Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-02-04, 17:07   #6
arTanibb
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Luan Krasniqi rikthen titullin e Kampionit Evropian

I vetėdijshėm pėr atė qė e pret nė takimin me turkun Samil Sam, Krasniqi kishte punuar intenzivisht, pėr paraqitje sa mė dinjitoze nė ditėn qė koincidoi me dy festa, Ditėn e tė dashuruarve dhe rikthimin e brezit tė kampionit evropian nė kategorinė e rėndė
Luan Krasniqi ka arritur me sukses tė ballafaqohet me sfidėn e quajtur Sinan Samil Sam, duke i rrėmbyer atij titullin e kampionit, tė cilin Krasniqi e kishte humbur nė korrik tė vitit 2002 nga polaku Pzhemisllav Saleta.

I vetėdijshėm pėr atė qė e pret nė takimin me turkun Samil Sam, Krasniqi kishte punuar intenzivisht, pėr paraqitje sa mė dinjitoze nė ditėn qė koincidoi me dy festa, Ditėn e tė dashuruarve dhe rikthimin e brezit tė kampionit evropian nė kategorinė e rėndė.

Nė meēin i cili zgjati 12 raunde, Krasniqi ka treguar pėrqėndrim dhe pėrgatitje tė lartė fizike dhe tekniko-taktike, tė cilat ishin ēelėsi i tij drejt njė suksesi tė ri.

Nė pėrfundim tė meēit, 2 gjyqtarė i japin pikėn Luanit, kurse njėri mendon se meēi ishte i barabartė, me tė cilat pikė titulli rikthehet nė duart e djaloshit nga Kosova.

Ky Boks-meē ėshtė pėrcjellur nga njė numėr rekord shikuesish.

Turma e madhe e njerėzve e cila ishte tubuar para platosė sė Pallatit tė Rinisė dhe tė Sporteve nė Prtishtinė, ku Televizioni i Kosovės kishte vendosur videoprojektorin, e ka pritur me brohoritje dhe duartrokitje momentin kur Luan Krasniqi zyrtarisht ėshtė shpallur fitues.

Tanimė 14 shkurti, pėr gjithė shqiptarėt kudo qė janė, do tė jetė njė arsye mė tepėr pėr tė festuar.



Ky boks-meē ėshtė pėrcjellė me interesim tė madh pėrmes TV edhe nė Kosovė. Pas pėrfundimit tė boks-meēit grupe tė mėdha tifozėsh kanė festuar gajtė natės nėpėr rrugėt e Prishtinės, por edhe nė qytetet e tjera tė Kosovės.
  Pėrgjigju Me Kuotė