Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-04-12, 08:51   #243
rastesishT
Nothing to declare
 
Avatari i rastesishT
 
Anėtarėsuar: 01-12-05
Vendndodhja: Ne Horizont
Postime: 2,016
rastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Lajme nga Mjekesia

Radiografia e shpeshtė e dhėmbėve lidhet me kancerin nė tru

Studimi i ri sugjeron se radiografitė e dhėmbėve tek fėmijėt mund tė krijojnė probleme pėr shėndetin mė vonė. Dhe prindėrit mund tė jenė veēanėrisht tė shqetėsuar. Por disa ekspertė tė shėndetėsisė ngrenė pyetje mbi metodologjinė e studimit.

Nėse mendohet se ndeshja e shpeshtė me rreze, si nė rastin e radiografive tė dhėmbėve, ėshtė e rrezikėshme, studimi thotė se ka arsye pėr t'u shqetėsuar. Radiografitė e shpeshta tė dhėmbėve tek fėmijėt mund tė kenė lidhje me kancerin nė tru nė moshė tė rritur. Studimi thotė se tumorėt e krijuar nga ky faktor nuk janė malinjė, por ushtrojnė presion nė tru dhe shkaktojnė paaftėsi.

Shkencėtarėt shqyrtuan historinė dentare tė 1 mijė e 400 pacientėve me tumor nė tru. Nė tė njėjtėn mėnyrė ata vepruan edhe me njė numėr tė barabartė personash tė shėndetshėm.

Dhe rezultatet treguan se personat me tumor nė tru mbanin mend se kishin kryer dy herė mė shumė radiografi tė dhėmbėve para moshės 10 vjeē.

Megjithatė, disa ekspertė tė shėndetėsisė e kritikojnė kėtė lloj metodologjie qė mbėshtetet nė kujtesė. Ata thonė se shumė studime kanė treguar se personat e sėmurė janė mė tė prirur tė kujtojnė episode nga historia e tyre mjekėsore sesa personat e shėndetshėm.

Gjithėsesi, ekspertėt kėshillojnė, veēanėrisht dentistėt tė mos harrojnė se radiografitė duhet tė kryen vetėm kur janė tė nevojėshme pėr diagnostikim dhe trajtim. Shoqata amerikane e dentistėve nė njė deklaratė tė saj thotė se kryerja e radiografive tė dhėmbėve duhet tė bazohet edhe nė moshėn e pacienteve dhe historinė e tyre dentare. Pėr shembull njė fėmijė mund tė ketė nevojė pėr radiografi tė dhėmbėve njė herė nė 1 deri 2 vjet - njė i rritur i shėndetshėm pa probleme dentare, jo mė shumė se 1 herė nė 2 deri 3 vjet.

Shoqata Amerikane e Dentistėve thekson se dozat e rrezeve X nė tė kaluarėn kanė qenė shumė mė tė larta sesa sot..dhe shton se radiografitė vazhdojnė tė jenė tė nevojėshme pėr diagnostikimin e dėmtimeve, infeksioneve dhe problemeve tė tjera dentare.


A parandalon Omega-3 shtesė goditjet nė zemėr?

Shumėkush ka parė reklama rreth acideve yndyrorė Omega-3. Por a e ndihmojnė ato shėndetin e zemrės? Prej kohėsh, shkencėtarėt kanė besuar se Omega-3 qė gjendet nė peshk ėshtė e mirė pėr shėndetin kardio-vaskular.

Por njė studim i ri nė Archives of Internal Medicine, pas njė shqyrtimi tė shėndetit tė rreth 20 mijė pacientėve tė pėrfshirė nė 14 studime tė mėparėshme, konstatoi se tek pacientėt tė cilėt kishin pėsuar njė goditje nė zemėr – acidet yndyrore Omega-3 nė formė tabletash nuk kishin mundur tė parandalonin njė goditje tė dytė. Nė fakt, autorėt e studimit vunė re se kėta pacientė nuk kishin pasur asnjė lloj pėrfitimi nga Omega -3 shtesė.

Megjithatė, ekspertėt vazhdojnė tė rekomandojnė njė dietė tė pasur me Omega-3 duke ngrėnė peshk tė paktėn 2 herė nė javė, si pėr popullatėn e pėrgjithėshme edhe pėr personat me sėmundje kardio-vaskulare.

Njė dietė e tillė ofron acide yndyrore Omega-3 dhe gjithashtu mund tė zėvendėsojė burimet me proteina mė pak tė shėndetėshme, si ato qė pėrmban mishi i kuq.


Operacion plastik pėr trajtimin e migrenės

Gazeta The Wall Street Journal kishte kėto ditė njė artikull mbi trajtimin e migrenės nėpėrmjet njė menyre jo tė zakonshme.

Miliona vetė vuajnė nga kjo dhimbje kronike e kokės, dhe disa prej tyre tani i nėnshtrohen operacionit plastik – jo qė tė duken mė mirė, por tė ndjehen mirė.

Sipas statistikave, 36 milionė amerikanė vuajnė nga migrena dhe arsyeja pse gratė preken 3 herė mė shumė sesa burrat, nuk dihet.

Njerėzit kanė provuar mėnyra tė ndryshme pėr trajtimin e migrenės, duke filluar nga dieta, terapia fizike dhe tė gjitha ilaēet – tė vjetra e tė reja – qė dalin nė treg, por nė shumicėn e rasteve, pa ndonjė efekt.

Kjo mund tė jetė edhe njė asrye qė sa herė njoftohet mbi njė mėnyrė tė mundshme trajtimi, sado jo-konvencionale, lajmi tėrheq vemendjen, shpresat pėr shpėtim ringjallen dhe personat me migrenė duan t’a provojnė.

Kirurgjia plastike ka kohė qė pėrdoret pėr pėrmirėsimin e cilėsisė sė jetės, pėrfshi ndryshimet kozmetike e deri te rikonfigurimi i trupit apo fytyrės sė dėmtuar nga aksidente tė ndryshme.

Por tani kirurgjia plastike ka filluar tė pėrdoret edhe pėr trajtimin e migrenės – njė ngritje e lehtė e lėkurės mbi vetulla ose nė ballė, jep efekte tė dėshirueshme. Dr. Jay Austen, Shefi i Krirugjisė Plastike nė spitalin e pėrgjithshėm nė Massachusets, thotė se fillimisht personat qė vuanjnė nga migrena trajtohen me ‘botox’ dhe kur tregojnė pėrmirėsime, atėherė shikohen si kandidatė pėr operimin e migrenės.

Kjo ndėrhyrje quhet “operacion pėr dekopresimin e nervit”, pasi mjekėt besojnė se migrena shkaktohet nga fijet nervore qė shtypen ose kompresohen nga inde ose muskuj. Kur kėto fije nervore nė ballė a mbi vetulla ēlirohen kirurgjikisht, dhimbjet e kokės mund tė ikin pėrgjithmonė. Njė tjetėr efekt i kėnaqshėm qė mendohet se sjell ky lloj operimi ėshtė edhe ndryshimi kozmetik – pacienti/pacientja duken mė tė rinj.

http://www.voanews.com/albanian/news...147154475.html
__________________
Fjalė me vlerė, ku tė gjesh merr.
rastesishT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė