Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-09, 22:56   #5
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

2. Filozofia e tė sfiduarit



Promotheu i Pavarėsisė

(Presidentit historik Ibrahim Rugova)



Nė fillim ishin rrėfimet e nėnėlokes

Bri votrės gati tė fikur

Pėr pushkatimin e babait e gjyshit

E jehonėn e pushkės sė Zhujė Selmanit

Pastaj erdhėn pėrkėdheljet e nėnės si ngushėllim

Dhe jeta vazhdoi ecjen me vuajtjet e saj

Atje nė njė fshat tė vogėl tė Dukagjinit

Ku secili armik e la gjurmėn fatale tė egėrsisė

Nė rrugicat e Pejės



Gani Azemi



Njė jetim i rritur me aq mundime nuk mund tė mos shihte, qoftė dhe me njėfarė arrogance tė fshehur, nė drejtim tė pėrjetėsisė. Jeta e mundimshme dhe sprova e tė rriturit jetim, ndjenja e mospajtimit me faktin se nuk e njihte fytyrėn e babait, mospajtimi me kėtė fat tė imponuar nga njerėzit e njė kombėsie tjetėr (serbėt), pra nga ata qė nuk kishin treguar pikė mėshire, kur ishte fjala pėr ti asgjėsuar dhe shfarosur shqiptarėt, e kishin bėrė Ibrahim Rugovėn tė identifikohej me vetė sfidėn. Te Ai kishte zėnė vend tashmė ideja, imagjinata dhe fantazia e tė qenit sfidues. Ai kishte gjetur gjithashtu mjetet e armėt e domozdoshme pėr kėtė, pėr tė qenė mė nė fund krenar se kishte realizuar amanetin e njerėzve tė tij tė dashur, tė cilėt ishin sakrifikuar pėr kėtė vend. Nė mbi dymilion shqiptarė tė Kosovės do tė gjendeshin sė paku njėmijė ose dymijė tė tillė qė mendonin e besonin nė ato qė besonte Ibrahim Rugova. Por ndėr tė gjithė ata qė besonin e mendonin pėr kėtė ide, vetėm Ai do tė dėshmonte se i pėrkiste njė filozofie tė re, njė mėnyre tė re tė tė menduarit dhe tė vepruarit pėr tu ēliruar nga robėria serbe.

Kjo lloj filozofie ishte formuar nė qenien e Ibrahim Rugovės pėrfundimisht nė kohėn kur Ai kishte marrė kontakt me njohuritė filozofike gjatė studimeve nė universitet. Nė auditoret e Universitetit tė Prishtinės Rugova kishte pėrvetėsuar me pasion tė dyfishtė rrjedhat historike tė kombit qė ai i pėrkiste, tė shqiptarėve si dhe paardhėsve tė tyre, iliro-dardanėve. Aty Ai kishte mėsuar me pasion figurat e shquara tė kombit shqiptar si dhe filozofinė e mendimtarėve tė mėdhenj tė tyre. Pjetėr Bogdani, ndoshta ishte personaliteti dhe udhėheqėsi i madh i shqiptarėve, tek i cili Rugova gjeti adresėn e duhur pėr tu frymėzuar dhe pėr tė ideuar disa piketa tė angazhimit tė Tij politik e historik. Kėtij shkrimtari, luftėtari dhe filozofi katolik shqiptar Ai i kushtoi studimin e veēantė, me tė cilin kishte mbrojtur doktoraturėn nė Universitetin e Prishtinės.

Ndėrkaq, kushdo qė ka dėgjuar me vėmendje ligjėratat e Ibrahim Rugovės, ka vėrejtur se njohuritė e frymėzimet e Tij nga rilindasit e shquar shqiptarė ishin tipar thelbėsor i formimit politik e intelektual. Nga doktrina e rilindasve Rugova kishtė mėsuar faktin se vetėm Perendimi (SHBA-tė dhe Europa) janė e mund tė ishin adresa e vetme pėr ndėrtimin e sė ardhmes sė Kosovės. Nga ajo doktrinė Ai kishte gjetur frymėzimin pėrkatės se "Dituria, menēuria, urtėsia dhe rezistenca janė mjetet e mundėshme, tė cilat sjellin njė ardhmėri tė sigurt dhe tė ndritur".

Natyrisht qė Rugova kėto dije e maksima i kishte zgjeruar gjithashtu gjatė studimeve nė Francė dhe mė pas i kishte projektuar nė veprimtarinė e tij shoqėrore si studiues, si krijues, si letrar, si kritik dhe si gazetar. Nga prindėt kishte marrė gjithmonė kėshillėn pėr durim e urtėsi. Nga filozofia kishte mėsuar gjithnjė se kjo mėnyrė sjelljeje ėshtė mė e dobishme, humane dhe mbi tė gjitha e suksesshme. Ndonėse kishte preferuar me kėnaqėsi tė dėgjonte repertorin patriotik shqiptar, Ai u kishte rezistuar rapsodive patriotike, nė tė cilat, pėrveē grykės sė pushkės e grykės sė topit, nuk gjente vend kėnga e melodia pėr filozofinė e tė menduarit e tė duruarit, si mjet edhe pėr tu ēliruar nga njė sundim i huaj.......
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė