Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-03-09, 19:56   #1
Scooby-Doo
 
Avatari i Scooby-Doo
 
Anėtarėsuar: 28-02-09
Postime: 81
Scooby-Doo i vlerėsuar jo keq
Gabim Kurani mrekullia e perjetshme

Njohja e argumenteve tė tė Dėrguarve tė Allahut dhe e mrekullive tė tyre i sjell njeriut dashurinė pėr Allahun, kujdesin pėr fitimin e dashurisė dhe kėnaqėsisė sė Allahut si dhe pėrpjekjen pėr tė fituar xhenetin, ashtu siē jep edhe fryte pėr t'iu frikėsuar Allahut dhe dėnimit tė Tij. Kjo lind edhe forcėn dhe fuqinė e brendshme shpirtėrore nė shpirtrat e muslimanėve pėr tė vepruar mirė dhe pėr t'u larguar nga e keqja. Nė kėtė mėnyrė pėrhapet e mira nė mbarė shoqėrinė, e cila jeton kėshtu njė jetė tė lumtur larg ēdo tė keqeje falė besimit nė mrekullitė e tė Dėrguarve tė Allahut.
Kurani na mėson se Allahu ka dėrguar Pejgamberė pėr popullin e vet pėr njė kohė tė caktuar. Allahu ka dėrguar Ibrahimin pėr kohėn kur ai ka jetuar, ka dėrguar Ismailin, Musain, Davudin, Nuhun e tė tjerė pėr kohėn kur kanė jetuar dhe qė tė gjithė kanė pasur mrekulli, sepse mrekullia ėshtė kusht pėr vėrtetėsinė e Pejgamberit alejhi selam. Pėrderisa tė Dėrguarit janė tė pėrkohshėm, edhe mrekullitė kanė qenė tė pėrkohshme, por pėrderisa Pejgamberi ynė, Muhamedi alejhi selam, ėshtė Pejgamber i krejt njerėzimit deri nė kiamet, atėherė Allahu aze ue xhel ia ka bėrė atij mrekullitė dhe argumentet tė vazhdueshme, tė pėrtėrira, tė pėrgjithshme e tė pėrhershme nė ēdo kohė dhe nė ēdo gjeneratė, pėr tė gjitha shtresat e njerėzve. Kurani i Madhėruar ėshtė mrekullia mė e madhe, mrekullia mė e qėndrueshme qė ekziston mes nesh, nė duart tona. Nė Kuran e gjen veten gjuhėtari, biologu, sociologu, mjeku, astro-nauti, neuropsikiatri, gjeografi, historiani, gjeodezisti, meteo-rologu, marinari dhe shumė e shumė tė tjerė. Njė numėr jo i vogėl njerėzish nė mjedisin tonė mendojnė se feja jonė ėshtė vetėm namaz, agjėrim, zekat dhe haxh, se nuk ėshtė mė koha qė tė merremi me fe e ta humbim kohėn me tė, por ata nuk duhet tė harrojnė se Kurani ėshtė mrekullia mė e madhe qė ka ekzistuar ndonjėherė nė botė dhe se kjo mrekulli ėshtė e pėrgjithshme dhe e pėrhershme.

Para mė shumė se 14 shekujsh, Kurani ka pėrmendur disa mrekulli tė cilat shkencėtarėt e mėdhenj botėror po i vėrtetojnė sot. Allahu u drejtohet shkencėtarėve dhe njerėzve tė menēur me fjalėt: “Ne do t'ua bėjmė atyre tė mundshme qė t'i shohin argumentet Tona nė horizonte dhe nė veten e tyre derisa t'u bėhet e qartė se ai (Kurani) ėshtė i vėrtetė. A nuk mjafton qė Zoti yt ėshtė dėshmitar pėr ēdo gjė?” (Fusilet: 53)

Kurani ėshtė libėr udhėzimi, nuk ėshtė shpallur qė tė na mėsojė mbi kiminė, ndėrtimtarinė, mjekėsinė, bujqėsinė apo shkencat e tjera qė lidhen me jetėn nė tokė, tė cilėn Allahu ia besoi njeriut. Siē thamė nė numrin e kaluar, Allahu na dhuroi mjetet, shqisat dhe organet pėr tė mėsuar dhe kuptuar. Allahu thotė nė njė ajet tjetėr: “Lexo me emrin e Zotit tėnd, i cili krijoi (ēdo gjė). Krijoi njeriun prej njė gjaku tė ngjizur (nė mitrėn e nėnės). Lexo! Se Zoti yt ėshtė mė bujari! Ai qė e mėsoi (njeriun) tė shkruajė me pendė. Ia mėsoi njeriut atė qė nuk e dinte.” (El-Alak: 1-5). Vėrtet, Zoti ia mėsoi njeriut atė qė ai nuk e dinte, i mėsoi njeriut tė ndėrtojė njė shtėpi qė tė mbrohet prej tė ftohtit dhe vapės sė madhe, i mėsoi njeriut tė zbulojė makinėn me avull, i mėsoi njeriut tė zbulojė aeroplanin, i mėsoi njeriut tė zbulojė atomin dhe do t'i mėsojė njeriut tė zbulojė shumė e shumė gjėra tė tjera nė tė ardhmen. Pra, Allahu i mėsoi njeriut tė zbulojė gjėra tė reja tė panjohura mė parė pėr tė.

Kurani nuk ėshtė ekskluzivisht njė libėr shkencor i lidhur vetėm me kėto njohuri, por ne njerėzve na mbetet tė zbulojmė tė gjitha tė vėrtetat shkencore qė gjenden nė tė. Kurani iu shpall si udhėzim njerėzve lidhur me pyetjet mė tė rėndėsishme njerėzore. Ai udhėzon, i njeh njerėzit me Zotin e tyre, u tregon prej se i ka krijuar dhe ua sqaron rolin e tyre nė tokė. Kurani ua tėrheq vėmendjen njerėzve pėr atė se ku do tė pėrfundojė njeriu dhe se ēfarė e pret pas vdekjes. Kurani tregon metodat mė tė mira me tė cilat njeriu do ta ndėrtonte jetėn, sjelljen dhe moralin e vet si dhe marrėdhėniet ndėrnjerėzore.

Megjithėse Kurani nuk ėshtė libėr shkencor, ai prapėseprapė ėshtė i mbushur me ajete tė tilla. Disa nga sekretet mė tė mėdha i gjejmė tė sqaruara nė Kuran qė para 14 shekujsh, edhe pse njerėzimi, nė kohėn kur i zbriti Kurani, kėto sekrete i njihte shumė pak dhe pjesa dėrrmuese e njerėzve tė asaj kohe jetonin nė legjenda dhe thashetheme.

Kirurgu francez, dr. Moris Bukeji, i paraqiti njerėzimit njė punim shkencor, nė tė cilin mes tė tjerash thotė: “Kurani qė ne lexojmė sot ėshtė po ai Kuran qė ka recituar Muhamedi alejhi selam dhe sahabėt e tij. Dhe pėrderisa Kurani flet shumė pėr gjithėsinė, pėr fshehtėsitė e sekretet e saj, kemi mundėsi qė nėpėrmjet kėtyre tė vėrtetave, tė cilat i njeh ēdo njeri i menēur nė kėtė shekull, ta kuptojmė nėse Kurani ėshtė prej Allahut apo prej Muhamedit. Sikur Kurani tė ishte prej Muhamedit alejhi selam, atėherė Muhamedi alejhi selam paska pasur diapazon tė gjerė rreth kėtij kozmosi dhe sekreteve tė tij. Dihet se shoqėria nė tė cilėn ka jetuar Muhamedi alejhi selam ishte e mbushur me legjenda dhe thashetheme tė pabaza, atėherė edhe Kurani dhe tė dhėnat e tij pėr fshehtėsinė na qenkan tė po atij rangu, nėse Kurani ėshtė i Muhamedit alejhi selam. Mirėpo, meqė Kurani vjen prej Allahut, nė tė gjejmė tė dhėna tė shumta pėr krijesat e ndryshme dhe sekretet e tyre, tė dhėna qė i paraprijnė arritjeve shkencore bashkėkohore. Shohim se zbulimet shkencore vrapojnė pas asaj qė ka cekur Kurani mė herėt dhe sė fundi i vėrtetojnė ato zbulime e sekrete.”

Doktor Moris Bokeji ka kaluar jo mė pak se 10 vite duke mėsuar Kuranin dhe gjuhėn arabe, pastaj ka bėrė krahasimin mes Kuranit dhe zbulimeve e arritjeve tė reja shkencore. Ai i ka pėrmbledhur arritjet e tij nė njė libėr tė titulluar “Studim i librave tė shenjtė nė bazė tė arritjeve bashkėkohore”, duke vėrtetuar nė tė paprekshmėrinė e Kuranit nga devijimi, siē ka ndodhur me Tevratin dhe Ungjillin. Dr. Moris Bukeji pohon se Kurani ėshtė paraprijės i arritjeve shkencore dhe se kėt o arritje i pėrfshin ajeti kuranor: “Thuaj: “Ne do t'ua bėjmė atyre tė mundshme qė t'i shohin argumentet Tona nė horizonte dhe nė veten e tyre derisa t'u bėhet e qartė se ai (Kurani) ėshtė i vėrtetė.” (Fusilet: 53)

Sipas doktor Bukejit, jo vetėm qė nė Kuran nuk ka kundėrthėnie, tė cilat janė tė pranishme te tė gjithė ungjijtė, por natyra e Kuranit ėshtė nė pėrputhje me arritjet shkencore bashkėkohore. Lexuesi nė Kuran vėren gjėra tė cilat ėshtė e pamundur qė njė njeri nė kohėn e Pejgamberit alejhi selam t'i ketė shkruar, prandaj arritjet bashkėkohore na ndihmojnė tė kuptojmė disa ajete kuranore qė kanė qenė pa ndonjė koment deri tani”, pėrfundon doktor Bukeji. Ende kanė mbetur njė numėr jo i vogėl ajetesh kuranore tė pakuptuara, tė cilat do t'i cekim, me emrin e Zotit, nė artikujt vijues, ku do tė flasim pėr disa prej mrekullive kuranore.

E vėrteta po kuptohet dhe po sqarohet siē ka premtuar Allahu aza ue xhel, pasi po dalin nė shesh domethėniet e ajeteve kuranore mbi tė vėrtetat e kozmosit, siē thotė Allahu: “Ky, Kurani, nuk ėshtė tjetėr vetėm se kėshillė pėr botėn, e ju gjithsesi do ta kuptoni mė vonė vėrtetėsinė e tij.” (Sad: 87-88). Edhe shkencėtarėt e drejtimeve tė ndryshme, tė cilėt pretendojnė se kanė mend dhe i angazhojnė ato, do ta kuptojnė mė vonė vėrtetėsinė e Kuranit.

Gjatė shekujve me radhė, i Madhi Allah i ka shfaqur njerėzimit shumė gjėra, sidomos nė dy shekujt e fundit. Gjatė kėtyre dy shekujve Allahu u paraqiti njerėzve zbulime tė reja, tė cilat mė vonė u quajtėn “Mrekulli Shkencore tė Kuranit”, nėpėrmjet tė cilave njerėzimi kupton se Kurani zbriti nga i Madhi Allah, i Cili e di tė fshehtėn e qiejve dhe tė tokės.


__________________
"O biri Ademit! Ti nuk je asgje tjeter vetem se nje grumbull ditesh.Me kalimin e nje dite,kalon edhe nje pjese e jotja"
Scooby-Doo Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante