Tema: Depresioni
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-10-11, 16:26   #6
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Depresioni Pas-Lindjes (Post-Natal) - pjesa e tretė

Si ta ndihmojė vetėn?

Mund te merrni disa hapa praktike tė cilat ju bėjnė tė ndjeheni mė mirė.

*Tė bisedoni pėr ndjenjat tuaja ėshtė me rėndėsi. Ndoshta ju duket vėshtirė tė bisedoni me burrin tuaj por nėse i mbani gjėrat nė vete tėrė kohėn ai mund tė ndjehet i lėnė anash. Kjo posaqėrisht ėshtė e vėrtet nėse nuk dėshironi tė keni intimitet, gjė qė ndodh shpesh te njerėzit me depresion.
*Mundohuni tė mos kaloni kohėn vetėm ēdo ditė. Bėni pėrkjekje qė tė takoheni me shoqe apo tė takoheni me nėna tjera. Infermjerja e juaj e shėndetit mund tė ju tregojė pėr grupet lokale ku mund tė njoftoheni me femra tė tjera. Ndonjėhere mund tė ketė grupe ku japin pėrkrahje tė cilat mund tė ju ndihmojnė shumė. Poashtu ka edhe anėtarė nga organizatat vullnetare tė cilt mund tė ju ofrojnė pėrkrahje praktike dhe emocionale.
*Ēdoherė pranoni ofertat pėr ndihmė praktike. Mos tė ju vjen keq tė kėrkoni ndihmė apo tė ndiheni keq pėr ta pranuar ndihmėn. Gratė tė cilat pėrjetojnė depresion tė rėndė ėshtė e mundur se kanė tė drejtė pėr ndihmė me mbikėqyrje tė fėmijve dhe punė shtėpiake.
*Mos u mundoni tė bėheni amvise e pėrsosur. Nuk ėshtė me rėndėsi a e keni shtėpinė e pastėr apo tė papastėr. Bėni sa mė pak punė qė ėshtė e mundur.
*Pushoni sa mė shumė sepse lodhja e keqėson depresionin.
*Hani ushqim tė shėndoshė.
*Gjeni kohė pėr vetėn. Kjo mund tė jetė joreale por nėse p.sh. kaloni njė kohė tė gjatė nė vaskė, bėni shetitje tė shpejtė apo vetėm nėse e lexoni njė revistė pėr gjysmė ore ju ndihmon tė qetėsoheni.
*Ushtrimet fizike posaqrisht janė shumė tė dobishme.

Ēka mund tė bėjė tjetėr?
Ndoshta mund tė jetė vėshtirė tė bėni kėto ndryshime pėr shkak se depresioni ndikon nė mėnyrėn si mendojmė, ndjenjat tona dhe mėnyrėn se si sillemi. Mėnyrat nė vijim mund tė ju ndihmojnė tė i tejkaloni mendimet, sjelljet dhe ndjenjat depresive.

1.Planifikimi ditor
Kur njerėzit janė nė depresion ata zakonisht nuk dėshirojnė tė bėjnė asgjė. Pėr ata ėshtė vėshtirė tė vendosin ēka tė bėjnė dhe mund tė mbeten duke bėrė pak gjėra. Nėse kjo ėshtė problem pėr ty, mund tė filloni tė krijoni njė listė me gjėrat qė ju dėshironi pastaj planifikoni listėn se si tė veproni. Ia filloni me diēka tė lehtė dhe mos synoni tė bėni shumė gjėra. Shikoni listėn dhe nėnvizoni gjėrat qė i keni kryer. Nė fund tė ditės ju mund ta shikoni listėn se ēka keni bėrė. Ushtrimet fizike dhe aktivitetet ju pėrmirėsojnė gjendjen shpirtėrore. Mundohuni tė shtoni diēka nė plan ēdo ditė. Vizitat e shoqėrisė, familjen dhe fqinjėve mund tė ju ndihmojė. Mbajeni nė mend mos synoni shumė. Gjėrat tė cilat kanė qenė tė lehta mund tė jenė shumė tė vėshtira tani. Filloni nga ku jeni tani dhe derisa arritni aty kur keni qenė mirė.

2. Kėnaqsitė dhe sukseset
Kur njerėzit vuajnė nga depresioni ata shpesh harrojnė pėr sukseset e tyre dhe me ēka kėnaqen. Shumė njerėz nuk janė tė vetėdijshėm pėr sukseset e tyre. Kur i shkruani tė gjitha ngjarjet e ditės nė planin tuaj aktiv, gjėrat tė cilat ju ofruan kėnaqsi i shėnoni me shkronjėn K, dhe S pėr aktivitetet e suksesshme. Mos u bėni shumė modest. Njerėzit tė cilet vuajnė nga depresioni zakonisht nuk i pranojnė sukseset e tyre. Mos e krahasoni vetėn me si keni qenė me parė, lavdojeni veten pėr ēdo sukses. Kur jeni nė depresion ēdo gjė ėshtė vėshtirė kėshtu qė kur arrini tė bėni diēka ju duhet tė pranoni dhe shpėrbleni. Mundohuni tė keni disa ngjarje tė kėndshme. E dhuroni vetėn – kjo ju ndihmonė.

3. ABC-ja e ndryshimit te ndjenjave
Ėshtė e mundshme se personi i cili vuan nga depresioni post-natal tė ketė mendime tė zymta te cilat shkaktojne gjendje tė ultė shpirtėrore. Kjo ėshtė e vėrtet pėr ēdokend me ēfardo lloj depresioni. Mundohu tė mendoni pėr ndonjė ndodhi tė tanishme qė ju ka zemėruar dhe kjo ju ka mėrzitur. Mendoni pėr ngjarje nė tri faza:
A. Ndodhia B. Mendimet tuaja pėr te C. Ndjenjat tuaja pėr te
Zakonisht njerėzit mbajnė nė mend A-nė dhe C-nė. Ta shikojmė njė shembull. Po supozojmė se fėmiu juaj nuk ndalet sė qari edhe pse ju keni bėrė ēdo gjė t’i ndihmoni.
A. Ndodhia – fėmiu nuk pushon sė qari
B. Mendimet tuaja – ‘Nuk mund tė duroj mė’. ‘Do ta dridhi fėmiun’. ‘Jam nėnė e padobishme’. ‘Nuk
e meritoj ta kam fėmijė.’
B. Ndjenjat- mėrzitur, fajtore.
Sa e mėrzitshme! Nuk mė vjen ēudi se ndjeheni keq! Ėshtė me rėndėsi tė jeni tė vetėdijshėm pėr kėto tri faza. Kjo ėshtė se nėse ne mund tė ndryshojmė se ēka mendojmė pėr njė ngjarje mund tė ndryshojmė si ndjehemi.

4. Barazpeshimi
‘Barazpeshimi ėshtė teknikė e dobishme pėr ta provuar. Kur keni mendime negative, mendime kritike e barazpeshoni duke i thanė vetės gjėra pozitive. Pėr shembull: Mendimi: ‘Unė nuk jam nėnė e mirė’, mund tė barazpeshohet me: ‘infermjerja ime e shėndetit mė thotė se jam duke u kujdesur mirė dhe foshnja vazhdon tė pėrparon.’ Qartėsisht, kjo ėshtė lehtė tė flitet por vėshtirė tė bėhet. Kur keni mendime negative shpesh ėshtė vėshtirė tė i largoni kėto, por nėse praktikoni atėhere bėhet mė lehtė.

5.Mėnyra dy shtyllore
Njė mėnyrė tjetėr qė mund tė ju ndihmojė ėshtė duke i shkruar mendimet negative nė njė rresht dhe nė rreshtin tjetėr mendimet mė tė barazpeshuara pozitive. Si kėshtu:
Mendimet negative: Mendimet e barazpeshive:
Nuk jam duke i pėrballuar gjėrat – shtėpia ime ėshtė rrėmujė Gjėrat mirė shkojnė. Ėshtė nė rregull nėse shtėpia ėshtė pak mė shumė rrėmujė se si zakonisht.

Ju mund tė vazhdoni dhe tė mbani njė ditar tė ngjarjeve, ndjenjave dhe mendimeve. Mund tė duket si grafiku i mėposhtėm. Pėrdorni mėnyrat e shpjeguara qė tė ia filloni tė mendoni nė mėnyrė mė tė barazpeshuar.
Shiqoni pėr gabime nė mendimet e shprehura mė poshtė.

Ngjarja Ndjenjat apo emocionet Mendimet nė mendjen tuaj Mendimet mė pozitive
Shembull: Sot nė klinik njė nėnė nuk foli me mua Mėrzitshėm dhe nė depresion Unė nuk i pėlqej asaj; askush nuk mė pėlqen mua. Ajo me siguri ėshtė e zėnė me mendime tė tjera – unė po konkludoj para kohe se a i pėlqej asaj.

6. Mbani nė mend hollėsirat
1.Hulumtimet sqarojnė se personat qė vuajnė nga depresioni nuk i mbajnė nė mend hollėsirat e ngjarjeve dhe mendojnė nė mėnyrė tė pėrgjithshme si ‘Unė kurrė nuk kam qenė e mirė pėr asgjė’. Provoni ta mėsoni veten pėr t’i mbajtur nė mend hollėsirat kėshtu qė tė i kujtoni kohėrat dhe pėrvojat e mira. Ditari mund tė ju ndihmojė me kėtė. Bėni njė listė tė sukseseve dhe aspekteve pėr veten si ‘Unė gjithėmonė i mbaj takimet me kohė’, ‘I kam ndihmuar njė shoqes tė martėn’, Partneri im mė uroj pėr punėn time javėn e kaluar’.

1.Pėrmbledhja:
Pėrdorimi i planit ditor, shėnimet e kėnaqėsive dhe sukseseve dhe ditari me mendimet tuaja automatike dhe me mendimet mė pozitive mund tė ju ndihmojė tė ballafaqoni depresionin dhe mendimet e zymta qė keni kur jeni nė depresion.

7. Zgjidhja e problemeve tė vėshtira
Ndonjėherė ne ndjehemi tė zhytur plotėsisht nga gjėrat e komplikuara dhe tė vėshtira qė duhet ti bėjmė. Njė mėnyrė e cila mund tė ju ndihmojė ėshtė nėse shkruani hapat tė cilėt duhet t’i merrni pėr ta kompletuar njė punė dhe mandej e bėni atė punė hap mbas hapi. Kur jeni nė depresion edhe problemet mė tė vogla mund tė jenė vėshtirė tė zgjidhen. Nėse keni ndonjė problem qė ėshtė posaqėrisht problem i vėshtirė, i pėrkujtoni kohėn kur keni zgjedhur problemin tė njejtė me sukses dhe pėrdorni tė njejtėn mėnyrė. Apo mund ta pyetni ndonjė shoqe/shok se si kishin vepruar ata nė tė njejtėn situatė. I shkruani tė gjitha mundėsitė edhe ato qė ju duken pa kuptim. Jeni sa mė kreative qė ėshtė e mundshme. Sa mė shumė mundėsi qė mund t’i mendoni aq mė shumė keni mundėsi tė gjeni atė qė do tė bėjė punė. Pasi qė i konsideroni tė mirat dhe tė kėqijat e tė gjitha mundėsive e zgjedhni ate tė cilėn ju mendoni ėshtė zgjedhja mė e mirė.

8. Besimet afatgjate
Ndonjėherė njerėzit kanė mendime nga e kaluara pėr veten tė cilat janė vetė kritikuese – pėr shembull. ‘Unė nuk jam person shumė i menqur’ apo ‘Unė nuk jam person shumė i dashur’. Kėto besime zakonisht janė nga pėrvojat nė tė kaluarėn dhe mund qė nuk janė tė vėrteta tani. Mundohuni tė e shikoni kėtė mė gjerėsisht, mos e mundoni veten dhe kėrkoni pėr dėshmi qė i mohon kėto besime.

9. Ku mund tė kėrkojė ndihmė tjetėr?
Kėshilla e lartėpėrmendura mund tė ju ndihmojnė t’i tejkaloni vėshtėrsitė e depresionit post-natal dhe prap tė veni nėn kontroll mendimet dhe jetėn tuaj. Megjithatė, nėse ju keni nevojė mė shumė ndihmė, kėrkoni ndihmė nga mjeku juaj apo infermjerja e shėndetit. Siē i pėrmendem mė lartė ekzistojnė edhe tretmane tė tjera qė mund tė ju ndihmojnė. Nėse keni ndjenja tė depresionit dhe mendoni tė lėndoni veten apo fėmiun tuaj ju duhet ta vizitoni mjekun sa mė shpejt. Mos harroni qė tretmanet pėr depresion post-natal ndihmojnė shumė dhe shumica e njerėzve shėrohen shpejt.
Hulumtimet e publikuara deri mė tani kanė treguar se vitaminat e grupit B mund tė jenė tė dobishme te depresioni pas lindjes, si edhe disa minerale (siē ėshtė kalciumi, magnezi dhe zinku), ndėrsa njė pjesė e studimeve janė marrė me hulumtimin e ndikimit acideve omega-3-yndyrore dhe konsumimi i peshqve te kjo sėmundje.

Deri mė tani rezultate mė tė fuqishme ekzistojnė pėr riboflavinėn (vitamina B2), kalciumin dhe zinkun, pėr tė cilėt thuhet se luajnė rol tė rėndėsishėm nė lehtėsimin e simptomave tė depresionit pas lindjes, derisa roli i acideve omega-3-yndyrore ende nuk ėshtė sqaruar mirė.
__________________
Just happy...
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė