Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-01-06, 13:25   #41
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ora 13:10-“Lamtumire miku im, Ibrahim” ka thene ne gjuhen shqipe kryeadministratori Soren Jesen Petersen ne sallen "1 Tetori". “Koleksioni im ne zyre dhe shtepi do te ma kujtoje gjithnje Rugoven. Kujtimi per te do te vazhdojne te jetoje gjithnje. Ibrahim Rugova u nda prej nesh por le te prehet ne paqe ne token e tij”, tha mes te tjerash Petersen duke ngushelluar per humbjen familjen e Rugoves dhe popullin kosovar.

Ora 13:07-“Jemi ketu bashke per t’i dhene lamtumiren e fundit presidentit tone te dashur Ibrahim Rugova qe duke nisur nga sot do te prehet ne dheun kosovar apo dheun dardan sic e quante ai. Ju familje Rugova keni humbur te zotin e shtepise. Por ne te gjithe bashke jemi ketu me miqte tane te Kosoves, Shqiperise dhe shume vendve te tjera ne menyre vllazerore per t’a percjelle ate ne banesen e fundit”. Keto kane qene fjalet e hapjes se ceremonise perkujtimore ndaj Presidentit Ibrahim Rugova.

Ora 13:05- Nje minute heshtje ne nderim te Rugoves. 36 delegacione te huaja, perfaqesues te institucioneve te vendit dhe misionit nderkombetar ne Kosove, KFOR-it, zyrave te huaja diplomatike ne Prishtine kane mbajtur nje minute heshtje ne nderim te figures dhe vepres se presidentit kosovar Ibrahim Rugova ne sallen "1 Tetori", Prishtine.

Ora 13:00-Nis ceremonia perkujtimore ne nderim te Presidentit Ibrahim Rugova. Eshte hapur me himnin kombetar shqiptar dhe himnin kosovar ceremonia perkujtimore ne nderim te figures e vepres se Presidentit Ibrahim Rugova. Te gjithe te pranishmit ne sallen "1 Tetori" kane qendruar ne kembe dhe kane nderuar gjate kendimit te himneve kombetare.

Ora 12:55-Petersen: Presidenti i ri i Kosoves do te jete nga LDK. “Presidenti i ri i Kosoves do te jete nga LDK”. Keshtu ka deklaruar sot Shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen ne nje takim qe pati me presidentin e Maqedonise, Branko Cervenkovski. Ata kane rene dakort sot ne Prishtine per vazhdimin dhe stabilizimin e demokratizimit te Kosoves, si dhe krijimin e nje rruge te qete te procesit rreth percaktimit te statusit te ardhshem te Kosoves.

Ora 12:50-Shqiperia do te mbaje nje minute heshtje ne oren 13:00 ne nderim te Presidentit Rugova, moment ne te cilin do nisin dhe ceremonite perkujtimore ne nderim te Rugoves ne Prishtine. Ne sheshin “Skenderbej” ne qender te kryeqytetit te Shqiperise gjithcka eshte e qete por ndihet atmosfera e zise per vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Nderkohe pritet qe ne orarin kur do te behet percjellja e trupit per ne banesen e fundit, edhe qytetaret e Tiranes te mblidhen ne kete shesh per te kujtuar presidentit kosovar, Ibrahim Rugova.
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė