Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-09, 23:03   #14
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

3. Arkitekti i shtetit tė pavarur, tė lirė e demokratik



Si "Babi i Kombit", Ibrahim Rugova, ishte identifikuar qė atėherė kur Ai e kishte sendėrtuar shtetin e pavarur ēdo ditė, ēdo javė, ēdo kohė. Ai ndėrtoi institucionet e shtetit, parlamentin, institucionin e presidentit, qeverinė. Ai ndėrtoi njė sistem paralel arėsimimi e taksash, njė sistem tė vetin shėndetėsor. Ai, si me magji, i largoi, i izoloi, i shmangu tė gjitha kontaktet me regjimin pushtues serb. Ai veproi si lider i njė vendi nė pushtim, si udhėheqės i njė shteti nė kushtet e njė sistemi kolonial. Ai nuk kishte ushtri, nuk kishte polici, gjyqe e prokurori, mjete, tė cilat i ka ēdo shtet normal. Por jo pėr fajin e tij, edhe pse disa hije vazhdojnė ta fajėsojnė. Nė njė vend tė pushtuar e nė njė koloni nuk do tė kishte mundur askush tjetėr tė bėnte mė shumė se sa ka bėrė Rugova. Secili mund tė bėjė aventura pėr faktin se ėshtė lehtė tė jesh aventurier, por aventura qė sakrifikon njė komb ėshtė mė shumė se papėrgjegjėsi. Prandaj dhe Ibrahim Rugova i urrente aventurat. Rugova nuk ndėrtoi vetėm njė jetė paralele nė vend. Ai ndėrtoi tė parėn strukturė politiko-shoqėrore e shtetėrore postkomuniste nė Kosovė e njė ndėr tė parat nė shoqėritė lindore totalitare tė asaj kohe.

Tė udhėhiqje dy milion qytetarė me forcėn e moralit politik dhe filozofinė e shtetit paralel, ti disiplinojė kėta qytetarė nė kėrkesat politike dhe lėvizjet protestuese pėr liri e pavarėsi, tė drejtoje jetėn e njė kombi me forcėn e ideve dhe jo me forcėn e ndonjė ligji pėrkatės si dhe mjeteve tė dhunės, tė garantoje ekzistencėn fizike, materiale dhe shpirtėrore tė njė kombi, pa patur asnjė instrument fuqie pushtetore, pėr optimistėt mė tė mėdhenj tė globit do tė ishte njė utopi, pėr skenaristėt e filmave hollivudianė do tė ishte thjesht njė burim fantazie. Ibrahim Rugova i kishte realizuar kėto me forcėn e moralit dhe jo tė politikės, me forcėn e arėsyes dhe jo me forcėn e armėve, me forcėn e integritetit tė tij dhe jo me sjelljet servile.....



4. Heroi i Pavarėsisė



Alternativa e Rugovės dhe koncepti i Tij pėr shtetin e pavarur tė Kosovės kanė bėrė qė Ai tė thirret nė jetėn e pėrditshme edhe si "Hero i Pravarėsisė". Jo thjesht pėr faktin se Ai nė ēdo rast, nė konferenca shtypi e nė intervista, nė pritjet zyrtare e nė vizitat miqėsore jashtė Kosovės e kishte elaboruar kėtė opcion mė kėmbėnguljen rugoviane. Jo thjesht pėr atė se me mijėra herė e kishte pėrsėritur frazėn "Kosova njė vend i lirė, i pavarur e demokratik, nė fqinjėsi tė mirė me Serbinė e Shqipėrinė". Por se pėr realizimin e kėtij koncepti Ai ishte treguar ekstremisht i vendosur dhe pakompromis, duke i detyruar bashkėbiseduesit e Tij, qofshin kėta dhe kundėrshtarė tė pavarėsisė sė Kosovės, qė ta pėrtypin dhe ta marrin nė vėmendje projektin e Ibrahim Rugovės.

Aq shumė ishte pėrkushtuar Rugova ndaj pavarėsisė sė vendit sa edhe kur rrjedhat shkonin nė dobi tė shqiptarėve, edhe atėherė kur ato ktheheshin kundėr tyre, Ai nuk harronte tė pėrsėriste domozdoshmėrinė e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės me vetėvendosjen pėr pavarėsi. Nė respekt tė linjės sė Tij pėr njė rezistencė paqėsore, Ai e shihte si mundėsi dhe nevojė njė periudhė tranzitore, qė Kosova tė vihej nėn kontroll civil ndėrkombėtar, me prani tė NATO-s nė vend, pėr tė ruajtur sigurinė, paqen dhe stabilitetin vendor e rajonal. Kėto opcione Rugova i kishte elaboruar pėrpara se Ushtria Ēlirimtare e Kosovės tė bėhej e njohur nė opnionin shqiptar e atė ndėrkombėtar.....



5. Rugova, pavarėsia dhe historia e re e Kosovės.



Nė kohėn qė lideri karizmatik i shqiptarėve, Ibrahim Rugova, gjatė Luftės kishte qėndruar nė Prishtinė, Ai ishte marrė peng familjarisht nga Milosheviēi. (Lexuesi ėshtė i lutur ta shohė njė fotografi tė botuar nė internet nė adresėn -http://ėėė.spiegel.de/fotostrecke/fotostrecke-12225-3.html- botuar nga revista "Spigel" nė Gjermani dhe do tė dallojė faktin se Ai ishte thjesht peng nė Beograd). Megjithatė nė njė kapitull tjetėr jepen fakte dhe argumente tė bollshme pėr tė provuar tė kundėrtėn e atyre qė thonė se "Rugova ishte palė mė Milosheviēin". Dirigjent i kėtij kori orkestrues ka marrė pėrsipėr tė jetė ish-ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, pseudohistoriani, Paskal Milo.

Ky ėshtė njė kapitull i veēantė i njė historie tė trishtueshme e tė dhimbshme, tė cilėn e kishin shkaktuar serbėt barbarė nga njėra anė dhe e kishin instrumentalizuar sherbėtorėt e Beogradit nė qeverisjen e atėhershme tė Tiranės. Tė dy palėt kishin synuar likuidimin politik dhe asgjėsimin e filozofisė dhe strategjisė sė Ibrahim Rugovės. Tė dy palėt ishin marrė vesh nė Kretė e nė kulisa tė tjera pėr mėnyrėn si do ta nxirrnin Rugovėn nga loja.

Prandaj dhe shqiptarėt e Kosovės nuk i kishin besuar e nuk i besojnė akuzat pėr "tradhėti". Ato ditė kur gumėzhinin megafonėt serbo-sllavo-filoserbė nė Tiranė e gjetkė, shumica dėrmuese e shqiptarėve tė Kosovės shpreheshin se nuk i besonin asaj propagande. Prandaj dhe nė zgjedhjet lokale tė vitit 2000 e nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė vitit 2001 Ai ishte rikonfirmuar si udhėheqės i pakontestueshėm. Nė marsin e vitit 2002 do tė rizgjidhej si president i Republikės sė Kosovės dhe do tė kryesonte tė gjitha tryezat e pėrpjekjet e shqiptarėve pėr tė sjellė 17 shkurtin e vitit 2008. Opcioni i Tij i bisedimeve pėr statusin e Kosovės ishte vetėm Pavarėsia. Ai kishte thėnė se ka edhe njė opcion tjetėr: Bashkimin me Shqipėrinė, por pavarėsia mbetej si kompromis.....
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė