Tema: 20 Vjet LDK
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-09, 02:21   #38
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 20 Vjet LDK

Presidenti krijoi pėr qytetarėt Lirinė dhe Shtetin bashkė

Aktualisht nė Kosovė, politikanė qeveritarė e parlamentarė foduj, vazhdojnė tė besojnė por edhe tė zbatojnė politikė proletare, marksiste leniniste tė stilit: Sa tė ekzistojė shteti, nuk mund tė ketė liri. Kur tė krijohet liria, nuk do tė ketė shtet?! Po bie erė frike enveriste sepse qytetarėt kanė frikė pa pėrmasa prej shtetit tė zhytur nė krim tė organizuar, korrupcion, prostitucion politik e njerėzor. Aty tashmė ka mungesė fjale tė lirė dhe heshtje bizare tė shumė individėve, nga punėtori te akademiku qė s’kanė integritet human as intelektual. Ata heshtin, vėzhgojnė si shteti u jep terr nė vend tė dritės, si shteti i vjedh nė vend se tė krijojė sė paku hapėsirė pėr punė, si shteti vret qytetarė e politikanė vetėm sepse nuk mendojnė sikur ata qė sot udhėheqin…Gjenerali francez Ēarlls De Gol ka konkluduar se se politika ėshtė ēėshtje tepėr serioze pėr t’ua lėnė politikanėve?! Ai ka
pohuar se politikanėt nuk besojnė kurr nė atė ēka flasin. Tash, gjejeni ku mund tė hyjė kryeministri aktual i Kosovės nė k’tė pak rrėmujė mendimesh! Ose, a mundet ai tė kujtohet si ushtarak apo politikan, apo tė dya bashkė qė bėjnė baras me SHIK?! O zot njė gazetar ka pohuar se Thaēi po demonizohet! A thua more Zot a mund tė tė demonizojė dikush tjetėr pėrveē vetvetja?! Sa do tė dėshironim qė udhėheqėsit e sotėm tė kishin vetėm pak nga ajo filozofia politke dhe intelektuale e Jotja President i dashur…Ah sa shumė duam tė ishte krejt ndryshe. Qė me sy e ball hapur tė vinim e tė rrėfenim pėr pėrparimin e shtetit qė ndėrtove. Por e kanė thėnė se madhėshtia e projektit tė pavarėsisė sė njė populli ėshtė gjithnjė njė vepėr intelektuale. “Rugova bėri njė jetė shpesh tė mbyllur nga hapėsira publike, por e pėrjetoi kėtė me njė dimension tė ndritshėm prej intelektuali. Siē thotė njė studiues: shpirti i njė intelektuali tė vėrtetė ėshtė i ndriēuar sė brendshmi, krejt qenia e tij konsiston nė ndjenjėn e pėrgjegjėsisė pėr fatet e njerėzimit. Shenjat e jashtme tė kėsaj gjendjeje janė thellėsia, bindja, mosmarrja me gjėra tė kota. Rugova ishte njė intelektual i tillė. Njė i moderuar, pacifist dhe asnjėherė retorik…kujtoj njė nga mija reagime e dhembjeje tė shprehur nė gjithė rruzullin tokėsor kur na le nė mjerimin tonė dhe bėre tutje nė pavdekėsi President i dashur…
Udhėheqja e sotme nuk konsiston fare me intelektualizmin nė lidership apo veprimin profesional, fare hiq me pėrgjegjėsinė pėr fatin e qytetarit. Dejvid Filips, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit “Eli Vizel pėr Njerėzimin”, i themeluar nga laureati i Ēmimit Nobel, shkrimtari Eli Vizel ka pohuar se e ka njohur Dr. Rugovėn pėr thuajse 20 vjet. “U takova me tė para pak muajsh nė Prishtinė. Ai tha hapur se e dinte qė do tė vdiste, por shprehu vendosmėrinė pėr tė parė pėrmbushjen e suksesshme tė negociatave”, ka thėnė Filips. Ai tha se ėshtė njė realitet tragjik qė tė kujton Moisiun nė Bibėl, i cili pėr 40 vjet u end nė shkretėtirė, por nuk u lejua tė futet nė tokėn e shenjtė. Ja sepse rrugėtimi i Presidentit Rugova ishte madhėshtor po aq sa tragjik! As madhėshtorja dhe as tragjikja nuk bėnė qė pasardhėsit e tij tė shkojnė atyre hapave tė matur e tė vendosur pėr tė vazhduar nė ndėrtimin e shtetit dhe lirisė pėr tė cilėn aq shumė vuajnė sot qytetarėt e Kosovės…

Koha e Rilindasit tė shekullit XX po vjen

Teksa dua tė mbledh gjithė ato letra e libra mbi mermer loti shuan etjen…Mėkatin qė do ta kem bėrė duke folur do ta mbaj dhuratė nostalgjie e kujtimi. Medaljon shprese pėr kohėn e Presidentit Rugova qė po vjen…ajo nuk do tė njohė dhunė psikologjike institucionesh, ajo do tė tejkalojė pengesat e lirisė sė fjalės, do ta rrėzojė pėrdhe korrupcionin dhe do ti thotė lamtumirėn zhvatjeve dhe abuzimit tė lirisė pėr jetė e mirėqenie…Ibrahim Rugova, ky shqiptar i madh, politikan, vizionar, humanist, qė i kalon pėrmasat e vendit dhe tė kohės nė tė cilėn jetojmė. Se si mė pėrfytyrohet figura e Jozefina Topallit nė veshje tė Nanės Tereze teksa predikon dhe thotė: Si shqiptarė ndjehemi krenarė qė e patėm mes nesh dhe ndiejmė dhimbje pėr humbjen e kėtij rilindasi tė shek. XX, si politikanė do tė ndiejmė pėrherė boshllėkun qė Presidenti Rugova me menēurinė, maturinė, bonsensusin e pashoqtė tij pėr paqe
dhe demokraci, lė nė skenėn politike nė rajon dhe mė gjerė. Si qytetarė do tė ndiejmė mungesėn e humanistit tė madh…. I mbledh letrat, por lotėt nuk mundem! Nuk mund ta mbeldh as dhembjen dhe as dėshirėn pėr tė pasur pak mundėsi qė tė tė gėzojmė President i dashur…Ah po, sė paku po lindin fėmijė e po pėrkunden djepa. Me ninullėn e Gandit tė Ballkanit, me melodinė e e ecjes tande prej njė Misionari mbi k’tė tokė…Mbrėmja po bie mbi kryeqytet dhe mė nuk e kam hall nėse mė shohin tė ēmendur…as nėse do tė mund tė mė arrestojnė pėr ndonjė vepėr tė imagjinuar siė di SHIK…Qeshem e ēajė njėkohėsisht dhe dėgjoj nė tingujt e erės fjalėt e urimit Tuaj President i dashur: Nė natėn e gėzimit tė Vitit tė Ri, kur tė gjithė gjendemi nė frymėn e festės, Ju shpreh urimet e mia tė pėrzemėrta me dėshirat mė tė mira pėr lumturinė Tuaj dhe tė Familjeve Tuaja…njė Kosovė e pavarur demokratike e integruar nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi permanente me SHBA, do tė hapte perspektiva tė reja pėr zhvillimin ekonomik dhe do tė bėnte Kosovėn anėtare tė kombeve tė lira tė botės sė lirė…Nė kėtė orė gėzimi i kujtojmė me krenari tė gjithė ata qė ranė pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e Kosovės. Do tė bėjmė njė angazhim mė tė madh pėr ndriēimin e fatit tė tė zhdukurve…Nė kėtė natė gėzimi t’i bėjmė bashkė dėshirat, vullnetin e mirė dhe veprimet pėr njė Kosovė me prosperuese, mė tė fortė e mė tė lumtur…Mirė u pafshim nė kohėn Tande qė po vjen President i dashur…!
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė