Tema: Mistika
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-06-13, 17:20   #22
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Mistika

Absurdi dhe Vetėvrasja


Marrė nga Miti i Sizifit – Albert Camus



Ka vetėm njė problem filozofik me tė vėrtetė serioz: vetėvrasja. Tė tregosh nėse jeta ia vlen apo nuk ia vlen tė jetohet, do tė thotė ti pėrgjigjesh pyetjes themelore tė filozofisė. Tė tjerat, nėse bota ka tri pėrmasa, nėse shpirti ka nėntė apo dymbėdhjetė kategori, vijnė mė pas. Kėto janė lojėra; nė fillim duhet t’i pėrgjigjesh kėsaj pyetjeje. Dhe, po qe e vėrtetė ajo qė thoshte Niēja se njė filozof, pėr tė qenė i respektuar, duhet tė predikojė nėpėrmjet shembullit tė vet, kuptohet rėndėsia e kėsaj pėrgjigjeje, meqė ajo do t’i paraprijė veprimit pėrfundimtar. Kėto tė vėrteta janė tė kuptueshme pėr zemrėn, po duhet t’i thellosh pėr t’i bėrė tė qarta pėr arsyen. Nėse do tė kėrkoj tė dalloj njė problem tė ngutshėm nga njė tjetėr, duhet tė marr parasysh veprimet qė jam i detyruar tė kryej. Asnjėherė nuk kam parė njeri tė vdesė pėr hir tė argumenteve ontologjike. Galileu, i cili zotėronte njė tė vėrtetė shkencore tė rėndėsishme, e mohoi me shumė lehtėsi sapo iu vu jeta nė rrezik. Nė njėfarė kuptimi, ai bėri mirė. Nuk ia vlente tė humbje jetėn nė turrėn e druve pėr kėtė tė vėrtetė. Toka apo dielli rrotullohet rreth njėri-tjetrit, kjo gjė ėshtė pa interes. Me njė fjalė, ėshtė njė problem i kotė. Nga ana tjetėr, kam vėnė re se shumė njerėz i japin fund jetės, sepse mendojnė qė nuk ia vlen tė jetohet. Kam parė tė tjerė, qė paradoksalisht vriten pėr idetė ose iluzionet, tė cilat i japin kuptim jetės sė tyre (ajo gjė qė quhet arsye pėr tė jetuar ėshtė njėkohėsisht njė arsye e shkėlqyer edhe pėr tė vdekur). Pra jami mendimit se kuptimi i jetės ėshtė problemi mė i ngutshėm. Si ti pėrgjigjemi? Pėr tė gjitha problemet thelbėsore, kėtu unė pėrfshij tė gjitha ato qė tė bėjnė tė vdesėsh ose ato qė shumėfishojnė dashurinė pėr jetėn. ka me siguri dy metoda tė menduari, ajo e La Palisės dhe ajo e Don Kishotit. Vetėm ekuilibri midis tė vėrtetave dhe lirizmit mund tė na lejojė tė pėrftojmė njėkohėsisht emocion dhe qartėsi. Pra, para njė ēėshtjeje tė tillė, sa tė thjeshtė aq dhe tė ngarkuar me patetizėm, dialektika akademike dhe klasike duhet t’ia lėshojė vendin, merret me mend, njė mėnyrė tė menduari mė modeste qė mbėshtetet sa nė bon sens-in aq dhe nė qėndrimin dashamirės.

Vetėvrasja gjithmonė ėshtė trajtuar si njė dukuri shoqėrore. Kėtu, pėrkundrazi, ėshtė fjala, sa pėr fillim, pėr marrėdhėnien midis mendimit vetiak dhe vetėvrasjes. Njė veprim i tillė pėrgatitet nė heshtjen e shpirtit, ashtu si dhe veprat e mėdha. Vetė njeriu nuk e di kėtė. Njė mbrėmje, ai tėrheq kėmbėzėn ose hidhet nė ujė. Njė ditė, kur po mė tregonin pėr njė administrator banesash qė kishte vrarė veten, mė thonė se kishte ndryshuar shumė qė nga vdekja e vajzės sė tij para pesė vjetėsh dhe se kjo ngjarje e kishte “gėrryer nga brenda”. Nuk mund tė gjesh fjalė me tė pėrpiktė. Tė fillosh tė mendosh do tė thotė tė fillosh tė gėrryhesh, shoqėna nuk luan ndonjė farė roli nė fillim. Krimbi gjendet nė shpirtin e njeriut. Aty duhet ta kėrkosh. Kėtė lojė tė kobshme qė tė ēon nga qartėsia pėrballė ekzisteneės tek arratisja jashtė dritės, duhet ta gjurmosh dhe ta kuptosh.

Gjenden shumė shkaqe pėr njė vetėvrasje dhe, nė pėrgjithėsi, ato mė tė dukshmet nuk kanė qenė mė tė efektshmet. Njeriu rrallė e vret veten (ndonėse kjo hipotezė nuk pėrjashtohet) duke arsyetuar.
Kriza fillon me diēka qė ėshtė pothuajse gjithmonė e pakontrollueshme. Gazetat shpesh flasin pėr “brenga intime”, ose pėr “sėmundje tė pashėrueshme”. Kėto shpjegime janė tė vlefshme. Po mund tė ndodhė qė atė ditė njė mik i njeriut, tė dėshpėruar i ka folur ftohtė. Ky ėshtė fajtori, sepse vetėm kaq mund tė mjaftojė pėr tu dhėnė rrukullimėn gjithė pakėnaqėsive dhe gjithė mėrzitjeve qė qėndronin pezull (1)

Por, nėse ėshtė e vėshtirė tė gjendet ēasti i saktė, pėrēapja e stėrholluar ku arsyeja ka zgjedhur vdekjen, ėshtė mė e lehtė tė nxjerrėsh nga ky gjest rrjedhojat e tij. Tė vrasėsh veten, nė njė kuptim, si nė melodrama, do tė thotė tė rrėfehesh. Tė tregosh se ke mbetur prapa nga jeta ose qė nuk e kupton. Megjithatė, tė mos vazhdojmė me kėto analogji t’u kthehemi fjalėve tė zakonshme. Kjo do tė thotė se pranon qė jeta nuk ia vlen tė jetohet. Tė jetosh, natyrisht, nuk ėshtė kurrė e lehtė. Njerėzit vazhdojnė tė bėjnė veprime qė ua imponon ekzistenca pėr shumė arsye, nga tė cilat e para ėshtė zakoni. Tė vdesėsh me dashje parakupton qė e ke zbuluar qoftė edhe instinktivisht, karakterin qesharak tė kėtij zakoni, mungesėn e ēdo arsyeje tė thellė pėr tė jetuar, karakterin absurd tė veprimtarisė sė pėrditshme dhe kotėsinė e vuajtjes.

Cila ėshtė, pra, kjo ndjenjė e pallogaritshme, qė i largon shpirtit gjumin, aq tė nevojshėm pėr jetėn? Njė botė qė mund ta shpjegosh qoftė edhe me arsye tė gabuara ėshtė botė e afėrt. Po nė tė kundėrtėn nė njė gjithėsi pa iluzione dhe pa tė vėrteta, njeriu ndihet i huaj. Ky mėrgim ėshtė i pafund, meqė ka humbur kujtimet e atdheut tė pagjendshėm ose shpresėn e tokės sė premtuar. Kjo ndarje e njeriut nga jeta e tij, e aktorit nga dekori i tij pėrbėn ndjenjėn e absurditetit. Meqė tė gjithė njerėzit e shenjtė kanė menduar pėr vetėvrasjen e tyre, pa e zgjatur, kuptohet qė ka njė lidhje tė drejtpėrdrejtė midis kėsaj ndjenje dhe tundimit drejt hiēit.

Tema e kėsaj eseje ėshtė pikėrisht marrėdhėnia midis absurdit dhe vetėvrasjes, pėrcaktimi i saktė i masės qė vetėvrasja shėrben si zgjidhje pėr absurdin. Nė parim, mund tė thuhet se pėr njė njeri tė ndershėm, ato qė i beson si tė tė vėrteta duhet tė pėrligjin veprimet e tij. Pra, besimi nė absurditetin e ekzistencės duhet t’i prijė sjelljes sė tij. Do tė ishte njė kureshtje e pėrligjur tė dije qartė dhe pa lot tė rremė, nėse njė pėrfundim i tillė kėrkon qė tė braktiset sa mė shpejt njė gjendje e pakuptueshme. Vetėkuptohet, kėtu unė kam parasysh njerėz, qė janė tė prirur tė pajtohen me vetveten.

I shtruar qartė, ky problem mund tė duket njėherėsh i thjeshtė dhe i pazgjidhshėm. Por gabimisht supozohet qė pyetjet e thjeshta kėrkojnė pėrgjigje tė ngjashme dhe se fshati qė duket nuk ka nevojė pėr kallauz. Apriori, dhe duke pėrmbysur tė dhėnat e problemit, si nė rastin kur vret veten, ashtu edhe kur nuk e vret, duket se ekzistojnė vetėm dy lidhje filozofike, ajo qė thotė po dhe ajo qė thotė jo. Do tė ishte gjė shumė e bukur. Por duhet tė mos harrojmė ata, tė cilėt, pa arritur nė pėrfundime, pyesin gjithmonė. Tani po bėj fare pak ironi: ata janė shumica. Vėrej, gjithashtu, se ata qė pėrgjigjen “jo”, veprojnė sikur mendojnė tė kundėrtėn. Nė fakt, po tė pranoja kriterin niēean, ata mendojnė ”po”, nė njė mėnyrė ose tjetėr. Pėrkundrazi, ata qė vrasin veten, ndodh shpesh qė tė kenė rrokur kuptimin e jetės. Kėto kontradikta janė tė pėrhershme. Madje mund tė thuhet se asnjėherė nuk kanė qenė mė tė mprehta se nė ato raste ku logjika, pėrkundrazi, duket qesharake. Ėshtė gjė e njohur krahasimi i teorive filozofike dhe i sjelljeve tė atyre qė i predikojnė. Por duhet tė pranojrriė se miclis mendimtarėve qė nuk kanė pranuar se jeta ka kuptim, askush, pėrveē Kirilovit qė i pėrket letėrsisė, Peregrinosit qė lindi nga legjenda(2) dhe Zhyl Lekjesė, partizan i hipotezės, nuk shkoi deri atje sa tė mohonte kuptimin e jetės. Pėrmendet shpesh, pėr shaka, Shopenhaueri, i cili fliste pėr vetėvrasjen para njė tavoline tė mbushur plot. Kėtu nuk ka aspak vend pėr tu tallur. Kjo mėnyrė pėr tė mos e marrė seriozisht tragjiken nuk ėshtė aq e rėndė, por ajo, mė sė fundi, bėn portretin e njeriut qė e ka pėrqafuar.

Para kėtyre kontradiktave dhe paqartėsive, a duhet tė besojmė se nuk ka asnjė lidhje midis mendimit qė dikush ka pėr jetėn dhe veprimit tė tij pėr ta braktisur? Tė mos e teprojmė nė kėtė drejtim. Nė lidhjen e njeriut me jetėn gjendet diēka shumė mė e fortė se tė gjitha pakėnaqėsitė e botės. Gjykimi i trupit ėshtė i barazvlershėm me atė tė shpirtit dhe trupi sprapset para asgjėsimit. Ne e fitojmė zakonin e tė jetuarit para atij tė tė menduarit. Nė kėtė garė, qė na afron pėrditė nga pak drejt vdekjes, trupi ruan njė distancė tė pėrhershme. Sė fundi, thelbi i kėsaj kontradikte qėndron nė atė ēfarė do ta quaja shmangie, sepse ėshte njėherėsh edhe mė pak edhe mė shumė se harrimi i njeriut pas punėve tė pėrditshme, nė kuptimin paskalian tė fjalės. Shmangia vdekje prurėse qė pėrbėn temėn e tretė tė kėsaj eseje, ėshtė shpresa. Shpresa pėr njė jetė tjetėr qė duhet “merituar” ose mashtrimi i atyre qė e jetojnė jo pėr vete jetėn, po pėr ndonjė ide tė madhe qė ėshtė mė e rėndėsishme se jeta, qė e fisnikėron, i jep njė kuptim dhe i tradhton.
Gjithēka ndihmon nė shtimin e ngatėrresave. Jo mė kot deri tani ėshtė luajtur me fjalėt dhe ėshtė bėrė sikur besohet se mospranimi i idesė qė jeta ka njė kuptim tė ēon detyrimisht tė pohosh se ajo nuk ia vlen tė jetohet. Nė tė vėrtetė, nuk gjendet asnjė masė e detyrueshme midis kėtyre dy gjykimeve. Duhet vetėm tė mos lejosh tė mashtrohesh nga paqartėsitė, papajtueshmėritė dhe inkonsekuencat e pėrmendura deri tani. Duhet tė lemė gjithēka mėnjanė dhe tė merremi drejtpėrdrejtė me problemin e vėrtetė. Dikush vret veten sepse jeta nuk ia vlen tė jetohet, – kjo pa dyshim ėshtė njė e vėrtetė shterpė, sepse ėshtė gjė mjaft e njohur. Por ky poshtėrim i ekzistencės, ky pėrgėnjeshtrim ku e ngujojmė, mos vallė vjen ngaqė ajo nuk ka asnjė kuptim? Apo mos absurditeti kėrkon qė t’i shpėtojmė nėpėrmjet shpresės ose vetėvrasjes, ja se ēfarė, duhet tė tregojmė, tė studiojmė dhe tė ilustrojmė duke shmangur gjithēka tjetėr. A sjell absurdi me vete vdekjen, kėtij problemi duhet t’i jepet pėrparėsi ndaj tė tjerave, jashtė tė gjitha metodave tė tė menduarit dhe tė lojėrave tė fjalėve tė kota. Nuancat, kundėrritė, psikologjia qė njė mendje “objektive” di tė fusė nė tė gjitha problemet, nuk kanė vend nė kėtė analizė dhe nė kėtė pasion.

Duhet vetėm njė mendim i padrejtė, domethėnė logjik. Nuk ėshtė gjė e lehtė. Gjithmonė ėshtė e pėlqyeshme tė jesh logjik. Ėshtė pothuajse e pamundur tė jesh logjik deri nė fund. Njerėzit qė vetėvriten ndjekin deri nė fund rrjedhėn e ndjenjave tė tyre. Atėherė pėrsiatja pėr vetėvrasjen mė jep rastin tė shtroj tė vetmin problem qė mė intereson: a ka ndonjė logjikė deri nė vdekje? Kėtė mund ta mėsoj vetėm duke ndjekur pa pasione tė sėmura, vetėm nė dritėn e fakteve, arsyetimin, origjinėn e tė cilit po e tregoj kėtu. Kėtė unė e quaj njė arsyetim absurd. Shumė i kanė hyrė kėsaj rruge. Nuk e di nėse ia kanė dalė mbanė.

Kur Kari Jaspersi zbuloi pamundėsinė e unitetit tė botės, tha: “Ky kufizim mė kthen te vetvetja, atje ku nuk fshihem mė prapa njė pikėpamjeje objektive, tė cilėn vetėm e pėrfytyroj, atje ku as unė vetė, as ekzistenca e tė tjerėve nuk mund tė shndėrrohet nė objekt pėr mua”, ai pėrmend, pas shumė tė tjerėve, kėto vende tė shkreta dhe pa ujė, ku mendimi arrin nė kufijtė e tij tė skajshėm. Pas shumė tė tjerėve, pėr kėtė nuk ka dyshim, por sa shpejt qė u larguan! Nė kėtė zhvillim tė fundit ku arsyeja lėkundet, kanė arritur shumė njerėz dhe, midis tyre njerėz tė thjeshtė. Ata heqin dorė nga gjėja mė e shtrenjtė, nga jeta e tyre. Edhe tė tjerė, me tituj tė lartė fisnikėrie nė lėmin e arsyes, kanė hequr dorė, por ata kanė realizuar vetėvrasjen e mendimit tė tyre, nė njė revoltė tė pastėr. Pėrkundrazi, pėrpjekja e vėrtetė ėshtė tė ngulmosh, pėr aq sa ėshtė e mundur, dhe tė vėzhgosh nga afėr lulėzirnin barok tė kėtyre zonave tė largėta. Qėndrueshmėna dhe qartėsia janė spektatore tė privilegjuara tė kėsaj loje ēnjerėzore ku absurdi, shpresa dhe vdekja shkėmbejnė replika. Kjo vallė ėshtė njėherėsh e thjeshtė dhe e ndėrlikuar, pėr rrjedhojė, arsyeja mund tė analizojė figurat e saj para se t’i ilustrojė dhe ti pėrjetojė vetė.
__________
1) Pėrfitojmė nga rasti tė kujtojmė karakterin relativ tė kėsaj eseje. Vetėvrasja, nė fakt, mund tė lidhet me arsye shumė mė tė nderuara. Pėr shembull, vetėvrasjet politike tė quajtura tė protestės nė revolucionin kinez.
2) Kam dėgjuar tė flitet pėr njė nxėnės tė Peregrinosit, shkrimtar i pasluftės, i cili pasi shkroi librin e tij tė parė, vrau veten pėr tė tėrhequr vėmendjen mbi veprėn e tij. Nė fakt, vėmendja u tėrhoq, por libri u gjykua i dobėt.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė