Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-06-11, 21:21   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė*thonė*tė*huajt*pėr*Shqiptarėt

Johan Georg fon Han





Shkencėtari gjerman Johan Georg fon Han (Johann Georg von Hahn, 1811-1869) konsiderohet si babai i albanologjisė. Ai ka lindur nė Frankfurt am Main dhe studioi drejtėsi nė Gisen (Giessen) dhe nė Hajdėlberg (Heidelberg). Nga viti 1834-1843 punoi pėr ministrinė e drejtėsisė sė Mbretėrisė sė re Greke. Nga 1843-1847 ishte konsull prusian nė Athinė dhe pas kėsaj periudhe u emėrua zėvendėskonsull austriak nė Janinė, ku ra nė kontakt me shqiptarėt dhe filloi tė mėsonte shqip. Nė fund, mė 1851, u emėrua konsulli austriak nė ishullin Siros.
Gjatė viteve tė qėndrimit nė Janinė, Hani bėri tre udhėtime nė Shqipėri dhe mblodhi tė dhėna pėr historinė, filologjinė dhe folklorin shqiptar. Ky material u botua nė veprėn e tij themelore nė tre vėllime “Albanesische Studien” (Studime shqiptare), Jena 1854, e cila i hodhi themelet e albanologjisė. Shquhet gjithashtu per vėllimin “Griechische und albanesische Märchen” (Pėrralla greke dhe shqiptare), Lajpcig 1864, dhe pėr rrėfimet e ekspeditave tė tij nė Ballkan: “Reise von Belgrad nach Salonik” (Udhėtim nga Beogradi nė Selanik), Vjenė 1861, dhe “Reise durch die Gebiete des Drin und Vardar” (Udhėtim nėpėr viset e Drinit e tė Vardarit), Vjenė 1867, 1869.

Nė ekspeditėn e fundit nga gushti nė nėntor 1863 Hani dhe bashkudhėtarėt e tij udhėtuan nga Durrėsi dhe Shkodra nėpėr lumin Drin pėr nė Prizren nė Kosovė, nė Maqedoninė perėndimore. Pastaj duke kaluar luginėn e Vardarit erdhėn nė Selanik nė detin Egje. Interesat e Hanit nė Shqipėri dhe nė Ballkanin jugperėndimor ishin tė shumėllojshme dhe, gjatė kėtij udhėtimi, pėrveē albanologjisė, i hodhi, mbase paditur, edhe themelet e historisė sė fotografisė nė Ballkanin jugperėndimor. Ekspedita e vitit 1863 rezultoi nė njė koleksion prej pesėdhjetė fotografish – nga mė tė hershmet nė rajon.

Hani kishte filluar ta pėrgatiste ekspeditėn nė lumin e Drinit nė fillim tė viteve 1860, kur tha: “…ėshtė mė pak i njohur se tė gjithė lumenjtė e Evropės megjithėse derdhet nė Adriatik jo mė shumė se dhjetė milje nga kufiri jugor i territorit perandorak (tė Austro-Hungarisė). Askush para meje nuk ka kryer udhėtimin njėzetditėsh midis bregdetit dhe pikės ku bashkohet degat e lumit.” Kryeduka Maksimilian (1832-1867), i cili mė vonė do tė bėhej Perandori i Meksikės (mbretėroi 1864-1867), u entuziazmua me projektin dhe premtoi t’ia siguronte mjete tė thjeshta tė lundrimit pėr atė. Mė 23 qershor 1863, Hani i dėrgoi njė letėr Akademisė sė Shkencave nė Vjenė, duke kėrkuar njė fotograf kompetent i cili do ta shoqėronte dhe do tė bėnte fotografi tė qyteteve dhe tė terrenit malor. Akademia propozoi njėzetepesėvjeēarin Jozef Sekeli (Josef Székely) dhe dha nė dispozicion fondet e duhura pėr ekspeditėn.

Jozef Sekeli

Fotografi vjenez, doktor Jozef Sekeli (1838-1901), ka lindur ne Shymeg (Sümeg) afėr liqenit tė Balatonit nė Hungarinė perėndimore dhe ndoqi shkollėn nė Sombateli (Szombathely). Mė vonė studioi nė Universitetin e Vjenės tė cilin e mbaroi nė vitin 1860 me njė diplomė magister nė farmakologji dhe nė vitin 1862 me njė doktoraturė nė kimi. Ai dha mėsim nė universitet pėr njė kohė tė caktuar dhe pastaj hapi njė studio fotografike nė Heinrichshof pėrballė ndėrtesės sė operės nė Vjenė. U bė fotograf profesionist me famė. Nė vitin 1867 ai fitoi ēmimin e bronxtė nė Panairin Botėrore nė Paris (ndoshta me fotografitė e Shqipėrisė) dhe mė 1878 fitoi nė Paris ēmimin e argjendtė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė