Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-10-11, 19:02   #32
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ismail Kadare

Entuziazmi i zbulimit ishte fare i shkurtėr kur u kujtuam se, sipas kėsaj hamendjeje, “X”-i, nė kohėn e ngjarjeve tė romanit tė parė, i binte tė kishte qenė 12 vjeē. Veē nė qoftė se Is, pasi kishte pėrshkruar dikur njė histori dashurie (duhet thėnė mjaft tė mjegullt, rezultuam ne tė dyja me shoqen time), tani i kishte shkrepur nė kokė ta pėrjetonte atė, me fjalė tė tjera, tė imitonte librin e vet!
Ndėrkaq, nuk ishte e vėshtirė tė kapje se kishte diēka midis tyre. Njėherė dukeshin me sjellje tėrė pėrkujdesje e vėmendje dhe herėn tjetėr plot nervozizėm, prishje humori e gati pėr grindje.
Mbaj mend se nė njė nga darkat e Vitit tė Rim qė po e festonim te njė nga miqtė tanė, ndodhi diēka e paparashikueshme. Vendi ishte i ngushtė, vallėzonim tė gjithė pothuajse ngjitur, nė njė ambient tė ndriēuar fare pak. Pata pėrshtypjen se Is dhe “X”-i, qė po vallėzonin sė bashku, u shkėputėn befasisht dhe tėrė nervozizėm nga njėri-tjetri. Kur pak mė vonė ajo ishte tėrhequr e pizmosur nė njė kėnd, kurse ai kishte dalė nė ballkon, u kuptua qartė se kishte ndodhur njė nga ato acarimet e zakonshme nė festa tė tilla.
Megjithatė, unė u mundova tė mos e lėshoja veten para miqve tanė, qė, si zakonisht, nė kėto raste hidhnin e prisnin romuze, qė nė tė vėrtetė s’pėrbėnin ndonjė ngacmim tė keq, veē qėllimit tė mirė tė shtendosjes sė situatės.
Pas darkės, rrugės pėr nė shtėpi, ngaqė unė s’po e hapja gojėn tė thosha qoftė dhe njė fjalė tė vetme, Is iu duk se isha e zemėruar pėr atė qė kishte ndodhur. Po gdhinte, aty-kėtu kishte njerėz qė po ktheheshin shend e verė nga darkat ku kishin qenė me miq apo me familje. Is mendonte dhe ishte i bindur qė unė isha e zemėruar me tė dhe donte patjetėr tė sqaroheshim. Mbajti kėmbėt dhe me zė tė lartė tha: Dėgjo kėtu! Ti e ke mendjen atje, por dije njė gjė: tė betohem pėr kokėn e dy vajzave se unė nuk kam fjetur me atė grua.
Nuk e kisha dėgjuar kurrė tė bėnte ndonjėherė be pėr vajzat dhe kushedi, ndoshta nga kjo mėnyrė e pazakontė e betimit tė tij, e besova. Por ai vazhdonte tė ishte tėrė nerva. E more vesh tani? – bėrtiti. Nuk kam fjetur!
Kėtė herė pėrdori njė fjalė tepėr vulgare. Njė grumbull i gėzueshėm njerėzish qė vinin prapa, kthyen kryet.
Gjynah, mor burrė, thirri njėri pėrmes tė qeshurave.
Ule zėrin, i thashė e tmerruar, po bėhemi gazi i botės. Shpejtuam hapat dhe isha vėrtet e gėzuar qė nuk na kishin njohur.
Ajo qė mund tė quhej si epilog i kėsaj historie tė gjatė, ishte periudha pas ikjes sonė nė Francė, nė shtator tė vitit 1990. Tė gjithė tė njohurit tanė na thoshin se “X”-i dukej e dėshpėruar dhe nuk e fshihte aspak pikėllimin e saj. Kishte qėlluar qė nė ēaste depresioni tė thoshte se, tani ata kishin ikur, nuk i interesonte mė asgjė, as suksesi, bile as bukuria qė ia pėrmendnin shpesh.
Njė mėnyrė e tillė tė shprehuri ndoshta vazhdonte ta nxiste ngacmimin, i vetmi kujdes qė ajo pėrdorte ishte qė, nė vend tė pėremrit ai (tani qė ai kishte ikur) pėrdorte pėremrin shumės ata.


Sherri me prindėrit!


Ajo qė i trembesha mė shumė se ēdo gjėje tjetėr dhe qė njėkohėsisht ishte tmerri mė i madh pėr familjen time: lidhja ime me Is, pėr fat tė keq u zbulua. Mosgjetjet e shpeshta nė konvikt nga ana e tim vėllai, kur ai vinte e mė kėrkonte pasditeve, por mė shumė njė letėr anonime e bėrė s’di prej kujt, kishte qenė, me sa dukej, shkaku i gjithė kėsaj. Pakti im me familjen, qė pas prishjes sė fejesės do tė “ruaja nderin”, ishte shkelur. Familja ime, sipas mendėsisė sė saj, kishte tė drejtė tė mė quante bukėshkalė dhe tė pabesė. Alarmi qė u shkaktua ishte i papėrfytyrueshėm. Pasi mė thirrėn me ngut nė Elbasan, erdhėn tė gjithė nė Tiranė, nė shtėpinė e gjyshit, nė mėnyrė qė jo vetėm prindėrit, por krejt fisi, i bėrė bllok, tė mė gjykonte. Ata qė tmerroheshin edhe nga mendimi i ndonjė lidhjeje time tė mundshme, ishin llahtarisur dyfish kur kishin marrė vesh se me cilin kisha tė bėja; Nė vend qė fama e tij si poet t’i qetėsonte, kishte bėrė tė kundėrtėn. I kishte trembur dhe alarmuar jashtė mase. Ata e quanin Is tė rrezikshėm, aventurier, joserioz dhe sidomos imoral… Kėrkesa e tyre ishte prishja e fejesės me Is. Si ndėr ethe pėrsėritnin akuzat kundėr tij. Pėr fatin tim tė keq, nė prag tė prishjes sė fejesės, i kisha pohuar intimisht tezes sime se s’kisha pasur asnjė marrėdhėnie trupore me tė fejuarin. E gėzuar, ajo e kishte pėrdorur kėtė si argument te prindėrit e mi, pėr tė lehtėsuar brengėn e tyre pėr kėtė ndarje (Epo shyqyr, kishin thėnė mė nė fund. Vajza na ka mbetur e pastėr.)…
Mė kujtohet se, i ndezur prej fjalėve tė veta, njėri nga dajat e mi ulėrinte herė pas here: “Ai nuk tė do ty. Ai e ka hallin tė marrė xhevahirin!”. Trysnia ishte sa e rėndė, aq edhe groteske. “Humbja e xhevahirit” (pra virgjėrisė) ishte nė gojėn e tė gjithėve. Sipas tyre, qėllimi kryesor i aventurierit Is ishte marrja e tij…
Njė nga tė afėrmit e mi, qė punonte nė Gjykatėn e Lartė, duke vėrejtur me sa duket buzėqeshjen time ironike, sa herė qė zihej nė gojė virgjėria, dhe nga pėrvoja si gjykatės, ndoshta ishte i pari qė tha njė gjė tė menēur: “Mor po lėreni atė punėn e xhevahirit. Pėr mendimin tim, xhevahiri ka kohė qė duhet tė jetė bėrė copė e ēikė…”.
Kjo thėnie e tij i ēoroditi tė gjithė. Mė vėshtronin me sy tė ēakėrdisur dhe meqenėse unė, nė vend qė tė kundėrshtoja, ose tė paktėn tė turpėrohesha, mbeta njėlloj e patrazuar, e humbėn fare…
Prerja e bursės sė shkollės dhe kthimi im nė Elbasan ishte dėnimi mė i paktė qė mund tė mė jepnin. Dhe ashtu ndodhi vėrtet. Prindėrit vendosėn qė tė mė merrnin me vete nė Elbasan, nė mėnyrė qė tė shmangnin ēdo kontakt tė mundshėm timin me tė. Pas ca protestave pa fryt, u ktheva e dėshpėruar dhe hundė e buzė te prindėrit nė shtėpi. Mė e keqja ishte se Is s’dinte asgjė. Gjithēka kishte pllakosur aq befasisht, sa nuk kisha pasur mundėsi t’i dėrgoja qoftė dhe njė mesazh.

Dasma jo e zakontė


Tirana vazhdonte tė ishte ende e gjallė nė vjeshtėn e vitit 1963. Megjithatė ndihej se ishte fundi i njė stine pak a shumė liberale. Lokalet e vallėzimit, qė pėr ēudi ishin shtuar 2-3 vite mė parė, po rralloheshin. Taverna e Hotel “Dajtit”, ku pak mė parė vallėzohej deri nė mėngjes nga tė huaj dhe shqiptarė, tani kishte filluar tė frekuentohej veē nga tė huajt dhe njerėzit e ambasadave….
Nė njė klimė tė tillė, si midis dy stinėve politike, ne u martuam. Pėr njerėzit e mi, por edhe pėr shumė tė tjerė, qe diēka e papritur qė, ndryshe nga ē’ndodhte zakonisht, kur ishin prindėrit ata qė ftonin tė afėrmit dhe miqtė nė dasmė, ne i bėmė vetė ftesat pėr kėtė rast, ku lajmėronim se do tė martoheshim mė 22 tetor dhe pėr kėtė i ftonim nė darkė. Nė fund tė ftesės kishim shėnuar veē emrat tanė. Prindėrit e mi, qė e kishin ėndėrruar prej kohėsh tė mė shihnin, mė nė fund tė veshur si nuse, m’u lutėn ta respektoja dėshirėn e tyre dhe tė vishesha me tė bardha, sipas zakonit. Atyre u qe tiposur nė kokė se Is, i prapė siē ishte, sipas tyre, do tė ma ndalonte njė gjė tė tillė. Nė tė vėrtetė, nuk u pėrzje fare nė punėn e ceremonisė qė u bė nė shtėpinė time nė Elbasan. Ai erdhi pasditen e sė shtunės me tren, i shoqėruar nga njė shpurė e madhe shokėsh dhe qė tė gjithė zunė gjysmat e dhomave tė Hotel Turizmit. Nėna ime, e edukuar me nderimin deri nė njė tė zakoneve, e devotshme dhe e vetėsakrifikuar nė ēdo gjė, tėrė kohėn i druhej mendimit se mos bėhej ndonjė skandal i papritur. E vetmja “prapėsi” qė ndodhi, ishte ardhja nė mesnatė nė shtėpinė tonė, nė kundėrshtim me ritualin e dasmės, e tėrė zhganit tė ardhur nga Tirana. Njerėzit e mi, dajat, djemtė e hallave, hallat vetė, qė kishin ardhur nga qytetet e Jugut tė vendit, si dhe kushėrinjtė e shumtė, shihnin me habi shokėt e dhėndrit dhe atė vetė, dhėndrin, pėr tė cilin kishin dėgjuar aq fjalė, shumica tė kėqija. Kur pas njė ore, plot zhurmė dhe ēakėrrqejf u larguan pėrsėri, tė gjithė morėn frymė tė lehtėsuar. Dasma vazhdoi deri nė mėngjes.
Aty nga ora dhjetė, krushqit, domethėnė Is me shokėt e vet, erdhėn tė mė merrnin. Mė shumė duke vėrshėllyer sesa duke kėnduar, siē e donte zakoni, ata pėrshkuan rrugicat e ngushta me kalldrėm tė lagjes sė vjetėr “Kala”, nėn vėshtrimin e hutuar tė komshinjve dhe tė kureshtarėve tė rastit.
Nė ēastin qė do tė ndahesha nga prindėrit, atyre, siē mund tė merrej me mend, iu shkrep tė qarėt. Veēanėrisht im atė e humbi fare. Pėrmes gulēit, ai i tha diēka Is, njė nga ato fjalė, ndoshta “Ma ki kujdes vajzėn” a diēka e tillė, por Is e vėshtroi me ftohtėsi, pa e fshehur njė lloj zemėrimi. Njė grimė mė pas, kur e kapa nga krahu, mė tha: “Po ai, babai yt, pėrse qante ashtu? Prapė mendon se u martove gabim?” U pėrpoqa t’ia shpjegoj se, nė kėsi rastesh, kur vajza del nga shtėpia prindėrore, tė gjithė prindėrit e botės qajnė, por ai s’donte tė dėgjonte. Besnik gjer nė fund i natyrės sė tij, mezi i takoi njerėzit e mi dhe gjithė nerva u fut i pari nė makinėn qė do tė na ēonte nė Tiranė…
Nė apartamentin e Is nė Tiranė, dasma jonė mori tjetėr karakter. Pėr ta bėrė kėtė dasmė, nė vrull e sipėr Is vajti dhe shiti aparatin kinematografik qė kishte sjellė nga Moska, bashkė me laboratorin e montazhit dhe tė larjes sė filmave. Kishte vėnė re se ajo punė i merrte shumė kohė tė ēmuar dhe, veē kėsaj, pas disa xhirimeve i kishte ikur edhe pasioni qė kishte pasur nė fillim. Bashkė me pak njerėz tė fisit dhe me shokėt e vet, Is kishte ftuar nė dasmė pothuaj gjithė shkrimtarėt e Tiranės. Si rrjedhojė e polemikės sė gjatė e tepėr tė ashpėr nė shtyp midis tė rinjve dhe tė vjetėrve, njė pjesė e madhe ishin ende tė zemėruar keq me njėri-tjetrin e nuk flisnin me gojė. Nė tryezat e shtruara nė tė gjitha dhomat dhe nė korridor kishin zėnė vend sipas klaneve letrare, nėn shikimet kureshtare tė familjarėve. Tė gjithė prisnin se ēdo tė ndodhte mes tyre, por Is nuk ndihej fare i shqetėsuar. Dukej sikur ky tension e zbaviste.
Mė tepėr se nga pija, atmosfera u shkri krejtėsisht kur erdhėn shoqet e mia studente nga konvikti i vajzave kryesisht. Shkrimtarėt i harruan mllefet dhe u sulėn tė vallėzonin me to.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė