Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-10-09, 03:36   #1
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kosovarė, shqiptarė apo njerėz pa identitet!

Kosovarė, shqiptarė apo njerėz pa identitet!

Shkruan: Ilir Sefaj

E di, koha e idealistėve tashmė mund tė kujtohet vetėm si relikt. E di, tashmė idealizmin e ka zėvendėsuar hipokrizia, burokracia e tė tjera marifete me tė cilat ballafaqohet njeriu ynė sot. Njė komb pa ideal, vėshtirė se do tė mund t’i rezistojė rrebesheve tė kohės, qė herė-herė dinė tė jenė fatale pėr ekzistimin e njė tėrėsie nacionale, territoriale etj, etj,. A po rrezikon ta provojė kėtė Kosova, dikur idealiste? A po rrezikon ta provojė kėtė njeriu shqiptar, idealisti i dikurshėm? Tė jesh shqiptar nga Kosova dhe jo vetėm shqiptar, do tė thotė tė jesh njeri pa identitet. Nė Kosovėn shtet tė pavarur njeriu ynė ėshtė zhveshur nga ēdo element kombėtar. Ne kemi njė flamur tė huaj, njė himn tė huaj, shumė gjuhė tė huaja, dhe nė Kosovėn tonė, asgjė tonėn! Ėshtė i pamohueshėm fakti se e njė rėndėsie tė veēantė do evidentuar ajo qė ne tashmė jemi tė lirė, por brenga ėshtė se institucionet tona fatkeqėsisht nuk po punojnė sa duhet pėr krijimin e njė shteti dhe tė njė qytetari me identitet. Zhveshja nga ēdo element kombėtar tė njeriut tonė sot, nuk guxon tė shikohet me njė indiferentizėm ēfarė aktualisht po ngjet. Kjo duhet konsideruar si diēka brengosėse e cila nuk guxon te na lėrė ndėrgjegjen e qetė.


Periudha e tranzicionit nėpėr tė cilėn po kalon vendi ynė, ka vėnė nė pah shumė devijime me tė cilat po ballafaqohet qytetari i Kosovės. Vendet nė tranzicion rėndom i ka karakterizuar njė ēorientim i cili tė shumtėn ka gjet rrugėn e tij tė drejtė, rrugė kjo e cila ka mundėsuar, funksionimin e njė shoqėrie si tė vėnė nė binar. Nė Kosovė po ngjet e kundėrta, ne sikur po punojmė qė kjo periudhė nė tranzicionit tė zgjatėt deri nė pambarimėsi. Fatkeqėsisht nė kėtė drejtim po punojmė tė gjithė, pa pėrjashtim, duke filluar nga institucionet me karakter edukativ siē mund tė jetė radio e televizioni nė kėtė rast, deri te ato qė pėr nga rėndėsia kanė peshė paksa mė tė vogėl. Termi “kosovar” i cili ka hyrė nė fjalorin tonė qė moti, mirėpo qė kohėve tė fundit po merr nuanca tė njė emėrtimi tjetėr, duhet mėnjanuar aq sa ėshtė e mundur, pra duhet shikuar si diēka tendencioze, ngjashėm sikurse termin “Shqipėri e madhe”. Intenca e gjithė kėsaj polisemie e thurur me ose pa vetėdije ēon kah kosovarizimi i shqiptarėve, e sidomos kur kėsaj i shtohen elementet e reja qė identifikojnė Kosovėn shtet, siē janė ta zėmė; himni, flamuri etj, etj,. Tendenca e cila mėton krijimin e identitet kosovar ėshtė e dėmshme dhe antikombėtare dhe si e tillė nuk guxon tė gjejė shtrirje edhe mė, nė kėtė pjesė tė globit, ngase do konsideruar si rrezik permanent i cili krahas njė shteti tė ri ka krijuar njė komb tė ri, tė quajtur kosovar gjė qė nuk ėshtė ė pranueshme as pėr pakicat, e aq mė pak pėr shqiptarėt tė cilėt pėrbėjnė mbi 90% tė popullsisė sė pėrgjithshme. Sipas sociologes franceze, Dominique Schnapper, me shtet, nėnkuptojmė “bashkėsi tė qytetarėve”, mirėpo nė Francėn e sociologes nė fjalė, nuk mund tė jesh edhe francez edhe shqiptar nė tė njėjtėn kohė. Gjithnjė nė kėtė linjė, kėrkoj qė “teoritė” e askujt mos tė gjejnė praktikėn nė vendin tim. Termi kosovar ashtu sikurse edhe “Shqipėri e madhe” janė pjellė e armiqve tanė qė fatkeqėsisht po gjejnė pėrkrahje edhe nė institucionet relevante tė shtetit tė Kosovės. Paradoksi qėndron nė faktin se mė shumė se tė tjerėt ne krijojmė utopi rreth identitet tonė. Ta zėmė pėrpjekja pėr krijim e njė gjuhe “kosovare” e cila kėrkon tė hedhė nė baltė tėrė atė sakrificė qė u bė pėr njėsimin e gjuhės shqipe, ėshtė jashtėzakonisht e dėmshme dhe si e tillė shpie nė rrugė qorre. Kėto e tė tjera defekte mė tė cilat po karakterizohet Kosova sot, hapin debatin pėr mundėsinė e bėrjes sė Shqipėrisė etnike, e drejtė kjo edhe ndėrkombėtarisht e garantuar, pėrndryshe pas hiq mė shumė se dhjetė viteve, Shqipėria e idealeve tona dikur, do tė shndėrrohet nė njė shtet fqinjė qė na ndanė shumėēka. Andaj gjėrat e tilla duhet luftuar si tė keqėn mė tė madhe; individualisht, nė mėnyrė institucionale, e qysh tjetėr jo.


lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante