Clinton i ofron mbėshtetje Jahjagės dhe Kosovės
Presidentja e Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga u takua tė enjten me sekretaren amerikane tė Shtetit, Hillary Clinton. Sekretarja Clinton e shprehu gėzimin e saj pėr zgjedhjen e Jahjagės nė postin e Presidentes sė Kosovės. Ajo i ofroi mbėshtetjen presidentes Jahjaga dhe Kosovės nė tė gjitha proceset qė ka vendi pėrpara.
Jahjaga dhe Clinton u takuan nė Vilnius tė Lituanisė, ku po marrin pjesė nė punimet e konferencės Gratė pėrforcojnė demokracinė: praktikat mė tė mira, e organizuar nga presidentja e Lituanisė, Dalia Grybauskaite dhe presidentja e Finlandės, Tarja Halonen.
Nga ana e saj, presidentja Jahjaga e falėnderoi sekretaren e Shtetit pėr mbėshtetjen e vazhdueshme qė ajo dhe SHBA i kanė dhėnė Kosovės dhe tha se roli i SHBA pėr Kosovėn dhe rajonin e Ballkanit ėshtė i pazėvendėsueshėm dhe i domosdoshėm nė proceset e integrimeve evropiane.
Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga nė margjinat e konferencės qė po zhvillohet nė Vilnius tė Lituanisė, u takua tė enjten edhe me presidenten e Finlandės, Tarja Halonen.