Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-12-08, 12:07   #3
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Si ndikon Kofeina ne shendet

Si ndikon kafeja nė shėndetin e njeriut


Ekspertėt gjermanė dhe ata amerikanė rikonfirmojnė edhe njė herė efektet pozitive tė kafesė nė shėndetin e njeriut. Vetėm pak kohė mė parė ishte vėrtetuar pjesėrisht nga kėrkuesit italianė se procesi ndaj kafesė kishte “mbaruar”. Pija mė e konsumuar dhe mė e dashur nė botė ishte ēliruar pėrfundimisht nga akuzat. Tani nuk ka mė asnjė dyshim, studimi i Institutit Italian pėr ushqyerjen dhe ushqimin mbėshtetet plotėsisht edhe nga studiuesit e Universitetit gjerman tė Barennit tė Mynihut, si dhe kolegėt e tyre nė “Harvard School of Public Health”, Wolfgang Winkelmayer e Rob Van Dam. Pėrfundimi ėshtė i njėjtė: nėse nuk kalohet limiti i katėr filxhanėve kafe ekspres nė ditė, domethėnė rreth 300 miligramė kafeinė, rreziku pėr aritmi kardiake dhe hipertension nuk ekziston. Po ashtu, pėrveēse ėshtė njė rit special, kafeja ndihmon tretjen, mban zemrėn nė formė tė mirė dhe nga aroma e saj ēlirohen substanca kimike me njė fuqi tė madhe antioksiduese. Kėshtu, pija e zezė, “mbreti” pas ēdo pauze nė punė dhe daljeje me miqtė, duket se po jeton nė shkallė ndėrkombėtare njė imazh tjetėr nga ajo qė tė gjithė kishin menduar mė parė. Askush nuk mund ta mohojė se pėr vite e vite me radhė pija mė e dashur nė botė ėshtė parė me njė sy tjetėr, ēka i ka detyruar specialistėt e kėsaj fushe tė zhvillojnė studime tė detajuara.
Konsumimi
Ideja se konsumimi i disa filxhanėve nė ditė rrit tensionin e gjakut dhe shkakton dėme kardiovaskulare tani nuk ekziston mė. “Kjo ėshtė zyrtare. Studimet qė tregonin nė tė kaluarėn se kafeja ėshtė e dėmshme pėr organizmin, tani nuk mund tė mbrohen mė”,- ka deklaruar Thomas Hofman, docent i kimisė ushqimore nė Universitetin gjerman tė Munster. Gjithashtu, ai tregon se kafeja ėshtė njė pėrzierje e mė shumė se njėmijė substancash, shumė prej tė cilave akoma nuk janė studiuar pėr efektin e tyre mbi shėndetin njerėzor. “Ėshtė e vėrtetė qė shumė nuk janė studiuar, por ato mė tė rėndėsishmet pėr tė dalė nė njė pėrfundim, janė studiuar”,- tregon ai. Nė fakt, deri tani ishte menduar se rreziku shkaktohej i gjithi nga kafeina, e cila vepronte mbi zemrėn dhe sistemin nervor qendror, duke bllokuar proteinat qė vepronin nė qelizat nervore si receptorė tė adenozinės, veprim kimik qė kryhej nga sheqeri dhe njė bazė e zotuar me strukturė tė njėjtė me kafeinėn, nė gjendje pėr tė shkaktuar pėrgjumje dhe pėr tė ngadalėsuar aktivitetin natyral. Nė kėtė mėnyrė, duke bllokuar veprimin e adenozinės, kafeina shkaktonte efektin e njohur tė mungesės sė pėrqendrimit dhe nxiste lodhjen, por qė kurrsesi nuk mund tė thuhet se ėshtė e dėmshme pėr shėndetin.
Studimi
Ashtu si tė gjithė pėrbėrėsit e tjerė ushqimorė, studimi aktual tregon problemet qė mund tė shkaktohen vetėm nga mėnyra se si kafeja konsumohet. Sipas mjekėve tė studimit, kush pi rregullisht kafe, nuk ka asnjė rrezik qė kafeina tė veprojė negativisht mbi tė, por ata qė nuk janė mėsuar me kafenė dhe papritur fillojnė tė pinė shumė filxhanė, duhet tė pėrballen me sindromat e njė doze tė tepruar, qė fillojnė nga nervozizmi e deri te rrahjet jo tė rregullta tė zemrės. Kjo do tė thotė se nėse nuk kalohet kufiri i katėr kafeve ekspres nė ditė, domethėnė rreth 300 miligramė kafeinė, rreziku i aritmive kardiake dhe hipertensionit largohet, ku pėrjashtim bėjnė vetėm personat me tension tė lartė dhe shumė tė ndjeshėm ndaj kafeinės, tė cilėve nuk u rekomandohet absolutisht konsumi i kaq shumė filxhanėve nė ditė. Por, pėrveē ekspertėve evropianė, lajme tė mira pėr “pijen mė tė dashur nė botė” vijnė nga dy kėrkuesit e “Harvard School of Public Health”, Wolfgang Winkelmayer dhe Rob van Dam. I pari ka zhvilluar njė studim pėr njė periudhė tė gjatė kohe duke vėzhguar mė shumė se 150 mijė gra, nė pėrfundim tė sė cilit arriti nė konkluzionin: “Konsumi i kafesė nuk ndikon aspak nė rritjen e tensionit tė gjakut”. E ndėrsa studime tė ngjashme u zhvilluan edhe te burrat, Van Dam nėnvizon: “Kjo ndodh, sepse kafeja me sa duket pėrmban edhe substanca qė neutralizojnė tė ashtuquajtura efektet negative tė kafeinės”.
Abuzimi
Njė pije “inteligjente” dhe e domosdoshme, megjithatė, gjėja ku duhet treguar mė shumė kujdes ka tė bėjė me konsumin e saj. Mes tė tjerash, kjo “ftesė” vjen dhe nga prezantimi i fundit pėr temėn “Kafeja dhe shėndeti”, zhvilluar nėn kujdesin e INRAN, Instituti Kombėtar i Kėrkimit pėr Ushqimet dhe Ushqyerjen, me kontributin e enteve tė tillė si “Fondacioni pėr studimet mi ushqimet”, i cili qė nga viti 1986 ėshtė pikė referimi shkencor, kombėtar dhe ndėrkombėtar pėr kėrkimet nė kėtė sektor; instituti farmakologjik “Mario Negri” nė Milano dhe instituti britanik “Coffee Science Information Centre”, qė pėrmbledh studimet mė tė fundit tė kėsaj fushe tė publikuara nė revistat mė tė mira shkencore. Por abuzimi me kafenė mund tė shkaktojnė intaksikacion, tė njohur ndryshe me emrin kafeinizėm, qė shkakton irritim dhe shqetėsime tė gjumit e qė mund tė bėhet vdekjeprurės vetėm nė rastin teorik, nėse konsumohen rreth 120 ekspres brenda harkut kohor prej 30 minutash, e barabartė kjo me asimilimin e dhjetė gramėve kafeinė. Kush nuk ka ndėrmend tė bėjė ēmenduri tė tilla dhe nuk i kalon mė shumė se katėr filxhanė nė ditė, nuk ka asnjė arsye pėrse tė trembet. Kjo sepse edhe kafeina nuk mund tė konsiderohet nė asnjė mėnyrė si njė substancė qė jep varėsi si drogat e vėrteta.
Sportistėt
Nga kėtej del se kafeja ėshtė edhe njė mike e mirė e sportistėve. Falė veprimit tė saj kardiotonik dhe brono-zgjerues, kafeina mund tė japė njė ndihmė pėr njė imazh tė mirė artistik, pa iu trembur aspak testit anti-doping, qė mund tė tregojė diēka tė ēuditshme vetėm nėse kalohet kufiri i 12 miligramė kafeine pėr njė litėr urinė, sasi qė korrespondon jo mė shumė se 12 kafe ekspres pėrnjėherėsh. Por, pėr tė kuptuar sa kafeinė ka konsumuar njė njeri, ėshtė e rėndėsishme tė mos lėsh pas dore diferencėn mes ekspresit tė pirė nė bar dhe kafesė sė pėrgatitur nė shtėpi, qė mesatarisht pėrmban nga 40 deri nė 80 mg, apo edhe krahasimin e bėrė me kafenė e quajtur ndryshe “amerikane”. Megjithatė, kjo nuk ėshtė njė e vėrtetė absolute. Shpesh herė mund tė arrihet e kundėrta nė varėsi tė mėnyrės sė pėrgatitjes.
Pirja pas vakteve
Zakoni pėr tė pirė kafe menjėherė pas vakteve tė ngrėnies ėshtė pozitiv, pėr faktin se ndihmon tretjen, duke stimuluar sekrecionet acide tė stomakut. Ndėrkaq, kush vuan nga njė sekretim i tepruar gastrik, duhet patjetėr tė kufizojė pėrdorimin e kėsaj pijeje. Nuk duhet harruar kurrsesi se nga aroma e kafesė lėshohen rreth 900 substanca kimike me njė fuqi tė madhe antioksiduese. Bėhet fjalė pėr substanca kimike qė shpėrbėhen shpejt nė ajėr, ndaj pėr kėtė arsye specialistėt tregojnė se kafeja duhet pirė menjėherė pas pėrgatitjes, pa e lėnė tė ftohet. Nėse nuk ėshtė vėrtet njė “ilaē qė tė zgjat jetėn”, padyshim qė ėshtė diēka qė i ngjan shumė. Ėshtė provuar se antioksiduesit qė pėrmban ēdo kokėrr e saj parandalojnė shumė sėmundje, mes tė cilave shumė lloje kanceresh, si ata tė pankreasit dhe zorrės sė trashė, vonon procesin e plakjes duke bllokuar aksionin dėmtues qė zhvillohet nė qelizat e tyre. Me pak fjalė, kafja ėshtė njė “mikeshė” nga e cila nuk duhet hequr dorė kurrė.

Pėrgatiti: Jonida Tashi

"Gazeta Albania"
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė