Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-01-08, 21:48   #14
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: SHqipėria GJatė SHekujve Tė Mesjetės (SHEK :V - XIV

Lufta kundėr ikonave dhe efektet e saj nė Shqipėri
Nė kohėn e sundimit tė Leonit III (717-741), Perandoria Bizantine u pėrfshi nga njė konflikt i ashpėr i brendshėm fetar. Nė thelb tė tij qėndronte interpretimi i ndryshėm qė i bėhej rolit qė kishin imazhet e shenjta (ikonat) kishin nė besimin e krishterė. Duke filluar nga koha e Justinianit kulti i ikonave tė shenjtorėve (ikonolatria) njohu njė pėrhapje aq tė gjerė nė kishėn bizantine, saqė u kthye nė njė nga format kryesore tė shprehjes sė ndjenjės fetare. Kishat e manastiret u mbushėn aso kohe me ikona shenjtorėsh tė ēmuara e tė kushtueshme, duke u bėrė njėherėsh tregues i luksit dhe i pasurisė nė tė cilin notonin kleri dhe institucionet fetare. Njė gjė e tillė ushqente pakėnaqėsi nė njė masė tė gjerė njerėzish tė ēdo niveli shoqėror, tė cilėt mendonin se kisha duhej tė ishte si nė kohėn e apostujve, e varfėr dhe e virtytshme. Nga ana tjetėr, nuk mungonin edhe nė vetė gjirin e kishės prirje kundėr kultit tė ikonave, sipas tė cilave njė kult i tillė s’kishte asgjė tė pėrbashkėt me krishterimin, si fe krejtėsisht shpirtėrore. Kėto prirje ishin mė tė forta nė provincat lindore tė Bizantit, tokė gjithnjė pjellore pėr lėvizje fetare, ku vazhdonin tė mbijetonin mbeturina tė monofizizmit dhe ku atė kohė po forcohej dhe po shtrihej sekti i pavlikanėve, qė luftonte kundėr ēdo forme kulti fetar.
Mė nė fund, lufta kundėr kultit tė ikonave ishte rezultat i ndikimit qė ushtronin mbi krishterimin bizantin feja islame dhe ajo hebraike, me tė cilat Bizanti ishte nė kontakt tė vazhdueshėm. Tė dyja kėto fe janė prerazi kundėr ēdo forme tė riprodhimit nė figurė tė shenjtorėve tė vet. Nė kėtė mėnyrė, lufta kundėr kultit tė ikonave (ikonoklastia) kishte rrėnjė tė thella fetare, kulturore e shoqėrore.
Perandor Leoni III, duke ndėrmarrė hapur betejėn kundėr kultit tė ikonave, synonte nė radhė tė parė tė afirmonte fuqinė e pushtetit qendror mbi pushtetin e pakufizuar tė institucioneve fetare si dhe mbi provincat, veēanėrisht ato periferike, qė jo rastėsisht u rreshtuan nė krahun e adhuruesve tė ikonave. Ikonoklastia ndeshi nė kundėrshtim tė ashpėr nė provincat bizantine tė Italisė e tė Ilirikut, qė ishin nėn juridiksionin kishtar tė Papės sė Romės. Megjithatė edhe kėtu ikonoklastia nuk mungoi tė bėjė pėr vete pėrkrahėsit e vet. Kėshtu, nga dy letra qė teologu i njohur bizantin, Teodor Studiti, i dėrgoi nė vitet 820, kryepeshkopit tė Durrėsit, Antonit, dhe njė murgu tjetėr po nga Durrėsi, Dionisit, mėsohet se ikonoklastia ishte pėrqafuar nė atė dioqezė edhe nga pėrfaqėsues tė klerit rregullar (murgjit), tė cilėt pėrgjithėsisht qenė kundėrshtarėt mė tė rreptė tė saj.
Nuk ka prova se lufta e ikonave do tė ketė marrė nė trevat shqiptare format e ashpra qė pati nė pjesė tė tjera tė Perandorisė Bizantine. Megjithatė, nė kuadrin e saj ndodhi njė ngjarje me rėndėsi tė madhe pėr zhvillimet jo vetėm kishtare, por edhe pėr ato politike nė trevat shqiptare. Perandori ikonoklast Leoni III i shkėputi ato nga juridiksioni i Papės sė Romės dhe i vuri nėn varėsinė e drejtpėrdrejtė tė Patriarkatit tė Konstandinopojės (732). Ky hap, i shoqėruar edhe me krijimin, nė fillim tė shek. IX, tė temės bizantine tė Durrėsit e asaj tė Nikopojės, ndikoi sė tepėrmi nė forcimin e kontrollit tė pushtetit qendror nė kėto provinca perėndimore tė Perandorisė.

Trevat shqiptare dhe Mbretėria Bullgare (shek. IX-X)
Njė ndėr arsyet kryesore tė krijimit tė Temės sė Durrėsit nė gjysmėn e parė tė shek. IX kishte qenė pėrballimi i presionit sllav, pėrkatėsisht i atij bullgar. Qė nga fundi i shek. VII, nga shkrirja e fiseve sllave dhe atyre bullgare (me origjinė turke), u krijua midis Danubit e maleve Ballkan shteti i parė ballkanik sllav, Mbretėria Bullgare, e cila shumė shpejt u bė njė rrezik i madh pėr Perandorinė Bizantine. Aty nga mesi i shek. IX shteti bullgar i kishte shtrirė kufijtė e tij nė Maqedoni dhe, nėn mbretin Boris (852-879), pėrfshiu edhe brezin midis lumit Devoll e Vjosė. Kėshtjellat e Devollit dhe e Pulkeropolit (Beratit) u bėnė baza tė pushtetit bullgar nė kėto anė. Nė vitin 864 Borisi pėrqafoi sė bashku me popullin e vet, fenė e krishterė, duke marrė emrin Mihal. Feja e re i dha kohezionin e duhur shtetit sllavo-bullgar dhe i lejoi atij shtrirjen e mėtejshme nė territoret bizantine. Nė kohėn e Simeonit (894-927), Bullgaria arriti shtrirjen e saj mė tė gjerė. Me pėrjashtim tė Durrėsit e tė Shkodrės, Simeoni pushtoi krejt viset nė Shqipėrinė Qendrore e tė Poshtme. Nė jug ai mori Vlorėn e njė pjesė tė mirė tė Temės sė Nikopojės. Nė vitin 913 perandori bizantin Konstandini VII u detyrua t'i njihte Simeonit titullin “Perandor i Bullgarisė” dhe tė martohej me njė vajzė tė carit bullgar. Ndėrkohė prej vitesh Perandoria Bizantine ishte e detyruar t'u paguante bullgarėve njė haraē tė pėrvitshėm.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė