Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-01-08, 21:20   #6
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: SHqipėria GJatė SHekujve Tė Mesjetės (SHEK :V - XIV

Numri i kėshtjellave tė ndėrtuara nė tė katėr provincat e Ilirisė sė Jugut arriti nė 168.
Por kėto masa mundėn t'i frenojnė vetėm pėrkohėsisht sulmet e popujve “barbarė”. Kėto u bėnė edhe mė kėrcėnuese, kur me sllavėt u bashkuan edhe avarėt, njė popull luftarak nomad. Pas vdekjes sė Justinianit (565), hordhitė sllave shpeshherė sė bashku me avarėt ose tė prira prej tyre, u lėshuan nė drejtim tė jugut. Rrugėt e rrahura prej tyre zbrisnin nga rrjedha e Danubit nė drejtim tė jugut e juglindjes, ku synonin tė godisnin qendra tė tilla, si Selanikun, Adrianopojėn e vetė Konstandinopojėn. Mė 586 Selaniku u rrethua nga sllavėt, tė cilėt e vazhduan marshimin e tyre nė jug, deri nė Peloponez.
Por sulmi mė i fuqishėm avaro-sllav nė Ilirik qe ai i vitit 609. Hordhitė sllave shkretuan vise tė tėra nė Maqedoni, Thesali, Beoci e deri nė Peloponez, prej nga arritėn me anije edhe nė ishujt e Egjeut e deri nė Azinė e Vogėl. Nga kjo valė u prekėn edhe provincat e Dardanisė e tė Epirit tė Vjetėr. Atė kohė Selaniku pėsoi rrethimin mė tė gjatė tė tij. Nė qytet erdhėn dhe u strehuan edhe tė ikur nga viset mė veriore, ndėr tė cilėt edhe nga Nishi.
Megjithėse drejtimi kryesor i dyndjeve avaro-sllave ishin viset jugore tė Ballkanit dhe qendrat e mėdha si Selaniku e vetė Konstandinopoja, inkursionet shkatėrruese nuk kursyen edhe brezin perėndimor tė trevave iliro-shqiptare. Nė radhė tė parė prej tyre vuajtėn viset dalmatine dhe provinca e Prevalit. Nė vitin 592 njė pararojė avaro-sllave arriti tė shtyhej deri nė qytetin e Lezhės. Disa vjet mė vonė prej sllavėve u pushtua dhe u shkretua pėrfundimisht Salona. Banorėt e qytetit dalmatin gjetėn shpėtim nė ishujt pranė e nė Split. Nė provincėn e Prevalit, u rrėnua qyteti i Dioklesė, banorėt e tė cilit kaluan nė Tivar. Qendrat e tjera, si Budua, Ulqini, Shkodra, Lezha, rezistuan dhe patėn vazhdimėsi jete edhe nė shekujt e ardhshėm.
Ndryshe nga popujt e tjerė, dyndjet e sllavėve nė Ballkan u shoqėruan me njė dukuri tė re, atė tė ngulimeve. Nė vendet e shkelura prej tyre, sllavėt u ngulėn duke formuar tė ashtuquajturat "Sklavini" (vende tė sllavėve). Nė fund tė shek.VI e fillim tė shek. VII, Sklavini tė tilla ishin formuar nė Maqedoni, Traki, Thesali, Beoti e, nė njė numėr mjaft tė madh, nė Peloponez. Prej Maqedonie, grupe tė veēanta sllavėsh arritėn tė depėrtojnė dhe tė vendosen nė lartėsitė pėrgjatė luginės sė lumit Devoll e Osum, por pa formuar bashkėsi kompakte.
Nė bregdetin dalmat, duke filluar nga gryka e Kotorrit e sipėr, u vendosėn tributė sllave tė trebinjėve, kanavlitėve, zaklumėve, narentanėve. Konstandin Porfirogjeneti, perandor e historian bizantin i shek. X, i numėron kėto bashkėsi si fise sllave. Por diokleasit, qė banonin mė poshtė grykės sė Kotorrit, ai nuk i pėrfshin ndėr popujt sllavė. Nė fillim tė shek.VII, perandor Herakli lejoi vendosjen e dy fiseve tė mėdha sllave, tė kroatėve dhe tė serbėve. Kėta tė fundit zunė vendet e pėrshkuara nga lumenjtė Lim e Drina e sipėrme bashkė me Pivėn e Tarėn, luginėn e Ibrit dhe rrjedhėn e sipėrme tė Moravės perėndimore. Nė jug dhe nė perėndim serbėt kufizoheshin me diokletė si dhe me trebinjėt e zaklumėt sllavė, qė ndonjėherė njėsohen me serbėt. Bėrthamėn e vendeve serbe e pėrbėnte krahina e Rashės, qė e merrte emrin nga kėshtjella me tė njėjtin emėr, nė veri tė Novi-Pazarit tė sotėm. Nė jug vendet e serbėve arrinin deri nė burimet e lumit Lim.
Nė pėrfundim tė dyndjeve tė popujve gjatė shek. IV-VI e sidomos tė kolonizimit sllav tė shek. VI-VII, pėrbėrja etnike e trevave ballkanike, pėsoi modifikime tė ndjeshme. Nė viset danubiane, nė ato tė Istries, tė Dalmacisė e tė rajoneve tė brendshme u vendosėn nė mėnyrė mjaft intensive popullsitė e reja sllave: trebinjatėt, kanavlitėt, paganėt, serbėt, kroatėt. Masa sllavėsh u vendosėn nė zonėn e Nishit dhe pėrgjatė luginės sė Vardarit, e deri nė Selanik. Prej kėndej, grupe tė veēuara depėrtuan nėpėr luginat e Devollit e Vjosės, duke zėnė kryesisht lartėsitė pėrgjatė tyre. Ngulime sllave pati edhe nė malėsitė midis Thesalisė dhe Epirit (malet e Pindit). Vendosje masive tė bashkėsive sllave pati nė Traki e Greqi, veēanėrisht nė Gadishullin e Peloponezit. Historiani bizantin i shek. X, Konstandin Porfirogjeneti, thotė se nė atė kohė Peloponezi "ishte sllavizuar plotėsisht". Gjithsesi, burimet historike, tė dhėnat arkeologjike e ato gjuhėsore, i kanė shtyrė studiuesit tė dalin nė pėrfundimin se brezi perėndimor i Ballkanit qė pėrfshihej nė provincat diokleciane tė Prevalit, Epirit tė Ri dhe tė Epirit tė Vjetėr, me njė shtyrje ku mė shumė e ku mė pak tė thellė drejt brendėsisė, ėshtė ndėr rajonet mė pak tė prekur nga kolonizimi sllav. Pėrkundrazi, popullsia e hershme autoktone iliro-shqiptare u pėrforcua nė kėtė gjerėsi gjeografike me grupe tė tjera iliro-shqiptare tė ardhura nga viset e brendshme, ku invazioni sllav kishte qenė masiv. Njė zhvendosje e tillė e popullsisė autoktone iliro-shqiptare drejt zonave mė tė sigurta jugore dėshmohet pas rėnies sė Nishit, tė Dardanisė e tė Salonės nė bregdetin dalmat pas vitit 612.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė