Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-11-09, 13:45   #4
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kosovarė, shqiptarė apo njerėz pa identitet!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga murrizi
E dijė qė tė flasėsh pėr njė gjė, ėshtė pikėrisht ajo "gjėja" qė tė mundon, tė flasėsh pėr identitet poashtu do tė ishte gjėja qė na mundon, apo siq edhe fjala e urt thotė "Vetėm fajtori arsyetohet".
Arsyetohet "fajtori" Kemi hall, apo jemi quar peshė (prej s'mirės)?!

Sipėr qudi unė gati u "pajtohėsha" me vendimet e Liderit timė, qė e zgjodha tė mė prijė kur ishte koha, ku poashtu radhazi i dhashė mė shumė se dy her voten time. Vendimėmarrėse ishte sidomos kjo e fundit nga dhe Lideri imė kėrcej kalin dhe..... na harroj ne tjerėve.
E thash "pajtohėsha" po tė mos kishte Shqiptaria BURRA, nė kuptimin e plot tė fjalės burra, dhe t'mos linin tė qorroheshe (vėrbim n'pik dite) e as t'hyje n'gjynah.
Nuk e kuptoj pse i'a ngushtojn njerzia vetit aq shumė frymen, duke u munduar ta pėrthekojn atė nė 10 mijė km. katror pa i detyruar askush.

Nė gazeten elektronike Shqiptare www.neneshqiperi.info dikush i ka shkuar mė pėr detaje kėsaj pune, e qė unė do ta lutėsha lexuesin tė marrė pak kohė e mundė dhe ta lexojė nė tėrsi.

Shqiptar, adresa ime e pėrjetshme!!!

Shkruan: Arben I. Kastrati


Unė vij nga vendi qė mė shkakton dhimbje. Adresa ime e tanishme ėshtė: "Rruga e brengave", pa numėr, dhe ēdo postier e di adresėn time. Dhe ēdo inkasant. (Dhe fuqizuesit e mospagesave).


Vij nga vendi qė ka mungesė tė qartėsisė. Nga vendi ku nė trend ėshtė cinizmi. Ku nė trend ishte mohimi i vetes e ēdo gjėje vendore. Nga vendi ku kėrkohet qė t'mos ketė tė kaluar...nga vendi me...


Njeriu i vendit e kohės sime, lėngon mė shumė nga realiteti se sa dhimbjet e shkaktuara nga sėmundjet. Ndonjėherė, nevojitet ajo qė tė vetmen kemi - kohėn, qė t'na i shėrojė plagėt e shkaktuara nga koha, nga vetė jeta...


Jam rritur e edukuar nė njė familje tė veēantė, me prindėr, motėr e vėlla tė shkėlqyeshėm. Kam lindur nė Shkup, qė ishte kryeqytet i Republikės sė Maqedonisė. Jam rritur nė Prishtinė, qė ishte kryeqytet i Krahinės Socialiste Autonome tė Kosovės.


I tėrė vendi pėrbėhej nga 6 republika e 2 krahina, qė ishin tė barabarta (nė letėr) nė kuadėr tė Federatės qė quhej Jugosllavi. Babi, mami, motra, vėllau e unė, quheshim jugosllav, edhe pse ishim shqiptarė. Jam rritur brenda Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė, duke kėrkuar nė vazhdimėsi identitetin tim.


Ishin tri faza qė karakterizonin tė jetuarit nė ish-Jugosllavi. E ato ishin:

- mungesa e identitetit (tė qenit shqiptar nė ish-Jugosllavi)
- identiteti i gabuar (tė qenit shqiptar nė ish-Jugosllavi)
- ndėrtimi i identitetit (tė qenit shqiptar paslufte nė...)

Nė '70-'80-at jetoja nė Republikėn Socialiste Federative tė Jugosllavisė. Adresa ime ishte: Rr. "Sava Kovacevic", Nr. 5/A, 38.000, Prishtinė, Kosovė. Mė quanin jugosllav. Edhe pse isha shqiptar, askush s'mė quante tė tillė.


Nė gjysmėn e parė tė '90-ave, jetoja nė Republikėn Jugosllave. Adresa ime ishte: Ulica "Carica Milica", Br. 5, 38.000, Pristina, Kosovo i Metohija. Mė quanin jugosllav. Edhe pse isha shqiptar, askush s'mė quante tė tillė.


Nė fillim tė mileniumit, jetoja nė Unionin Serbi-Mal i Zi. Adresa ime ishte: Ulica "Car Lazar", Br. 40, 38.000, Pristina, Srbija. Mė quanin jugosllav, edhe pse Jugosllavia s'ekzistonte. Edhe pse isha shqiptar, askush s'mė quante tė tillė.

Nė vitet 2000-2007, jetoja nė tri adresa tė ndryshme:

- St. "Resolution", Nr. 1244, New York, Pristina, Kosovo, Serbia, UNMIK

- Ulica "Car Lazar", Br. 40, 38.000, Pristina, Kosovo i Metohija, Srbija
- Rr. "Adem Gashi", Nr. 42, 10.000, Prishtinė, Kosovė

Edhe pse isha shqiptar, askush s'mė quante tė tillė.
Ende vazhdoj tė jetoj nė tė njėjtėn shtėpi, pa adresė, nė vendin qė quhet - Kosovo. Tė gjithė mė quajnė kosovar, e pėrsėri, askush s'mė quan shqiptar.
Pėrsėri, nga unė kėrkohet tė ndėrroj identitetin, tė jetoj nė adresė tė re...
S'besoj tė ketė ndėrruar mė shumė adresa e tė ketė jetuar njeri (popull) nė mė shumė shtete pa luajtur nga vendi...

* * *


Unė jam shqiptar. Gjuha ime ėshtė gjuha shqipe. Atdheu im quhet Shqipėri. Jetoj nė pjesėn veriore tė Shqipėrisė, qė quhet Kosovė. Nė jetėn time, nė vazhdimėsi kam pasur mungesė tė identitetit kombėtar.

Pėrsėri kam mungesė identiteti. Vazhdimisht kam kėrkuar tė quhem shqiptar e jam quajtur ndryshe. Unė vazhdoj tė jem shqiptar, dhe si i tillė kam vetėm njė atdhe - Shqipėrinė. Kėrkoj ndjesė nga realiteti, por, nuk pranoj tė mė quajnė ndryshe, pėrpos shqiptar.


Askush nuk mund tė mė detyrojė tė ndėrroj identitet, tė quhem ndryshe, tė ndihem ndryshe e as tė flas ndryshe. As tė pranoj atdhe ndryshe.


Atdheu im quhet Shqipėri, unė flas shqip e quhem shqiptar dhe kjo ėshtė adresa ime e pėrjetshme.


02 nėntor, 2009

*Autori ėshtė publicist, jeton nė Prishtinė


postimi me i bukur qe kam lexuar dhe qe ka plasuar murrizi .

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga jadore : 07-11-09 nė 13:45
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė