Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-09-11, 10:40   #77
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nė pritje tė 16 Shtatorit 2011

Rexhepi paralajmėron heqjen e bllokadave





Nga Express mė 20 shtator 2011 nė ora 11:33
Shpėrndarjen e porosive nga ana e KFOR-it se duhet t’i heqin bllokadat dhe tė lirojnė rrugėt, serbėt lokal atje duket se nuk i kanė marr seriozisht, pasi ata iu kundėrpėrgjigjen me njė pamflet tjetėr, ku thuhet se nuk janė tė gateshim t’i heqin ato.

Si do qoftė Ministri i Brendshėm, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se gjatė kėtyre ditėve autoritetet e Prishtinės do tė bisedojnė me EULEX-in e KFOR-in se si do tė zgjidhet situata nė veri, pėrkatėsisht se a duhet dhe kur duhet tė nis aksioni pėr heqjen e barrikadave.

“Jeta duhet t’i kthehet normales. Do tė bisedojmė me EULEX-n dhe KFOR-in se ēka do tė bėjmė me barrikadat”, ka thėnė Rexhepi pėr mediat serbe, transmeton indeksonline.

Rexhepi: Plani i Qeverisė ka prodhuar barrikada, jo siguri

Nėnkryetari i Komisionit pėr punė tė brendshme, siguri dhe mbikėqyrjen e FSK-sė, Rexhep Selimi, konsideron se nė veri tė vendit situata nuk ėshtė vetėm e tensionuar, por ėshtė shumė e rėndė, e ndėrlikuar dhe qė nuk po vazhdon tė ndryshojė pėr tė mirė, por ėshtė mė e rėndė sesa para intervenimit tė parė tė Qeverisė mė 25 korrik, pėr marrjen e pikave kufitare nė Jarinje dhe Bėrnjak.

Selimi ka thėnė nė njė intervistė pėr Kosovapress se plani i Qeverisė sė Kosovės nė vend se tė krijonte siguri pėr qytetarėt, ka prodhuara barrikada dhe sipas tij, Qeveria duke i lejuar barrikadat e betonuara, po kėrkon ta krijojė njė realitet tė ri nė veri.

“Unė kam tė drejtė tė dyshoj dhe ta kem mendimin tim tė bazuar se Qeveria duke i lejuar barrikadat e betonuara, po kėrkon ta krijojė njė realitet ku para qytetarėve do tė quhej si njė lloj justifikimi, se ‘kaq ne mund tė bėjmė’. Madje edhe nė takimet tona qė i kemi edhe joformale, ata thonė ‘kaq ėshtė kaēiku ynė’. Unė mendoj qė nuk ėshtė kaq kaēiku ynė. Kaēiku ynė do tė jetė nė pėrputhje me kompetencat qė ka marrė kjo qeveri, sepse kompetencat e kėsaj qeverie nuk janė qė tė tregojė se ēfarė kaēiku ka, por kompetencat e saj janė qė tė garantojė sovranitetin e Kosovės nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe ligjet”, ka thėnė Selimi.

Sipas tij, Qeveria ėshtė nė krizė tė brendshme dhe plani operacional pėr veriun, i ka shėrbyer si justifikim pėr ta mbuluar kėtė krizė tė brendshme, por ajo qė ka nxjerrė ky plan janė barrikadat, e jo siguria e qytetarėve.

“Patjetėr qė Qeveria dhe institucionet e Kosovės nuk do duhej ta vlerėsonin situatėn nga zyrat e veta, por duhet tė jenė shumė mė afėr qytetarėve atje. Nė anėn tjetėr, Qeveria e Kosovės para se tė bėjė akte pėr ta justifikuar krizėn e vetė tė brendshme, do duhej tė merrej me kėtė ēėshtje shumė mė seriozisht, por sidoqoftė, Qeveria e Kosovės dhe institucionet e sigurisė sė Kosovės do duhej ta bėnin njė plan operacional, i cili do tė prodhonte siguri, e jo njė plan qė ka prodhuar barrikada”, ka thėnė ai.

Selimi ka theksuar se institucionet e Kosovės nė veri po veprojnė me kapacitetet mė tė vogla tė mundshme, pėrderisa trupat e KFOR-it, sipas tij, po e kryejnė detyrėn pėr aq sa munden dhe duke e pasur parasysh mandatin e tyre tė mbėshtetur nė Marrėveshjen e Kumanovės dhe Rezolutėn 1244, nganjėherė nė aspektin pozitiv, madje po e kalojnė kėtė mandat.

Deputeti i Lėvizjes Vetėvendosje thekson se nė veri situata ėshtė shumė mė e ndėrlikuar sesa qė interpretohet nga institucionet e Kosovės.
“Unė isha atje, unė pash nga afėr gjendjen e sigurisė, sidomos nė dy lagjet qė Qeveria po vazhdon t’i quaj ‘sensitive’, pra lagjen Boshnjakėve dhe Lagjėn e Tre Rrokaqiejve. Atje situata ėshtė shumė, shumė mė e ndėrlikuar sesa interpretohet nga institucionet e Qeverisė sė Kosovės. Atje njerėzit janė normalisht nė njė stres permanent. Atje njerėzit kanė nevojė pėr njė siguri nga institucionet e Kosovės. Atje njerėzit kanė nevojė qoftė edhe t’i takojmė ata dhe t’i inkurajojmė pėr tė qėndruar atje dhe jo tė kėrkojmė ashtu siē ndoshta kėrkohet ndonjėherė mes rreshtave se ju mund tė rrini atje, por edhe mund tė tėrhiqeni kurdo”, ka thėnė Selimi.

Ai ka drejtuar kritika edhe pėr ministrin e Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili ka thėnė se institucionet e Kosovės nuk janė pėrgjegjėse pėr heqjen e barrikadave, por ėshtė KFOR-i dhe EULEX-i.

Sipas Selimit, ministri Rexhepi po tregohet shumė i papėrgjegjshėm dhe nė vend se tė kryej punėn e ministrit, ėshtė shndėrruar nė njė zėdhėnės tė shefit tė tij, kryeministrit Hashim Thaēi.

“Nė fakt ministri Rexhepi po tregohet shumė i papėrgjegjshėm dhe nuk dua ta diskutojė, pėr shkak se ai nuk po vazhdon tė jetė nė krye tė detyrės si ministėr, por si njė zėdhėnės i shefit tė tij. Ne nuk kemi nevojė pėr njė zėdhėnės tė kryeministrit, por pėr njė ministėr tė Punėve tė Brendshme, i cili i kupton mirė detyrat e tij dhe nė pėrputhje me aftėsitė e veta e ushtron detyrėn dhe aftėsitė, tė cilat po vazhdojnė t’i mungojnė atij”, ėshtė shprehur Selimi.

Sa i pėrket ēėshtjes sė reciprocitetit, Selimi ka thėnė se heqja dorė nga reciprociteti ėshtė njė rikthim tashmė mė shumė legal sesa pėrpara, i invazionit ekonomik tė Serbisė mbi Kosovėn. Ai ka thėnė se ndaj Serbisė duhet tė vazhdohet me reciprocitet dhe jo vetėm nė ndalimin e mallrave, por nė tė gjitha sferat, ngase Kosova ka treguar se mund tė jetojė pa Serbinė edhe nė aspektin politik edhe nė atė ekonomik.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė