Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-12-07, 15:16   #6
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Shtetet Ilire

Si rrjedhim i zhvillimit tė zejtarisė dhe tė degėve tė tjera tė ekonomisė ilire u zgjeruan shkėmbimet dhe tregtia. Gjetjet arkeologjike dėshmojnė pėr njė shtrirje tė gjerė tė prodhimeve tė zejtarisė ilire. Tipat standardė tė armėve, tė zbukurimeve dhe tė enėve prej balte qė pėrsėriten nė gjetjet nga njė krahinė nė tjetrėn, dėshmojnė pėr marrėdhėnie intensive midis popullsisė sė krahinave tė ndryshme dhe pėr njė zhvillim tė konsiderueshėm tė kėmbimeve midis tyre.
Njė zhvillim mė tė gjerė morėn nė kėtė kohė shkėmbimet me botėn greke. Jo mė kot pasuritė minerale dhe disa prodhime bujqėsore tėrhoqėn vėmendjen e autorėve antikė tė kėsaj kohe. Duket se kėto prodhime ishin ndėr artikujt kryesorė tė eksportit ilir. Njė vend me rėndėsi zinin kėmbimet me kolonitė greke tė bregdetit Adriatik dhe qytetet e Halkidės, tė cilat merrnin nga Damastioni argjendin pėr prerjen e monedhave tė tyre, kurse nga tokat e afėrta tė Atintanisė serėn, qė u duhej pėr ndėrtimin e anijeve dhe lyerjen e enėve tė transportit.

Kundrejt tyre ilirėt merrnin prodhime luksi tė artizanatit grek, midis tė tjerave prodhime atike e italike. Krahas prodhimeve tė Dyrrahut e tė Apolonisė, enėt e kėtyre qendrave janė gjetje jo tė rralla nė vendbanimet e zonės bregdetare. Por ato fillojnė tė duken mė dendur edhe nė krahinat e brendshme ilire. Pas Trebenishtit ato shfaqen edhe nė luginėn e mesme tė Drinit, nė afėrsi tė Kukėsit e tė Krumės. Kėto prodhime arrijnė kėtu nėpėrmjet rrugėve tregtare tė shkelura qysh nė shek. VI-V, duke ndjekur luginat e lumenjve me pikėnisje si nga qendrat e bregut Adriatik, ashtu edhe tė Egjeut.


Monedhat e argjendit pėrdoren gjerėsisht si ekuivalent shkėmbimi. Nė krahinat bregdetare gjejnė njė pėrhapje tė madhe monedhat e Dyrrahut e tė Apolonisė, kurse nė ato tė brendshme dhe lindore monedha e Damastionit. Gjetjet e deritanishme tregojnė se kjo monedhė qarkulloi nė njė zonė tė gjerė qė pėrfshinte krahinėn e diestėve, penestėve dhe pjesėrisht atė tė lynkestėve.
Prerja dhe hedhja nė treg e monedhave nga njė qytet ilir si Damastioni ėshtė njė fakt me rėndėsi tė veēantė. Ai tregon se tani, nė pjesėn e parė tė shek. IV p.e.sonė, krahas Dyrrahut dhe Apolonisė, tė cilat me monedhat e tyre, qysh nga shek.V p.e.sonė kishin mbuluar krahinat e afėrta tė ultėsirės bregdetare dhe i kishin tėrhequr ato nė orbitėn e marrėdhėnieve skllavopronare, njė qytet ilir, Damastioni, lindi dhe u bė qendėr e rėndėsishme ekonomike e krahinave tė brendshme. Ai hodhi nė treg monedhėn e vet dhe me kėtė shėnoi shtrirjen e mėtejshme tė sistemit monetar nė krahinat e brendshme tė Ilirisė Jugore. Ekonomia monetare theu kėshtu dhe nė kėtė pjesė tė Ilirisė ekonominė e prapambetur natyrore, pėr t’i hapur rrugėn njė sistemi tė ri ekonomik, skllavopronarisė.
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė