Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-06-13, 20:39   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 135 vjetori i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit

DOKUMENTE HISTORIKE
Lidhja e Prizrenit nė faqet e “Terxhumani shark” tė Sami Frashėrit

Disa hollėsira rreth themelimit tė Lidhjes sė Prizrenit i njohim nga
materialet e rubrikės sė ngjarjeve qė u botuan po atė ditė nė Tercuman-i
Sark pa emrin e autorit, por qė kuptohet se janė shkruar nga pena e Sami
Frashėrit. Aluzionin e parė pėr takimin e Prizrenit, Sami Frashėri e dha
qysh me 15 qershor 1878. Nė artikullin me titull ‘Intrigat e sllavėve
dhe tė grekėve nė Rumeli’, ai shkruante se ‘shqiptarėt duke e kuptuar se
ēfarė rreziku po i vinte Shqipėrisė nga ndarja administrative e Portės
sė Lartė dhe nga synimet territoriale tė shovinistėve fqinjė, kanė marrė
masa efektive pėr tė kundėrshtuar si ndarjen e trojeve tė tyre nė disa
vilajete ashtu dhe copėtimin e tyre nga shtetet e huaja’. Pastaj, duke
ju drejtuar qeverisė sė Stambollit, Samiu shkruante se ishte mėse e
nevojshme qė edhe Perandoria Osmane tė merrte, nė tė njėjtėn kohė, disa
masa kundėr intrigave qė po kurdisnin fuqitė e huaja nė dėm tė
Shqipėrisė. Ƈfarė masash? ‘Masa e parė qė duhet tė marrė Porta e Lartė ā€“
nėnvizonte ai ā€“ ėshtė bashkimi i trojeve shqiptare nė njė vilajet tė
vetėm duke i ndarė ato nga trojet me popullsi sllave dhe greke’. Dy ditė
mė vonė, Tercuman-i Sark-u njoftonte haptas mbledhjen e Kuvendit tė
Pėrgjithshėm nė Prizren. Mė 17 qershor 1878, nė njė nga kolonat e saj
shkruhej tekstualisht: ‘Shqiptarėt, pėr tė shpėtuar atdheun e tyre nga
lakmitė bullgare, serbe, malazeze dhe greke qė duan ta pushtojnė atė,
organizuan nė Prizren njė Kuvend tė pėrgjithshėm. Krahas argumenteve qė
sollėn rreth i synimeve armiqėsore tė shteteve fqinje, ata shqyrtuan
edhe masat qė duhen marrė pėr tė pėrballuar rrezikun qė i kėrcėnohet
atdheut tė tyre’. Megjithatė, vendimet qė mori Kuvendi i Pėrgjithshėm nė
momentin e themelimit tė Lidhjes sė Prizrenit, Sami Frashėri i shpalli
me pak vonesė, mė 23 qershor 1878. Nė mėnyrė tė pėrmbledhur, por tė
qartė, ai njoftonte se ‘pėrfaqėsuesit shqiptarė nė Prizren’ morėn njė
varg vendimesh tė rėndėsishme, tė cilat shprehnin programin e Lidhjes sė
Prizrenit nė katėr drejtime tė ndryshme.


KARAKTERI PATRIOTIK I LIDHJES SĖ PRIZRENIT

Lidhja e Prizrenit, edhe pse mė 10 qershor 1878 nuk u shpall zyrtarisht
si njė organizatė shqiptare, pati qysh nė ditėn e saj tė parė, njė
karakter patriotik. Karakteri i saj patriotik duket para sė gjithash nė
vendimin qė mori Kuvendi i Pėrgjithshėm pėr tė kundėrshtuar vetėm
copėtimin e trojeve shqiptare dhe jo shkėputjen e trojeve tė tjera nga
Perandoria Osmane, siē kėrkonin delegatėt e ardhur nga Hercegovina dhe
Novipazari. Karakteri patriotik duket gjithashtu nė detyrėn qė mori
pėrsipėr Lidhja e Prizrenit pėr tė organizuar rezistencėn politike dhe
ushtarake duke mobilizuar vetėm shqiptarėt, madje krejt shqiptarėt,
pavarėsisht nga pėrkatėsia e tyre fetare dhe krahinore


NGA KRONIKA E KOHĖ, TRI JAVĖ MBLEDHJE

Lufta pėr tė pėrcaktuar programin e Lidhjes sė Prizrenit, filloi qysh tė
nesėrmen e thellimit tė saj dhe vazhdoi mė tepėr se tri javė. Gjatė
kėtyre tri javėve mbledhjet qenė tė vazhdueshme. Ato pezulloheshin nė
mbrėmje, por punimet nuk ndėrpriteshin. Natėn delegatėt mblidheshin
grupe-grupe, sipas rrymave, nė vende tė ndryshme, nė shtėpitė ku u qenė
caktuar pėr strehim. Aty delegatėt rakordonin me njėri-tjetrin
pikėpamjet qė do tė mbronin ose do tė kundėrshtonin tė nesėrmen. Sipas
traditės popullore, delegatė tė rrymės revolucionare mblidheshin nė
shtėpinė e patriotit prizrenas, Shuajip Spahiut, kurse delegatėt
sulltanistė nė ndėrtesėn qeveritare, si mysafirė tė mytesarifit tė
Prizrenit, Qamil beut. Duket se patriotėt e moderuar nuk kishin njė seli
tė veēantė pėr mbledhjet e tyre, por duke e konsideruar veten si
ndėrmjetės, ata takoheshin herė me njėrėn, herė me tjetrėn palė.
Mbledhjet e patriotėve radikalė qenė tė fshehta. Tė fshehta qenė edhe
takimet e sulltanistėve, me ndryshim se nė mbledhjet e tyre merrnin
pjesė funksionarė tė vilajetit dhe tė mytesarifit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė