Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-01-06, 15:32   #52
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim

Avokati i Popullit,

Dobjani: Simbolet fetare pa leje duhet te prishen
http://www.balkanweb.com/shqiperi/lajm50.html

Ora 08:35
Nga Gazeta Shqiptare


TIRANE (13 Janar) - Simbolet fetare te ngritura pa leje
duhet te prishen”. Ne vorbullen e shqetesimit te ngritur
pas rrezimit pak dite me pare te nje kryqi ne komunen e
Bushatit, Avokati I Popullit Ermir Dobjani nuk ka zgjedhur
vetem fjalet qetesuese dhe inkurajuese per ruajtjen e
tolerances por ka prekur nje nga pikat qe kohet e fundit po
nxit problemet mes feve ne Shqiperi.
“Policia Ndertimore duhet te zbatoje pa hezitim ligji dhe
te prishe cdo symbol fetar te ngritur pa leje, qofte ne
Shkoder, Sarande, Elbasan apo gjetke”, ka deklaruar dje
Dobjani duke permendur pikerisht ato zona ku jane shfaqur
probleme te ketij lloji. I ndergjegjshem per natyren
delikate te ceshtjes ai jo me kot “I rekomandon edhe
drejtuesve fetare te bashkepunojne me policine ndertimore”
per prishjen e cdo simboli te vendosur pa leje.

Ndryshimi I ligjit
Avokati I Popullit nuk ka mbetur vetem ne propozimin e
kesaj forme e cila do te mund te tingellonte “radikale” per
ndonjeren prej besimeve fetare, por ka propozuar
rregullimin e kesaj gjendjeje duke ndryshuar ligjet te
cilat te drejten e dhenies se lejeve ia njohin pushtetit
vendor. Situate nga e cila ne te vertete kane gjeneruar
konfliktet, pasi eshte shume e lehte qe nje komune
katolike, fqinje me nje tjeter musulmane t’I jape te
drejten vetes te ndertoje nje kryq ne maje te nje kodre,
apo anasjelltas fshati musulman te vendos nje simbol te
vetin.
Per te shmangur pikerisht nje situate te tille Dobjani
shpjegon se pak dite me pare ka vene ne dijeni
kryeministrin per nje rekomandim te tijin per nxjerrjen e
nje ligji te ri ose plotesimin e atij ekzistues per dhenien
e lejeve te ndertimit per objektet fetare. “Procedura e
dhenies se lejes per ndertime te tilla, dokumentacioni qe
duhet te plotesohet dhe organi qe duhet te jete competent
per miratimin e lejes se ndertimit duhet te jete Keshilli I
Rregullimit te Territorit te Republikes pasi te kete marre
dhe mendimin e Komitetit te Kulteve”, rekomandon Dobjani I
cili e bazon ate ne nje nga nenet e Kushtetutes.
Sipas tij, “pasojat e aktit te denueshem” te rrezimit te
kryqit “behen me te renda po te kemi parasysh faktin se
incidente te tilla po shenojne perseritje te
kohepaskoheshme”.

Polemikat
Ne te vertete polemikat per ceshtje te tilla kane ngritur
krye ne menyre te perseritur. Edhe ne reagimin e tij kreu I
Kishes Katolike imzot Rrok Mirdita, megjithese me tone qe
synonin te ulnin gjakrat, nuk harroi te kujtonte se per
Kryqin ne Bushat para se te rrezohej kishte dale me nje
deklarate publike

Myftinia e Shkodres.
Ashtu sikurse kreu I Komunitetit Musulman, I cili e denoi
aktin, nuk la per permendur edhe nje here se “nuk ishte e
arsyeshme rivendosja e kryqit”, nderkohe qe I beri thirrje
myftinive ne rrethe qe megjithate, ne cdo rast te mos
reagonin me ashpersi por te zbusnin situaten.
Ne keto kushte, kur deklaratat e solidaritetit dhe thirrjet
per harmoni nuk e kane peshen e duhur pasi ndodh nje
incident, propozimi I Avokatit te Popullit duket me I
arsyeshmi per te evituar perseritjen e ngjarjeve te tilla
dhe me pas rikujtesat per bashkejetesen mes feve.
(BalkanWeb)
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė