Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-09-11, 15:25   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Teknologjite qe do te ndryshojne boten

Revolucioni teknologjik "zhduk" kartėmonedhat, nė 2014 pagesat do bėhen nga celulari






Nė vitin 2014, sipas gjigantit “Google”, 50 pėr qind e telefonave do tė jenė NFC dhe transaksionet e paguara me njė celular NFC do tė arrijnė nė 50 miliardė dollarė. Bėhet fjalė pėr teknologjinė NCF (Near Field Communication) qė mendohet se do tė ndryshojė pėrgjithmonė sektorin e pagesave tė vogla. Kjo lloj teknologjie lejon dialogimin e dy aparateve elektronikė, thjesht duke i afruar.

Ky revolucion do tė nxjerrė nė pension portofolat, bankomatet, madje edhe kartat e kreditit, tė cilat do tė zėvendėsohen nga celularėt, ose mė saktė nga “smartphone”.Duke iu referuar tė dhėnave tė “Juniper research”, kjo shifėr do tė arrijė nė vlerėn 670 miliardė dollarė, vetėm njė vit mė vonė, pra mė 2015-n. Por si funksionon teknologjia NFC? Kjo ėshtė njė mėnyrė mė e thjeshtė pagese. Do tė jetė udhėzuesi telefonik qė do tė identifikojė pėrdoruesin.

Pagesa do tė vijė nė llogarinė bankare ose nė faturat telefonike. Markat “Samsung”, “LG”, “Nokia” janė prodhuesit e parė tė “smartphone”-ve qė kanė prezantuar modelin NFC. Sė fundmi nga interneti qarkullojnė zėra se edhe “iPhone 5” do ta pėrqafojė kėtė teknologji tė re. Teknologjisė NFC i janė pėrgjigjur edhe kompanitė “Paypal”, “Google”, “Visa”, “American Express”.

Nėse e ardhmja e pagesave tė vogla do tė jetė pikėrisht kjo, atėherė pėr tė arritur aty janė tė nevojshėm disa hapa ndėrmjetės. Pėr momentin njerėzit kanė vetėm dy mundėsi nė dispozicion: nga njėra janė kartat e kreditit, qė nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve janė bosh, nga ana tjetėr pėrdorimi i mesazheve pėr tė bėrė disa lloje pagesash. Ndėrkohė po bėhen shumė prova pėr futjen e teknologjisė sė re. Njėqind persona janė bėrė pjesė e kėtij eksperimenti dhe sot, bėjnė abonime mujore nga telefoni.

Po nė Europė a ėshtė e pranishme njė risi e tillė? Njė projekt qė ka lidhje me kompanitė celulare nė Spanjė ka dhėnė shifra shumė inkurajuese. 90 pėr qind e pėrdoruesve tė “smartphone”-ve pėrdorin celularėt pėr tė paguar blerjet e tyre. Gjithashtu projekti bėn tė ditur se kur ėshtė e nevojshme, mund tė pėrdoret edhe njė sistem tjetėr i quajtur “contactless” dhe ėshtė shumė herė mė i besueshėm sesa njė kartė krediti pėr tė bėrė “blerje elektronike”.

Nė Lindje pagesat e kėtij lloji janė bėrė prej kohėsh pjesė e realitetit. Nė Japoni pėrdoruesit e teknologjisė NFC arrijnė mbi 100 milionė (tashmė blerjet me telefon janė bėrė rutinė), nė Hong-Kong njė kartė qė ka lindur mė 1997-n pėr tė paguar mjetet publike, sot ėshtė bėrė fenomen i masės, aq sa pranohet edhe si dokument identifikimi. “Octopus card”, qė gjendet nė portofolat e 95 pėr qind tė qytetarėve, pėrdoret thuajse kudo, edhe nėpėr firmat e mėdha “McDonald’s”, “Starbucks” dhe “7-Eleven”.

Nė Shtetet e Bashkuara aktorėt kryesorė mbajnė emrat “Paypal”, “Visa” dhe “Google”. Ky i fundit nė veēanti ėshtė pėrfolur shumė kohėt e fundit pėr njė sistem pagese “Google wallet” qė nuk mbėshtetet vetėm nė teknologjinė NFC pėr tė zėvendėsuar kartėn e kreditit, por ka si qėllim tė ripėrtėrijė vetė eksperiencėn e tė bėrit pazar, duke shfrytėzuar gjeo-vendndodhjen, nė bazė tė sė cilės mund tė na informojė mbi ofertat mė interesante qė ndodhen nė dyqanet rreth e rrotull nesh. Edhe pėr uljet mund tė informohemi nė mėnyrė elektronike, ashtu siē ndodh pėrtej oqeanit, gjė qė tashmė ėshtė kthyer nė njė tendencė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė