Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-03-07, 17:18   #33
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Post Kalderon: Kapelo, vendos vete!

Presidenti i Realit te Madridit, nje dite pas eliminimit nga Champions League pranon zhgenjimin e madh, ndersa le te hapur situaten e Kapelos, per te cilin thote se duhet te jete ai qe do te vendose nese eshte i afte ta nxjerre klubin nga balta.



- Kam pare fytyren ne me te merzitur qe kur ju kam njohur.

- Ishte nje fatkeqesi qe u eleminuam. Kemi humbur nje rast te mire per te triumfuar. Nuk ishte Bajerni me i mire me te cilen u perballem. Ishte fatkeqesi, por tani duhet te mendojme per te ardhmen. E dinim qe nuk do te ishte e lehte.

- Per cfare te ardhme po mendoni.

- Une mendoj se marrja e vendimeve nuk eshte me e rendesishmja. Duhet ta perballojme kete situate me shume qetesi dhe te mendojme per disa ndryshme per vitin qe vjen. Duhet me cdo kusht.

- Reali i Madridit do te bej publik nje ndryshim tjeter. Hoze Anhel Sancez do te jete drejtor i pergjithshem absolut.

- Po, do te kete dy drejtore te pergjithshem, njeri do te jete ai dhe tjetri Migel Anhel Arrojo, por kjo gje ishte e parashikuar perpara disa muajve.

- Po Mijatovic, varet nga Hoze Anhel Sancez?

- Eshte drejtori i futbollit. Mijatovic ka autonomine ne te gjithe pjesen qe i perket atij.

- Ne qofte se duhet te behet nje blerje, duhet te keshillohet me Hoze Anhel Sancez, qe do te jete pergjegjesi numer nje ne kete fushe?

- Ajo qe duhet te bej eshte qe te marr vendime te rendesishme per skuadren dhe me pas te gjithe duhet te analizojne anen ekonomike dhe te qartesojne gjithcka ka ndodhur deri tani. Ne keto momente duhet ta perballojme kete situate me qetesi dhe te mendojme per ndryshimet qe kemi nevoje te bejme vitin e ardhshem.

- Tifozet pyesin nese do te largohet Kapelo. Por, ne qofte se e largoni atehere duhet te paguani detyrimet e kontrates.

- Problemi nuk eshte ekonomik. Eshte nje ceshtje qe duhet vleresohet me shume pergjegjesi dhe trajneri duhet te thote nese eshte i afte te ece perpara.

- A jeni ne gjendje qe t'i paguani Kapelos dy sezonet qe kane mbetur?

- Mund t'i paguajme, por Fabio nuk e ka shprehur kete problem. Kurre nuk eshte folur per ceshtje parash apo rrogash. Ai do te ishte i gatshem per gjithcka. Une nuk do ta shihja kete teme vetem nga ana ekonomike, por nga ajo profesionale.

- Kush mund te jete trajneri ia ardhshem?

- Te marresh nje trajner tani ne muaj mars nuk eshte zgjidhja e duhur. Te kerkosh nje zgjidhje tjeter per tre muaj, nuk eshte e sakte. Eshte dicka tjeter nese klubi do te vezhgoje per nje trajner, i cili do te drejtoj skuadren ne dy vitet e ardhshme. Kjo do te ishte dicka e mire, por mua nuk me pelqen.

- Trajneret me te mire jane ne drejtimin e skuadrave te ndryshme. Atehere, cili eshte trajneri i cili do te drejtoje skuadren deri ne fund te sezonit?

- Une mendoj se problemi nuk eshte vetem te trajneri. Edhe lojtaret kane dicka per te thene.

- Lojtaret kane dhene gjithcka ne fushen e lojes dhe ndoshta problemi eshte se nuk kane cfare te japin me.

- Ndoshta. Ishim nje skuader me 25 lojtare dhe nuk mund te krijohet nje skuader e re ne kaq pak muaj qe kane mbetur. Duhet te ecim perpara dhe te marrim vendime. Duhet te degjojme mendimin e te gjitheve: trajnerit, lojtareve dhe drejtuesve.

- Ju keni marre nje trajner te ri dhe nje drejtor sportiv te ri. Tani flisni se skuadra nuk eshte ne forme te mire. Keni marre lojtare 30-vjecare ne skuader per kete sezon. A do t'i blinit ju tani Kanavaron, Emersonin dhe Van Nistelroin?

- Une kam besuar te trajneri, i cili per mua ishte personi i duhur per te drejtuar skuadren. Me pas bleme qendermbrojtesin me te mire ne bote, nje nga sulmuesit me te mire ne bote dhe kemi marre lojtare te se ardhmes si Gago, Higuain apo Marselo.

- A jeni penduar per te gjithe keto blerje?

- Kurre nuk pendohem per vendimet qe kam marre. Edhe pse rezultati nuk ka qene i mire, perseri une kam besim te keta lojtare.

- Marredhenia juaj me lojtaret eshte e mire?

- Eshte nje moment i veshtire per te cilen skuadra kerkon mbeshtetjen e te gjitheve. Une kam qene me ta ne Valdebebas dhe te gjithe po kalojne nje moment te veshtire pas eleminimit.

- Ju kane kritikuar per kete bisede publike ne fushe e stervitjes.

- Une deshiroja te takoja lojtaret e mi. Per mua ishte njesoj sikur kjo bisede te behej ne nje konference per shtyp. Per mua nuk kishte rendesi vendi, por e rendesishme ishte mbeshtetja ime per ata. Tani skuadra duhet te shoh perpara sepse te shtunen luajme ne Barcelone.

- Nuk ju shkon ndermend qe te mos shkoni ne "Camp Nou"?

- Te mos shkoj ne Barcelone! Ne 105 vjet histori te ketij klubi, ka ndodhur gjithcka. Jeta jo gjithmone eshte ashtu sic deshirojme. Klubi ka kaluar momente shume te veshtira si ky dhe tifozet e dine qe do t'ia dalim mbane.

- A ju ka prezantuar Mijatovic ndonjehere doreheqjen?

- Ai gjithmone ka thene se nuk kerkon ta lere pergjysem punen e tij dhe gjithmone me ka ofruar ndihmen e tij. Ketu nuk ka asnje egoizem nga asnje person dhe te gjithe kerkojne me te miren per skuadren. Gjithcka do te ndryshoje sepse Reali i Madridit ka emra, histori dhe prestigj.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga GjIlAnAsI_cSi : 09-03-07 nė 17:24
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė