Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-12-07, 18:27   #28
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Mbreteria Dardane

Lajmi i parė pėr dardanėt i pėrket mesit tė shek. IV p.e.sonė dhe tregon pėr njė pėrpjekje tė mbretėrisė sė Maqedonisė, qė ishte bėrė asokohe fuqia politike-ushtarake mė e madhe nė Ballkan, pėr tė forcuar kufijtė veriorė. Sipas historishkruesit romak, Justinit, Filipi II kishte mundur tė mposhte e tė nėnshtronte dardanėt e fqinjėt e tjerė. Kjo luftė e sundimtarit maqedon lidhet me pushtimin e Paionisė dhe nė pėrgjithėsi me veprimet e tij ushtarake kundėr ilirėve, sepse nė vitin 344 p.e.sonė ai sulmoi edhe shtetin ilir.

Gjendja qė Filipi II vendosi nė kufirin me dardanėt qe e pėrkohshme dhe mė tepėr njė sigurim i kufijve me fqinjėt ilirė, tė cilėt e kundėrshtonin politikėn hegjemoniste tė Maqedonisė nė Ballkan. Nė kufirin me dardanėt shteti maqedon kishte arritur pasi kishte pushtuar viset e paionėve. Ngjarjet qė ndodhėn pas kėsaj lufte, duke filluar me kryengritjen e vitit 335 p.e.sonė tregojnė qartė se dardanėt nuk u pajtuan me politikėn pushtuese tė Maqedonisė dhe me gjendjen e krijuar nė kufirin jugor, prandaj edhe u bashkuan me koalicionin antimaqedon.

Duke pėrshkruar ngjarjet e mėsipėrme, autorėt antikė nuk pėrmendin asnjė qendėr banimi tė dardanėve dhe nuk thonė asgjė pėr organizimin e tyre tė brendshėm. Madje, ata nuk pėrmendin as sundimtarin e tyre. Por ngjarjet e mėvonshme dhe tė dhėna tė tjera burimore dėshmojnė se nė gjysmėn e dytė tė shek. IV p.e.sonė ishte kryer bashkimi i fiseve nė njė bashkėsi tė fuqishme. Dardania asokohe pėrbėnte njė tėrėsi gjeografike e politike mė vete. Nė bashkėsinė e dardanėve ishte rritur mjaft pushteti i parisė pronare tė tokave. Nga gjiri i kėsaj parie doli mė vonė dinastia mbretėrore, qė i vazhdoi luftėrat me Maqedoninė, shkaku i tė cilave nuk qe vetėm plaēka. Kėto luftėra u nxitėn, nė radhė tė parė, nga politika e sundimtarėve maqedonė, tė cilėt duke mbajtur tė pushtuar Paioninė kishin ndėrprerė marrėdhėniet miqėsore midis dy fqinjėve dhe kėrcėnonin nė mėnyrė tė vazhdueshme dardanėt.
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė