Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-09, 23:02   #12
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

4. Ta lexosh mendimin filozofik tė Ibrahim Rugovės



Principi rugovian, se ato ngjarje ishin ēeshtje e brendshme e Serbisė, bėnte njėkohėsisht me dije se "Kosova ndjehej de facto jashtė Serbisė". Koha kishte dėshmuar largpamėsinė e Rugovės. Kur Ai nuk kishte pranuar ti bashkohej institucioneve tė shtetit serb e as protestave tė opozitės serbe, pak kush mendonte se opozita antiMilosheviē dhe vetė diktatori serb ishin e njėjta gjė dhe kishin tė njėjtin qėndrim antishqiptar nė ndjenja e nė principe. Ndėrkohė Rugova kishte thėnė prej kohėsh se nė raport me Kosovėn si pozita (shteti i dhunshėm serb), ashtu dhe opozita, pra, si Milosheviēi, ashtu dhe Drashkoviēi, Shejshel apo tė tjerė nuk kishin asnjė ndryshim esencial e joesencial. Qė nė qershor tė vitit 1990 Rugova pėrcaktonte qartė nė pėrgjigje tė njė gazetari kroat, kur bėnte pyetjen retorike: "Ju lutem shumė ēfarė dallimi ka ndėrmjet Milosheviēit, Qosiēit e Drashkoviēit kur ėshtė nė pyetje Kosova dhe shqiptarėt? Kurrfarė. Tė dyja janė kombėtarisht ekstreme dhe si tė tilla plotėsojnė dhe ndihmojnė njėra-tjetrėn. Sipas kėsaj, me gjasė mund tė konkludohet se nė zgjedhjet eventuale nė Serbi do tė fitojė ai qė do tė jetė mė ekstrem dhe mė jotolerant. Eshtė e mundur qė pėrsėri nė shpinė tė Kosovės tė fitohet apo tė humbet pushteti nė Serbi..." ( ) Ibrahim Rugova: Intervistė nė revistėn e Zagrebit "Hrvatski rubikon", qershor 1990.

Ky pėrceptim i Rugovės nė vitet e fillimit tė veprimtarisė sė tij politike kishte shumė rėndėsi pėr faktin se shėrbente si bazė njohjeje pėr tė ndėrtuar strategjinė e qėndrimeve tė rezistencės shqiptare. Por ky ėshtė vetėm njė rast i shqyrtimit tė aftėsisė pėrceptuese tė liderit shqiptar tė Kosovės. Tė gjitha definicionet e tij, tė gjitha "nenet" e pashkruara si nė njė konventė ose memorandum, qė ai ka formuluar, kanė pėr bazė parimin filozofik tė njohjes nė themel jo vetėm tė teorisė, por edhe tė praktikės sė zhvillimeve, tė mentaliteteve qė pėrplasen, tė karaktereve qė i kundėrvihen njėri-tjetrit. Ibrahim Rugova ishte njė njohės i shkėlqyer i historisė kombėtare tė shqiptarėve si dhe i historisė ballkanike e mė gjerė. Ishte njė periudhė mjerimi, kur disa njerėz tė ideoligjizuar dhe pa kurrėfarė gjykimi pėr tė ardhmen kishin kundėrshtuar gjithēka kishte propozuar presidenti historik i Kosovės sa i pėrket simboleve tė shtetit tė ri. Ishte njė shenjė e injorancės nė kulturė, nė dije e nė gjithēka djegja e flamurit, tė cilin Rugova e kishte propozuar dhe duartrokitja e njė flamuri pa identitet, tė cilin e ka skicuar komuniteti ndėrkombėtar.

Ndonėse Ai kishte studiuar letėrsi dhe ishte shquar nė fushėn e kritikės letrare, kjo e kishte ndihėmuar qė tė gėrmonte me pasion nė gjurmėt e histrorisė dhe tė realizonte lidhjet e kuptimeve qė ekzistonin nė zingjirin e ngjarjeve historike tė zhvilluara. Vetėm njė kritik letrar i afirmuar dhe njė teoricen i shquar nė kėtė fushė, duke pasur pasion studimin e historisė e tė kulturės sė popullit tė tij si dhe tė popujve qė e rrethojnė atė, mund tė arrinte nė pėrfundime aq tė sakta e tė qėndrueshme dhe mund tė ishte i prerė dhe i vendosur nė maksimum nė principet dhe qėllimet e tij nacionale e politike......



5. Papa Gjon Pavli i II dhe Nėnė Tereza frymėzimi i Presidentit



Nė zyrėn e Presidentit gjithnjė vizitorėt do tė pėrballeshin me dy portrete: Atė tė Papa Gjon Pavlit tė II dhe portretin e Nėnė Terezės. Tė dy kėta "idhuj" tė Rugovės kishin zėnė vend nė faqet e murit tė kėsaj zyre, sepse mbeteshin frymėzimi i liderit legjendar, ndaj dhe ishin shndėrruar nė ikonė e qėndrimeve tė Tij moderatore e njėkohėsisht radikale.

Papa Gjon Pavli i II vinte nga njė vend ish-komunsit, Polonia. Vendi i tij kishte afėrsisht njė pėrvojė historike si edhe tė Kosovės e tė Shqipėrisė, pra si tė shqiptarėve. Polonia ende sot jeton me paragjykimet reale e jo reale tė "rrethimit" nga armiqtė e saj. Nė rastin e vlerėsimit tė Rusisė dhe me karakterin imperialist qė ajo manifeston, mund tė pėrligjet "Frika e vazhdueshme polake". Nė rastin e Gjermanisė, ndoshta kjo "frikė" ėshtė e mbingarkuar.

Papa Vojtila, ashtu si Rugova, i kishte pėrjetuar dhimbjet e vendit tė tij tė kėrcėnuar sa nga Lindja dhe nga Perendimi. Ndėrkohė Rugova kishte pėrjetuar dhimbjet nacionale, familjare e personale tė kombit tė tij tė kėrcėnuar kryesisht nga veriu e nga jugu i gadishullit ballkanik, por jo pak dhe nga Lindja e kėtij gadishulli. Kėto dhimbje i bashkonnin kėto dy figura tė pėrbotshme, ndaj dhe Papa kishte manifesuar vendosmėrinė e tij pėr tė qėndruar nė krah tė Kosovės, ndėrkohė qė Rugova kishte dėshmuar se e respekton dhe e nderon deri nė amshim personalitetin, figurėn dhe veprėn e Papės sė Vatikanit......
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė