Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-08-06, 22:45   #27
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Vlera e te pėrmendurit Allahun

27. Ebu Musa el Esh’arij transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Shembulli i atij qė pėrmend Zotin e tij dhe atij qė nuk e pėrmend ėshtė sikur shembulli i tė gjallit dhe tė vdekurit.” (Buhariu)
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Ti pėrmende Zotin tėnd nė vete (heshtas), me rrespekt e me dro, jo me shprehje tė larta, (pėrmende) nė mėngjes e nė mbrėmje dhe mos u bėn prej atyre qė nuk kanė kujdes.” (A’raf – 205), poashtu thotė: “… pėrmendenie shpesh Allahun ashtu qė tė gjeni shpėtim.” (Xhum’a – 10), dhe ajeti “O ju qė besuat, pėrmendni Allahun shumė, dhe madhėronie Atė mėngjes e mbrėmje.” (Ahzab- 41,42)
Pėrmendja e Allahut (dhikri) ndahet nė tre lloje: pėrmendje me gjuhė qė nėnkupton “fjalėt qė pėrmbajnė madhėrim (tesbih), falenderim dhe lartėsim. Pėrmendje me zemėr qė nėnkupton “meditimi nė gjėrat qė argumentojnė ekzistimin e Zotit siē janė argumentet kosmologjike dhe ato legjislative tė sheriatit – urdhėrat dhe ndalesat e Zotit – qė tė depėrtojė nė kuptimin e tyre dhe tė thellohet nė fshehtėsitė qė mbajnė ato”, dhe pėrmendja me trup qė nėnkupton “angazhimi i trupit nė rrespektimin e fjalės sė Allahut.”
Pra, vlera e dhikrit nuk pėrkufizohet nė fjalėt e gjuhės siē janė madhėrimi, falenderimi, lavdėrimi i Zotit porse ēdo vėpėr qė e urdhėron Allahu [subhanehu ve teala] zbatimi i saj ėshtė dhikėr siē ka thėnė Seid ibėn Xhubejri [rahimehull-llah] dhe dijetarė tė tjerė.
Atai [rahimehull-llah] ka thėnė: “ ndejet e dhikrit janė ndejet ku shtjellohen temat e gjėrave tė lejuara dhe tw ndaluara, rregullat e shitblerjes, faljes, agjėrimit, martesės, shkurorėzimit, haxhit dhe tė ngjashme.
Dhikri mė i mirė ėshtė ai qė bėhet mė gjuhė dhe me zemėr e nėse bėhet vetėm me njėrėn atėherė ai me zemėr ėshtė mė me vlerė. Pra nuk duhet qė tė lihet dhikri me gjuhė dhe me zemėr njėkohėsisht nga frika e veprės qė behėt pėr sy e faqe porse duhet me tė dy pjesėt tė pėrmendish Allahun [subhanehu ve teala] dhe tė kesh pėr qėllim arritjen e kėnaqėsisė sė Tij.
Nga hadithi i lartėpėrmendur mėsojmė pėr vlerėn e madhe tė dhikrit. Aty pėrngjasohet ai qė pėrmend Allahun [subhanehu ve teala] dhe ai qė nuk pėrmend me tė gjallin dhe tė vdekurin qė ka kuptimin “ se tek i gjalli ka dobi pėr atė qė e miqėson dhe dėm pėr atė qė e armiqėson gjė qė nuk e gjejmė tek i vdekuri.”
Dhikri ka dobi tė shumta, prej tyre:
-ata qė shumė pėrmendin Allahun [subhanehu ve teala] janė nxituesit nė tė mira qė arrijnė grada tė larta, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “ua tejkaluan tė veēuarit (mufridun)!ata pyetėn: kush janė tė veēuarit o i dėrguar i Allahut? Ai u pėrgjigj: ata dhe ato qė shumė pėrmendin Allahun.” (Muslimi)
- dhikri ėshtė fortifikatė e fortė pėr njeriun, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “ēdo njėri qė nė mėngjes apo nė mbrėmje thotė tre herė: -Nė emėrin e Atij qė me emrin e Tij nuk mund tė tė dėmtoj asgjė qė ėshtė nė qiell apo nė tokė, Ai ėshtė Gjithėndėgjues dhe i Gjithdijshėm- nuk mund ta dėmtoj atė asgjė.” (Tirmidhiu), pėr kėtė vėrejme se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] na urdhėron qė tė pėrmendim Allahun, ai thotė: “ju urdhėroj tė pėrmendni Allahun sepse ai qė pėrmend Allahun i pėrngjan atij qė e ndjekin pas armiqtw, e ai duke ikur strehohet nė njė fortifikatė dhe siguron veten prej tyre, njėashtu njeriu nuk mund ta siguroj vetveten prej djallit vetėm se duke pėrmendur Allahun.” (Tirmidhiu i cili thotė: hadith hasen sahih garib)
-me dhikėr zgjidhen nyjet e djallit siē ka thėnė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] “kur njeriu shtrihet tė flejė, djalli ia lidh nė kokėn e tij tre nyje, kur ai zgjohet, nėse pėrmend Allahun i zgjidhet njė nyje, nėse merr abdes i zgjidhet nyja e dytė dhe nėse falet i zgjidhet edhe nyja e tretė dhe ndihet i freskėt dhe zemėrbardhė, nė tė kundėrtėn bėhet zemėrzi i poshtėr.” (Buhariu)
- ai qė pėrmend Allahun, Allahu e pėrmend atė, e kjo mjafton pėr t’u kuptuar vlera e dhikrit: “Mė pėrmendni qė t’ju pėrmend” (Bekare – 152)
- dhikri ėshtė ushqimi i zemrės dhe shpirtit, pa tė njeriu e humb dritėn dhe qwllimin e jetės dhe bėhet sikur gėrmadhė.
- dhikri e shton dashurinė ndaj Allahut [subhanehu ve teala] dhe ėshtė shkak qė Allahu ta don atė njeri.
- dhikri shkakton ndjenjėn e madhėrimit tė Allahut.
- dhikri ėshtė shkak pėr zbritjen e qetėsisė nė zemėr “pra, me tė pėrmendurit e Allahut qetėsohen zemrat” (R’ad – 28)
- dhikri ėshtė shkak pėr shpėtim “pėrmendenie Allahun shumė qė tė gjeni shpėtim” (Xhum’a 10)
Ka shumė argumente qė flasin rreth vlerės sė fjalėve tė ndryshme tė dhikrit mirėpo nuk po i pėrmendim kėtu pwr tw mos e zgjatur, e ai qė don tė dijė mė gjėrėsisht le tė konsultoj librat qė flasin rreth dhikrit.
Sa i takon etikės sė dhikrit, po pėrmendim si vijon:
- ai qė pėrmend Allahun duhet tė jetė nė gjendje mė tė mirė, nėse ėshtė ulur, i drejtuar kah kibla, i pėrkulur dhe i qetė kjo ėshtė mė mirė por nėse bėn dhikėr edhe duke mos qenė nė kėtė gjendje lejohet vetėm se e ka lėnė atė qė ėshtė mė mirė.
- duhet qė vendi ku bėn dhikėr tė jetė i pastėr, sepse me kėtė tregon rrespekt ndaj dhikrit dhe Atė qė e pėrmend, pėr kėtė preferohet dhikri nė xhami apo vende tjera tė pastra.
- duhet qė goja e tij tė jetė e pastėr, nėse nuk ėshtė e tillė, e pastron me misvak apo me ujw. Mos pastrami I gojws pwr tw bwrw dhikwr wshtw vepwr jo e pwlqyer, mirwpo nuk wshtw e ndaluar.
- preferohet dhikri nė ēdo kohė dhe gjendje pėrveē nėse ėshtė duke kryer nevojėn apo duke kryer aktin seksual etj.
- qėllimi i dhikrit ėshtė prania e vetėdijes, pra duhet qė tė jetė i vetėdijshėm dhe tė meditojė rreth fjalėve qė i thotė si dhe t’i kuptojė ato.
- duhet qė ai i cili ėshtė i angazhuar me ndonjė punė gjatė ditės apo natės dhe i kalon dhikri, ta kompenzojė atė nėse i mundėsohet.



</SPAN>
Ahmed Muadh Hakkij

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė