė fesė (ed-da'vetu vet-teblig). Tė tėrhequrit e vėrejtjes nėnkupton se ekzistojnė veprime nė kėtė botė pėr tė cilat njeriu do tė pėrgjigjet para All-llahut xh.sh., prandaj njeriu, si krijesė e cila harron, gjithnjė duhet t'i tėrhiqet vėrejtja dhe tė pėrkujtohet, jo pėr shkak tė kėsaj bote, por pėr shkak ditės sė Gjykimit ku do tė jepet llogari.
Ajetet tjera nė kėtė sure (El-Muddeththir) kėrkojnė nga njerėzit qė tė besojnė nė Njėsinė e All-llahut xh.sh. t'i mbėshteten All-llahut xh.sh. pėr ēdo punė, dhe t'i lėnė pas dore dėshirat dhe teket personale. Kulminanta e tė gjitha kėtyre ėshtė se tė gjithė ne do tė jemi tė kėnaqur, kur All-llahu xh.sh. bėhet i kėnaqur me ne. Kuptimi thelbėsor i kėtyre ajeteve mund tė nxjerret me kėtė radhė:
1. Njėsia e All-llahut.
2. Besimi nė ditėn e Gjykimit.
3. Kultivimi i shpirtit tė mos lakmojė nė gjėrat e ndaluara dhe tė mos bėj mėkate, tė cilat do ta shpiejnė gjer tek ndėshkimi, por tė stoli­set me virtyte tė mira, tė rindėrtohet gjithnjė dhe tė bėj vepra tė mira
4. Ti lihet All-llahut xh.sh. qė pėr tė gjitha gjėrat , vendimi i tij tė jetė pėrfundimtar.
5. Natyrisht, e tėrė kjo duhet tė vijė pas besimit nė mesazhin e Resulull-llahut a.s.; tė besohet nė udhėheqjen e tij bujare dhe nė orientimin e tij tė drejtė.
Ėshtė me rėndėsi tė theksohet se fillimi i ajetit pėrmbanė thirrjen e lartėsuar dhe urdhrin e All-llahut xh.sh. drejtuar Pejgamberit a.s., tė cilin, mė sė pari ai duhet pranuar. Kjo ėshtė thirrje e cila zgjon nga gjumi, nga strukja dhe nga izolimi nė mėnyrė qė tė niset nė xhihad dhe t'i pėrvishet punės tejet tė rėndė. "O ti i mbuluar! Ngritu dhe tėrhiqu vėrejtjen!" Sikur i Lartėsuari i thotė: "Ai i cili jeton pėr vetėn e vet, ai jeton pa brenga, e ti, ti i cili do ta bartish nė supet tuaja njė barrė tė rėndė, si ėshtė gjumi yt? Si ėshtė pushimi yt, si ėshtė shtrati i yt i ngrohtė, jeta e qetė dhe e kėndshme? Ngritu tani pėr njė detyrė tė madhe, e cila tė pret, Obligim i cili tė ėshtė dedikuar ty. Ngritu tė punosh, dhe pėrgatitu pėr shumė vėshtirėsira, tė cilat do tė jenė pengesa nė kėtė rrugė. Ngritu, koha e gjumit ka kaluar, e edhe ajo e rehatllėkut ka kaluar. Qysh sot fillon vigjillimi, vigjillimi i pandėrprerė dhe lufta e gjatė e e vėshtirė nė rrugėn e Zotit. Ngritu dhe pėrgatitu pėr tė gjitha kėto!"
Kėto janė fjalėt madhėshtore dhe serioze, tė cilat e ngrisin nga shtrati i ngrohtė i shtėpisė, nga pėrqafimi i ngrohtė dhe i kujdesshėm, pėr tu futur nė pafundėsi dhe nė turmė, nė kohė pa kohė dhe nė shtrėngatė, nė mesin e njerėzve tė mirė dhe tė kėqij, kah pėrfitimi dhe kundėrshtimi, dhe nė fund, nė realitetin jetėsor.
U ngrit Resulull-llahu a.s. dhe qėndroi nė kėmbė, i drejtuar, me kokė tė ngritur, mė tepėr se njėzet vjet. Nuk pushoi dhe as qė u ndal ndonjėherė, nuk jetoi pėr vete e as pėr familjen e vet.
U ngrit dhe mbeti i qėndrueshėm nė interpretimin e fjalės sė All-llahut, duke bartė mbi vete tė tėrė peshėn e shfrenimit, nė tė cilin jetonte populli i tij, duke bartė amanetin madhėshtor dėrguar njerėzve nė tokė, tė gjithė njerėzve, mbarė njerėzimit.
Ky amanet ka qenė feja, feja e ballafaqimit, pėrgje­gjėsisė dhe xhihadit - lufta nė tė gjitha fushėveprimet.
Jetoi nė luftė tė pandėrprerė mbi njėzet vjet. Nuk mundi ta pengonte asgjė, kurrnjė ngjarje, gjatė tėrė kėsaj kohe, qė nga momenti kur e dėgjoj thirrjen dhe urdhrin e Sunduesit tė Lartėsuar dhe iu dha detyrė e madhe.
All-llahu xh.sh. e shpėrbleftė nė emrin tonė dhe nė emrin e mbarė njerėzimit, me shpėrblimin mė tė madh![1]
Pjesa tjetėr vijuese nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse pasqyrim nė minia­turė i kėtij xhihadi tė gjatė e tė mundimshėm dhe pėrpjekjes sė madhe qė ka bėrė Resulull-llahu a.s. gjatė periudhės sė Shpalljes.

[1] "Fi Dhilali-l-Kur'an"; Tefsiri i sures El-Muzzemmil dhe El-Muddeththir, xhuzi 28/169-172.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė