Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-07-11, 13:24   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Teknologjite qe do te ndryshojne boten

Robotikė evolucionare - Si mėsojnė makinat nga natyra

Robotėt janė deri tani pritės tė urdhrave tė njeriut. Por, studius tė caktuar janė tashmė njė hap pėrpara. Ata i mbajnė robotėt si kafshė pune dhe i kultivojnė ata, deri sa krijojnė njė sjellje tė dėshiruar



Roboti Nimbro nga Instituti pėr Informatikė nė Univeristetin e Bonit


Nė garat e robotėve qė zhvillohen ēdo vit ndeshen njėri me tjetrin robotė futbolli, robotė shpėtimi dhe robotė shtėpie. Ajo ēka ėshtė konceptuar si shfaqje aftėsish, pėrfundon rregullisht si paradė avarish. Si nė rastin e kėtyre robotėve tė futbollit.

"Fatkeqėsisht ekipi i Ahenit ka ca probleme me robotėt e vet, sepse pėr momentin kėta nuk po lėvizin fare..."

Robotėt problem sepse nuk parashikojnė ēdo situatė

Problemi ėshtė ky: Programuesit e software-it tė robotėve nuk mund tė parashikojnė ēdo situatė, qė mund tė shfaqet gjatė rrjedhės sė ndeshjes. Kėtė e thotė Paul Levi, informaticien nė sektorin e elektroteknikės dhe tė teknikės sė informacionit nė Universitein e Shtutgartit:

"Edhe ne tė njėjtėn gjė bėjmė gjatė lojės sė futbollit. Parashikohet njė situatė e mundshme loje. Pra: 'Mund tė paraqiten pesė situata krejt tipike'. Lojtarėt duhet t'i dallojnė ato dhe mė pas tė reagojnė siē duhet. Por kjo nuk ėshtė evolucionare!"




Roboti AILA i prezantuar nė panairin e Hanovėrit 2011

Shkencėtarėt pėr transmetimin e evolucionit tek tenika robotike

"Evolucionare" – Kjo ėshtė fjala e madhe kyē pėr shkencėtarėt e disiplinave nga mė tė ndryshmet, tė cilėt bėjnė kėrkime me robotėt. Ideja e tyre ėshtė kjo: Sikur tė arrihet, qė parimi i evolucionit tė transmetohet te teknika robotike, robotėt mund tė pėrshkojnė nė mėnyrė tė pavarur dhe krijuese rrugė zgjidhjesh, tė cilat nuk janė parapėrcaktuar prej programuesve tė software-it tė tyre. Se si funksionon kjo, kėtė Paul Levi e bėn tė qartė me shembullin e njė roboti, qė duhet tė kėrkojė djathė. Pėr kėtė roboti duhet ta gjejė vetė, se nė kėtė rast nuk i vlejnė kamerat dhe termometri i tij. Vetėm se sensori i nuhatjes i duhet edhe mė shumė se zakonisht.

"Kur ėshtė vendimtare pėr mbijetesėn, qė ata duhet tė nuhasin mirė, atėherė duhet optimuar shqisa e nuhatjes: Si e gjej djathin, pra burimin e ushqimit, sa mė shpejt? Pėr kėtė arsye reduktohet kapaciteti i veēorive tė tjera, sepse natyrisht ato nuk nevojiten vazhdimisht."

Ēka nė biologji ėshtė gjenomi, nė robotikė ėshtė software-i




Roboti Flobi nga Universiteti i Bilefeldit

Baza e evolucionit tė natyrshėm te gjallesat janė mutacionet, pra ndryshimet minimale defektoze tė materialit gjenetik. Ato zhvillohen gjatė pėrcjelljes sė gjeneve nga brezi nė brez. Nė rast se ndryshime tė tilla sjellin njė avantazh mbijetese, atėherė gjeni i ndryshuar mbizotėron pėr kohė tė gjatė. Shkencėtarėt e robotikės po e imitojnė kėtė parim sipas kėsaj skeme: Populacioneve prej deri njėqind robotėsh u jepet njė detyrė, si tė kėrkuarit pėr djathė. Ēka nė biologji ėshtė gjenomi, nė robotikė ėshtė software-i. E veēanta nė kėtė mes ėshtė kjo: Siē variojnė gjenet nė natyrė, ashtu edhe software-i i ēdo roboti ka dallime nga ai i robotėve tė tjerė. Nė kėtė mėnyrė krijohen disa variante software-i, tė cilat janė mė tė suksesshme sesa tė tjerat. Pėr shembull, sepse reagojnė mė mirė me anė tė sensorit tė nuhatjes sesa me anė tė kamerės.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė