Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-01-10, 17:03   #19
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Akademi Perkujtimore edhe ne DARDANI!!


Gjithmonė Rugova!

Editorial i "BOTA SOT"
Tashmė nuk ka kurrfarė dyshimi, personaliteti mė i madh shqiptar i shekullit XX ėshtė Presidenti Historik Ibrahim Rugova. Por vetėm edhe dy a tre individėve problematikė, e jo hiē mė shumė, tashmė Rugovėn si tė tillė, si personalitetin mė tė madh tė shekullit XX, e pranojnė edhe armiqtė e dikurshėm tė tij. Tash pėr sė vdekuri, edhe kėta ia pranojnė dhe ia njohin meritat qė kishte nė krijimin e Lėvizjes popullore shqiptare nė Kosovė, nė diasporė dhe nė tė gjitha vendet ku jetojnė shqiptarėt, madje edhe nė Maqedoni e nė Shqipėri. Por a mjafton kjo qė tashmė e pranojmė veprėn e madhe tė figurės mė karizmatike politike dhe letrare intelektuale tė Rugovės? Kjo pyetje del e rėndėsishme, nėse kėtu pėrpiqemi ta kujtojmė njė fakt qė nuk i shkon nė favore skenės politike aktuale, jo vetėm, nė Kosovė, por edhe mė gjerė nė vendet shqiptare! Nė fillim, njė vit pas vdekjes sė Presidentit Historik, u vėrejt njė pėrpjekje, do zoti jo e organizuar, qė Rugova tė pėrmendet vetėm spontanisht dhe vetėm si figurė historike nė portretimin e tij apologjik, e jo analizimit tė koncepteve tė tij politike, qė i nevojiteshin kohės menjėherė pas vdekjes sė tij, dhe qė i nevojiten edhe sot mė shumė se kurrė. Zhvillimi nė proces i ngjarjeve nė Kosovė, gjithnjė e mė shumė, do ta imponojė domosdoshėm zgjidhjen definitive tė statusit tė pavarėsisė sė Kosovės, por edhe mė gjerė, zgjidhjes sė ēėshtje shqiptare nė tėrė kompleksivitetin e saj historik si ēėshtje e anashkaluar nacionale nga fuqitė e mėdha, e jo si ēėshtje qytetare, etnike a multietnike, njėsoj. Rugova jo vetėm sot qė po e imponon nevojėn pėr impelementimin e koncepteve tė tij politike nė praktikė, por kjo do tė jetė nevojė edhe e tė nesėrmes, qė tė mos themi ai do tė jetė gjithmonė njė ideolog i madh i ēėshtjes kombėtare shqiptare, nacionale, njė udhėrrėfyes i pagabueshėm. Pra sa mė shumė qė kalon koha, aq mė e madhe do tė paraqitet nevoja qė tė nisemi rrugės sė konceptit rugovjan pėr zgjidhjen definitive tė problemit tė kontestuar ende shtetformues tė shqiptarėve. Ishte lideri i parė shqiptar i pranuar dhe i njohur nga tė gjithė faktorėt vendimmarrės tė skenės politike botėrore, njeri i pakontestuar, njeri qė ushtronte autoritetin e tij nė mėnyrėn mė origjinale, lider qė argumentin e evropizmit shqiptar e internacionalizoi me njė “lehtėsi” ta paimagjinueshme. “Lehtėsi” pikėrisht pėr shkak se Rugova nė mėnyrė kreative intelektuale “seleksiononte” argumentet qė shkojnė nė favor tė djepit evropian tė shqiptarėve, dhe jo vetėm ato historike kulturore, por edhe ato historike politike. Nuk ishte Rugova intelektuali i parė nė skenėn politike shqiptare, por ishte ndėr tre katėr tė tjerėt, e jo mė shumė, qė njihen qė nga koha e Rilindjes Kombėtare. Por nėse ėshtė Rugova nė rrethin e ngushtė tė plejadės sė politikanėve intelektualė tė shqiptarėve, atėherė ėshtė i pari ndėr ta qė arriti tė bėhej figurė botėrore karizmatike, njeriu qė mė shumė sesa tė gjithė tė tjerėt (pos Skėnderbeut) arriti ta afirmojė ēėshtjen shqiptare, ta afirmojė me tėrė seriozitetin e argumenteve etnike dhe historike qė janė nė favor tė shqiptarėve nė mėnyrė tė pakontestueshme. Koha e Rugovės nuk kalon, ajo, pėrkundrazi, gjithmonė vjen, dhe sa mė shumė qė vjen koha e tij, aq mė tė aftė do tė jenė shqiptarėt nė punėn e shtetformimit tė tyre definitiv. Rugova ėshtė i pavdekshėm!


Pamje nga Akademia Pėrkujtimore me rastin e 4 vjetorit tė vdekjes sė Presidentit Rugova



Kryeministri i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi me gjithė kabinetin e tij qeveritar, ka bėrė homazhe dhe vendosur lule mbi varrin e presidentit tė ndjerė Ibrahim Rugova, nė Lagjen Velania tė Prishtinės. “Nė kėtė ditė mund tė them kur edhe po e shėnojmė dy vjetorin e Kosovės shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, ėshtė nderimi dhe pėrkujtimi shtetėror i Qeverisė sė Kosovės pėr kontributin shtet formues dhe demokratizues tė vendit tonė, pėr personalitetin e presidentit Ibrahim Rugova i cili do tė pėrkujtohet me pietetin mė tė lartė prej shtetit tė Kosovės dhe qytetarėve tė Kosovės”, theksoi Thaēi.
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga panta_rhei : 21-01-10 nė 17:05
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė