Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-05-13, 17:32   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Medicina alternative

ĒKA, S’KA ARGUMENTIM?

Ėshtė vėshtirė tė bisedosh gjatė me mjekė e shkencėtarė ortodoksistė pėr terapitė alternative mjekėsore, e qė ata tė mos pėrmendin se provat klinike janė tė domosdoshme pėr t’u dėshmuar se terapitė janė tė vlefshme. Nė tė vėrtetė, mendoj se mungesa e provave nė shumė nga kėto fusha paraqet gurin mė tė madh tė provės pėr shumicėn e mjekėve. Kjo ndodh pėr shkakun se mjekėt janė tė mėsuar tė besojnė se veprimi i shėrimit mund tė jetė i pranueshėm vetėm nė qoftė se me argumente dėshmohet se ėshtė ashtu.

Ka shumė lloje tė ndryshme provash klinike, por nė esencė tė gjitha mund tė ndahen nė “tė kontrolluara” dhe “tė pakontrolluara”. Nė kėto tė dytat, terapeuti thjesht evidenton tė gjitha rezultatet e veprimit special tė shėrimit, e pastaj analizon se sa herė ai veprim ka qenė i suksesshėm, respektivisht i pasuksesshėm. Provat e kontrolluara paraqesin rregulla shumė mė tė rrepta, klasifikojnė pacientėt e shėruar me atė veprim, pėrdorin placebon, e nganjėherė aplikojnė edhe situata kur as pacienti e as mjeku nuk dinė se cili veprim shėrimi zbatohet. Shumica mendojnė se ky lloji i fundit i provave ėshtė mė i mirė, shkaku se, siē thonė, me atė rast nuk mund tė ketė njėanshmėri.

Kėto prova janė pa dyshim tė suksesshme kur vlerėsohen barnat, por pothuaj ėshtė e pamundshme, ose jashtėzakonisht vėshtirė, tė zbatohen tek terapitė medicinale alternative, meqė sipas definicionit shumica e terapive natyrore shėron pacientin si unitet tė veēantė, e jo si “edhe njė rast me shtypje tė lartė gjaku”. Pėr shumicėn e terapeutėve natyrorė ėshtė e paparamendueshme qė tė grupojnė pacientėt, ta zėmė, me tension tė lartė gjaku, dhe t’i shėrojnė plotėsisht nė tė njėjtėn mėnyrė – thjesht shkaku se shkaktarėt e sėmundjes tek secili individ mund tė jenė tė ndryshėm.

Por mjekėt parashtrojnė kėtė pyetje: nė qoftė se terapitė alternative nuk mund t’u nėnshtrohen provave dyfish tė verbra apo provave tė ngjashme tė komplikuara, pse atėherė thjesht nuk bėhen provat e kontrolluara ashtu si duhet? Kjo vėrejtje ėshtė me vend, edhe pse pyetja edhe mė tutje mbetet aktuale, shkaku se vetė natyra e shumė terapive mjekėsore alternative vėshtirėson zbatimin e provave tė kontrolluara. Nė qoftė se shfrytėzoni intuitėn, forcat psikike dhe parametrat tjerė tė pakapshėm, nuk mundeni qė terapinė ta kontrolloni mjaft kujdesshėm, sa tė jeni nė gjendje qė plotėsisht saktė ta pėrsėritni nė ndonjė rast tjetėr. Kur lexuesi do ta lexojė tėrė librin, do ta ketė tė qartė pse kjo vėshtirė mund tė arrihet. Megjithatė, ekziston arsye e fortė shkaku i sė cilės rezultatet e provave plotėsisht tė pakontrolluara mund tė merren si argumente tė pranueshme. Me fjalė tjera, nė qoftė se shumė herė duket se njė gjė vepron – atėherė ajo vepron.

Pas tėrė kėsaj qė thamė shtojmė vetėm kėtė se me terapi tė ndryshme alternative janė bėrė prova, dhe pikėrisht tash (1985) duhet tė fillojnė provat e reja me shėrime spirituale tek sėmundje tė ndryshme. Mjekėt kanė zgjedhur sėmundjet dhe pacientėt, kurse sėmundjet “e lehta” nuk janė marrė nė konsideratė.

Doktor Siril Maksvell (Maxvell), kėshilltar mjekėsor nė njė kompani ndėrkombėtare farmaceutike, nė letrėn e tij dėrguar revistės British Medical Journal 1971, shpjegon shumė bukur vėshtirėsitė me eksperimentet dyfish tė verbra. Si shembull ka sjellė pėrdorimin e barit imipramin nė shėrimin e urinimit natėn tek fėmijėt. Hulumtimi i tij tregon se nė historinė e hershme tė veprimit tė tij shėrues provat e kontrolluara kanė treguar se imipramini nuk ėshtė i ndonjė rėndėsie tė madhe. Nė njė provė tė kryer mė 1962 ėshtė konstatuar se bari nuk ėshtė i dobishėm; dy prova nė vitin 1963 ishin negative (edhe pse njė mė vonė ishte pozitive), kurse mė 1964 provat e kontrolluara kanė dėshmuar se bari nė njė numėr tė pėrafėrt rastesh ka qenė i suksesshėm, gjegjėsisht se nuk ka qenė i suksesshėm. Nga ajo kohė e kėndej nė vazhdimėsi lajmėrohen artikuj qė dėshmojnė se imipramini nė tė vėrtetė ėshtė i dobishėm. Gjatė pesė vjetėve janė lajmėruar pesėmbėdhjetė artikuj tė cilėt kanė “konfirmuar” dobishmėrinė e tij si dhe njė qė “dėshmonte” pa-dobishmėrinė e tij. Po qe se si “argument” pėrfundimtar do tė pranoheshin rezultatet e hulumtimeve tė bėra para vitit 1964, veprimi pėrsosshmėrisht i dobishėm i barit do tė ishte i humbur, edhe pse vlerėsimet e bėra nė bazė tė provave tė mėhershme tė pakontrolluara klinike ishin pozitive. Poenta e doktor Maksvellit ėshtė se nė mjekėsi njė provė, vetėm pse ėshtė e kontrolluar, nuk do tė thotė se ėshtė edhe e mirė, gjegjėsisht e dobishme. Kėto prova tė bėra mė fėmijėt qė natėn derdhin ujė nė shtrat mund tė merren tė kontrolluara, e megjithatė provat e pakontrolluara tė bėra mė herėt kanė dhėnė pėrgjigje tė saktė – dhe atė mė shpejt. Provat tjera tė kontrolluara (gjithsej 19) me tė njėjtin bar, por kėsaj radhe nė shėrimin e depresionit, vetėm sa kanė vėrtetuar tė dhėnat (tė fituara katėrmbėdhjetė vjet mė parė nė njė provė tė pakontrolluar) se ky bar ėshtė efektiv edhe nė shėrimin e depresionit.

Sė kėndejmi mė duket e drejtė qė t’i ēmojmė provat e pakontrolluara tė bėra nga njerėz tė ndershėm tė qėllimit tė mirė, sė paku si pikėnisje pėr hulumtim tė mėtutjeshėm. Ėshtė krejt e kuptueshme qė ndonjė mėnyrė tė re shėrimit kurrė nuk duhet hedhur apo pėrqeshur vetėm shkaku se nuk ka kaluar nėpėr provat mė tė rrepta tė cilat jemi nė gjendje t’i mendojmė. Sikur kėshtu tė veprohej nė mjekėsinė orodoksiste, do tė na mungonin shumė barna tejet tė dobishme – pikėrisht siē sot na mungojnė shumė terapi alternative.

Mjekėt ortodoksistė kanė filluar ta pranojnė kėtė pikėvėshtrim, edhe pse pa vullnet dhe ngadalė. Hulumtimet mė tė reja me kamomilin tregojnė se ai ėshtė po aq i fuqishėm sa edhe barnat moderne kundėr kalljeve tė cilat nuk pėrmbajnė steroide, e megjithatė askush nuk di se cili ėshtė ai pėrbėrės kryesor i tij, kėshtu qė ai nuk mund tė sintetizohet. Njė autor nė revistėn Lancet-a propozon qė tė shfrytėzohet e tėrė bima po qe se vėrtetohet se vepron e qė tė mos pritet derisa shkencėtarėt tė izolojnė pėrbėrėsit aktivė tė saj, e qė pastaj prej tyre tė prodhohen barnat.

Madje edhe kur provat janė kryer nė mėnyrė adekuate (e kjo nė shumė mjekėsi alternative vėshtirė tė arrihet, shkaku se aty veprimet janė mė tė shumėllojshme sesa nė mjekėsinė ortodoksiste Mjekėt ortodoksistė nuk janė tė disponuar t’i marrin seriozisht dhe ėshtė krejt e kuptueshme (edhe pse e pafalshme): sepse ndjehen tė rrezikuar nėse rezultatet dėshmojnė se terapia ėshtė e dobishme.

Profesioni i mjekut ėshtė siē duket tmerrėsisht i pasigurt – dhe pėr kėtė ka arsye tė mira. Ai nuk mund tė pranojė kritikėn apo diskutimin, sidomos nėse vjen nga dikush qė ėshtė jashtė kėtij profesioni. Megjithatė, nė vendet e mėdha, siē ėshtė Kina, apo nė Afrikė, mjekėsia tradicionale dhe mjekėsia mė e mirė moderne aplikohen paralelisht dhe reciprokisht respektohen, sepse ka lėmenj qė i pėrgjigjen mė sė miri secilės prej tyre, apo lėmenj tė cilėve njėra prej tyre duhet t’u pėrkulet.

Kjo pagatishmėri e profesionit mjekėsor pėr tė qenė tė hapur ndaj kritikės mė sė miri mund tė shihet nė shembullin e ekzaminimeve qė janė kryer nga Shoqata Mjekėsore Britanike. Terapeutėt qė merren me terapitė natyrore kanė qenė, natyrisht, shumė tė interesuar pėr rezultatet e kėtij hulumtimi, shkaku se Shoqatės Mjekėsore Britanike padyshim i ka konvenuar qė gjėrat tė mbesin siē kanė qenė. Asnjė anėtar i hulumtimeve nuk ka pasur kurrfarė kualifikimi zyrtar pėr asnjėrėn nga terapitė natyrore, e meqė nė kėtė rast Shoqata Mjekėsore Britannike ishte edhe gjyqtar edhe porotė, shumė pėrfaqėsues tė terapive kryesore natyrore kanė refuzuar tė ofrojnė materialin argumentues. Shumica e njerėzve qė janė marrė me terapitė natyrore janė frikėsuar mos nė bazė tė hulumtimit tė Shoqatės Mjekėsore Britanike numri mė i madh i terapive nuk do tė mund tė rekomandohen, dhe se kanė pėr t’u zgjedhur vetėm ato me tė cilat merren mjekėt apo laikėt e stėrvitur tė cilėt punojnė nėn kontrollin mjekėsor. Aspak nuk ėshtė ēudi qė terapeuti natyror mesatar, i cili kalon pjesėn mė tė madhe tė kohės “duke pranuar pjesė” prej tė cilave mjekėsia ortodoksiste ka hequr dorė, nuk dėshiron qė – si fizioterapeut apo pedikur – tė bėhet ndihmės mjeku.

Kur ky libėr veē do tė jetė i botuar, do tė jenė mė nė fund tė shpallura rezultatet e kėtij hulumtimi – sė paku kėshtu tė gjithė shpresojnė. Gjėrat aq shumė janė zvarritur saqė shumė terapeutė pyesin se a do tė jenė, vallė, rezultatet ndonjėherė tė shpallura.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė