Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-01-13, 16:48   #210
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ndėrroi jetė presidenti i Kosovės Dr Ibrahim Rugova

Atifete Jahjaga: Vendimet e Rugovės, na sollėn lirinė


Presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga, nė shtatėvjetorin e vdekjes sė Presidentit tė Parė tė Kosovės, Ibrahim Rugova, bėri homazh dhe vuri lule mbi varrin e tij nė lagjen Velania tė Prishtinės.

Presidentja Jahjaga mė pas vizitoi familjen Rugova, ku u prit nga bashkėshortja dhe familjarėt e Presidentit Rugova.

Nė vijim tė aktiviteteve tė shėnimit tė kėtij pėrvjetori, nė Teatrin Kombėtar, nė patronazhin e Presidentes Jahjaga, u mbajt Akademia pėrkujtimore pėr Presidentin Rugova.

Nė kėtė Akademi, Jahjaga tha se jeta dhe veprimtaria e Presidentit tė Parė tė Kosovės, tė Presidentit historik, Ibrahim Rugova, na bėnė tė ndjehemi krenarė pėr rrugėn qė si popull bashkėrisht e kemi kaluar.

“Ne sot, duke i vlerėsuar tė arriturat tona, me pietetet i kujtojmė tė gjithė ata qė u sakrifikuan, qė ranė nė altarin e lirisė, qė punuan pėr tė mirėn e popullit dhe tė atdheut, qė u shkrinė nė pėrkushtimin pėr tė qenė tė lirė dhe zot nė trojet tona. Pėr Republikėn e Kosovės shtet sovran dhe tė pavarur, vend anėtar nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO, anėtare nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara dhe nė tė gjitha organizatat dhe nė mekanizmat ndėrkombėtar dhe nė miqėsi tė pėrjetshme me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės”, ka thėnė Jahjaga.

E gjithė kjo rrugė, ky vizion, sipas saj, “na bėnė qė tė nderojmė dhe tė kujtojmė me respekt tė thellė liderin, arkitektin e pavarėsisė, udhėheqėsin tonė largpamės i cili pėrfundimisht e orientoi vendin e popullin tonė drejt Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, nė pėrqafim tė vlerave perėndimore”.

“Ne sot e kujtojmė Presidentin e parė tė shtetit, i cili nė kohė tė vėshtira, diti tė marrė vendime tė rėndėsishme qė i dhanė kahe historisė duke e pėrcaktuar pėrfundimisht fatin tonė si popull dhe tė ardhmen e atdheut”, theksoi presidentja Jahjaga.

E para e vendit u shpreh se nė nisje tė shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė, nė parakohėn e dominimit tė hegjemonizmit, qė rrinte kėrcėnueshėm mbi fatet e popujve, Ibrahim Rugova e zgjodhi rrugėn e krijimit tė mendimit filozofik e politik tė pikėpamjes sė atdhetarizmės tė formėsuar, si filozofi e politikės aktive paqėsore, qė mobilizoi popullin e etshėm pėr liri, pėr pavarėsi e pėr demokraci, pėr zhvillim tė jetės pluraliste, pėr avancim tė proceseve demokratike dhe pėr shtet ndėrtim.

“Dr. Ibrahim Rugova sė bashku me intelektualėt e tjerė krijoi dhe udhėhoqi Lidhjen Demokratike tė Kosovės, partinė e parė Demokratike nė historinė tonė, qė vepronte publikisht, e orientuar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimin Evropian. Sė bashku me partitė e tjera krijoi jetėn shumėpartiake pėr shtet ndėrtim duke iu kundėrvėnė me shumė sukses sistemit okupues. E gjithė kjo punė dhe veprimtari e bazuar mbi vlerat dhe standardet demokratike, Kosovėn dhe tė gjithė qytetarėt e saj i drejtoi nė gjirin e popujve dhe tė shteteve tė lira tė Evropės”, theksoi Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

Jahjaga kujtoi se si me nismėn e liderit Ibrahim Rugova, u Krijua Kėshilli i Partive Politike tė Kosovės, e mė vonė edhe Kėshilli Koordinues i njėmbėdhjetė Partive Politike Shqiptare nė Jugosllavi, qė mbi bazėn e barabartė tė parlamentarizmit, ndėrtoi dhe miratoi “Platformėn Politike pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare nė ish Jugosllavi”.

“Duke bashkėrenduar tė gjitha aktivitetet ndėrtoi njė sistem efikas qeverisjeje e administrimi pėr Republikėn e Kosovės, shtet demokratik dhe tė lirė, tė gjithė qytetarėve tė barabartė. Dr. Ibrahim Rugova ishte strategu i shtetit tė Kosovės, i Republikės sė Kosovės, qė e kishte legjitimitetin e pėrkrahjen e gjithėmbarshme popullore dhe bazėn legale tė veprimit e tė funksionimit”, u shpreh Jahjaga.

“Filozofia politike rugoviane karakterizohej si njė politikė aktive paqėsore e bazuar nė pėrvojėn historike tė mbijetesės sė popullit tonė. Ishte ky njė program politik i pėrshtatur rrethanave tė kohės pėr krijimin e kushteve pėr ēlirim, duke ruajtur qenien biologjike dhe tėrėsinė territoriale. Filozofia e Rugovės ndėrkombėtarizoi ēėshtjen e Kosovės duke fituar pėrkrahje duke demaskuar politikėn agresive hegjemoniste”.

“Presidenti Rugova shpresonte shumė qė nė Kosovė do tė mund tė evitonte luftėn kundėr popullit tė pambrojtur, duke llogaritur se bota pėrparimtare kishte marrė mėsim nga luftėrat e pėrgjakshme nė Kroaci dhe nė Bosnje dhe do tė parandalonte gjenocidin dhe shpėrnguljen e popullit tė Kosovės”.

“Mirėpo kur filloi lufta, dr. Ibrahim Rugova pa as mė tė voglin hezitim nė Konferencėn e Rambujesė ia kaloi udhėheqjen e delegacionit dhe rolin prijės pėrfaqėsuesve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės”, kujton Jahjaga.

Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, sipas Jahjagės, njihet pėr sintagmėn “LIRI PAVARĖSI, DEMOKRACI” qė ishte platforma e Tij politike; tė punojmė, tė fitojmė lirinė tė shpallim pavarėsinė tė ndėrtojmė demokracinė. “Kjo tashmė ėshtė bėrė realitet, ashtu si edhe vizioni pėr miqėsi tė pėrjetshme me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės”.

“Presidentit Rugova i takon edhe merita pėr ndėrtimin e partive tė orientimit properėndimor e demokratik, duke kultivuar karakterin liridashės, atdhetar dhe civilizues tė kombit duke hequr pėrgjithmonė nga kėto hapėsira ideologjinė komuniste, si njė e keqe qė i shkaktoi vuajtje popullit nė tė kaluarėn”, theksoi Jahjaga.

“Republika e Kosovės nderon bijtė dhe bijat e veta, qė kontribuuan qė ne sot tė jemi tė lirė, tė pavarur, tė barabartė e dinjitoz nė trojet tona. Presidenti Ibrahim Rugova ėshtė nė piedestalin e kėtyre intelektualėve, veprimtarėve, politikanėve qė si udhėheqės i zoti diti ta drejtoj popullin dhe atdheun drejtė tė ardhmes evropiane”, tha pėr fund, e para e vendit, Atifete Jahjaga para tė pranishmėve nė Akademinė pėrkujtimore pėr Presidentin Rugova.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė