Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-12-07, 15:25   #22
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Shtetet Ilire

Trashėgimi nė fron i takonte tė birit, Pinit, qė Agroni e kishte me gruan e dytė, Triteutėn. Meqė ky ishte i mitur, sundimin e mori nė dorė bashkėshortja e tij e parė, Teuta. A ishte ky njė veprim i ligjshėm apo njė uzurpim nuk dihet me saktėsi, por ardhja e saj nė fuqi paraqet njė rast tė veēantė nė tė drejtėn e trashėgimisė. Mundet qė paaftėsia e sė ėmės t’i ketė lėnė vendin thjeshtrės; mundet gjithashtu qė nė vijėn mashkullore tė mos ketė pasur njė tjetėr mė tė afėrt me trashėgimtarin e ligjshėm, por mė shumė ka tė ngjarė qė thjeshtra energjike nuk donte t’ia kalonte kėtė tė drejtė njė dege tjetėr tė familjes mbretėrore, e cila mund tė sillte mė vonė ndėrlikime nė fatin e pinjollit tė Agronit. Sidoqoftė ardhja e saj nė fuqi nuk u bė nė rrugė tė zakonshme dhe vdekja e papritur e Agronit, ka tė ngjarė tė ketė krijuar nė oborrin ilir njė gjendje tė nderė. Por ēėshtja gjeti zgjidhjen e vet. E pėrkrahur nga pėrfaqėsuesit mė tė fuqishėm tė shtresės sunduese ilire, “miqtė” e mbretit, ajo u vu nė krye tė shtetit dhe me ta “ushtroi - siē thotė Polibi, - drejtimin e punėve”.

Teuta nuk e ndryshoi politikėn e jashtme tė shtetit ilir dhe veprimtaria e mėtejshme e tij u zhvillua nė frymėn e aleancės sė farkėtuar nga Agroni me Maqedoninė. Nė vitin 230, njė vit pas fitores mbi Medionin, njė forcė ushtarake dhe detare ilire, “jo mė e vogėl se ajo e Agronit”, u vu pėrsėri nė lėvizje drejt jugut. Kėtė radhė ajo kishte si objektiv kryesor aleatin verior tė etolėve dhe aheasve, Epirin. Njėkohėsisht flota ilire kishte marrė urdhėr tė konsideronte troje armike gjithė anėdetjen dhe t’i shtrinte veprimet deri thellė nė Elidė dhe nė Meseni, krahina qė ishin nėn ndikimin etol. Me kėtė aksion flota do tė mbante nėn presion armikun deri nė skajet mė tė largėta dhe do tė pėrcaktonte qėndrimin e shtetit ilir ndaj aleatėve tė etolėve e tė aheasve, kurse forcat kryesore do tė godisnin nga deti dhe nga toka objektivin kryesor, Epirin.

Forcat detare ilire zbritėn nė afėrsi tė kryeqendrės sė Lidhjes Epirote, Foinikes, dhe u drejtuan kundėr saj. Pasi bindėn mercenarėt galė t’u dorėzonin qytetin, e zunė atė pa vėshtirėsi. Epirotėt tė shqetėsuar dėrguan forcat e tyre nė ndihmė tė Foinikes. Por pa arritur mirė tė vendosin lėmin e tyre buzė lumit, qė rrjedh pranė qytetit (Bistrica e sotme), morėn vesh se njė ushtri tjetėr ilire prej 5 000 vetash, nėn komandėn e Skerdilaidit, ishte drejtuar kundėr tyre, duke kaluar nėpėr ngushticėn e Antigonesė (gryka e Tepelenės). Forcat epirote qė u dėrguan kundėr tyre nuk e ndaluan dot marshimin ilir. Ndėrkaq ilirėt qė kishin zėnė Foiniken ndėrmorėn njė sulm tė fuqishėm kundėr lėmit epirot qė ndodhej nė anėn e pėrtejme tė lumit (Bistricės). Epirotėt u shpartalluan plotėsisht, duke lėnė nė fushė tė luftės shumė tė vrarė e tė plagosur; vetėm njė pjesė mundėn tė shpėtojnė e tė ikin tek atintanėt. Por edhe kėtė radhė dėshtimin e epirotėve Polibi e shpjegon me befasinė e goditjes ilire dhe shkujdesjen e armiqve tė tyre.

Pas kėtij dėshtimi epirotėt e humbėn ēdo shpresė nė fuqitė e veta dhe iu drejtuan pėr ndihmė aleatėve tė tyre etolė e aheas. Ndihma nuk vonoi t’u jepej dhe forcat e tė dy lidhjeve arritėn nė vendin e quajtur Helikanon (njė vend i paidentifikuar) diku nė pellgun e Vurgut. Kėtu erdhėn dhe pushtuesit e Foinikes bashkė me forcat e Skerdilaidit, qė duhet tė kenė ndjekur rrugėn mė tė shkurtėr nga qafa e Skarficės pėr tė arritur nė Foinike. Tė dyja palėt u radhitėn pėrballė njėra-tjetrės, por nuk arritėn tė pėrleshen, sepse, siē thotė Polibi, ilirėt morėn urdhėr nga Teuta tė tėrhiqeshin nga Epiri, pėr t’u dalė pėrpara dardanėve qė po sulmonin nga lindja dhe pėr tė qetėsuar disa nga fiset qė ishin bashkuar me ta.

Sa qe real dhe serioz ky rrezik dardan nuk mund tė thuhet, por fakti ėshtė se ilirėt nuk u shqetėsuan shumė dhe nuk u shpejtuan tė largohen nga Epiri pa i rregulluar mirė punėt e tyre. Ata pėrfunduan mė parė njė armėpushim me epirotėt, nė bazė tė tė cilit u kthenin atyre qytetin dhe robėrit qė ishin qytetarė tė lirė, kundrejt njė shpėrblimi, kurse skllevėrit dhe plaēkėn i mbajtėn pėr vete. Ushtria dhe flota morėn rrugėn e kthimit duke marrė me vete, me sa duket, edhe premtimin pėr njė aleancė tė ardhme. Dhe me tė vėrtetė kjo nuk vonoi tė pėrfundohet. Pėrfaqėsuesit epirotė arritėn me tė shpejtė te mbretėresha ilire dhe pėrfunduan me tė njė aleancė, duke marrė pėrsipėr tė ndihmonin ilirėt dhe tė jenė armiq tė etolėve dhe tė ahejve. Po kėtė gjė bėnė edhe akarnanėt, tė cilėt kishin ardhur sė bashku me epirotėt. Rezultati u arrit: Epiri u shkėput nga etolėt dhe aleanca me akarnanėt krijoi tani njė kufi tė largėt, por tė drejtpėrdrejtė midis lidhjeve greke dhe shtetit ilir.
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė