Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-10-11, 19:02   #33
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ismail Kadare

Dasma vazhdoi kėshtu e gėzueshme gjer ndaj tė gdhirė. Ndodhnin ca incidente tė vogla, por fatmirėsisht ato harroheshin aty pėr aty. Ndėrsa po kėrceja, mė zunė sytė nė njė nga tryezat shokun tim tė kursit, Minush Jeron, autorin e dramės “Njollat e murrme”, qė do ta ēonte atė pas ca kohėsh nė burg. Atė ēast, ai po grindej me poetin militant Luan Qafėzezi. Nė mosmarrėveshjen e pėrgjithshme, ata e kishin kapur njėri-tjetrin nga fyti dhe ndėrsa Minushi thoshte “Megjithėse emrin e ke Luan, nė letėrsi nuk je veēse njė kec”… Luani pėrgjigjej: “Kopuk liberal, gjynah qė s’e kam koburen, po do ta shihje!”.
Nė njė rast tjetėr, kjo gjė do tė mė tmerronte, por ngaqė isha si nė re, ia plasa tė qeshurit dhe po kėrkoja me sy Is, pėr t’i treguar se ē’po ndodhte. Nė tė vėrtetė kishin ndodhur plot gjėra tė tjera gjatė dasmės. Njė nga ngjarjet ishte njohja dhe afrimi midis shoqes sime tė kursit, Sadije Kecit dhe Dritėro Agollit, qė do tė bėhej mė vonė burri i saj. Aty nga ora 5 e mėngjesit, njerėzit nisėn tė largoheshin. Njė pjesė zbrisnin shkallėt dhe ktheheshin prapė, i binin derės dhe kėrkonin tė thoshin dhe ndonjė mendim qė u kishte mbetur pa thėnė. Mė nė fund, mezi ikėn dhe ne mbetėm vetėm, tė lumtur dhe tė dėshiruar pėr njėri-tjetrin.
Jeta jonė nė ēift shkonte mė sė miri dhe pa probleme. Dy-tri tėrheqje tė pėrkohshme tė Is pas ndonjė vajze apo gruaje tė re kishin kaluar pa gjurmė. Kėto gjėra kishin ndodhur kur unė, pėr shkak tė Gresės, kaloja disa ditė nė muaj nė Elbasan tek prindėrit. Is i mbante sa i mbante tė fshehta kėto gjėra, por pastaj vinte gjithmonė dita qė nga ndonjė pakujdesi e tij zbuloheshin.
Njė incident i rėndė ndėrkaq ndodhi nė dhjetor tė vitit 1969, nė ditėlindjen e Gresės. Nė apartamentin tonė kishim ftuar, pėrveē familjarėve, shumė miq tė njohur. Bėheshin rreth 40 veta. Megjithėse vendi ishte shumė i ngushtė, ishte bukur. Hajet e pijet i kishim shtruar nė dy tryeza tė mėdha nė dhomėn tonė tė gjumit, qė e kishim boshatisur nga mobiliet dhe nė gjysmėn tjetėr tė apartamentit, njerėzit vėrtiteshin e vallėzonin.
Aty pas mesnate, fare rastėsisht vura re fytyrėn e nėnės sime tepėr tė shqetėsuar. E pyeta ē’kishte, por ajo nuk m’u pėrgjigj. Kėrkova me sy Is, qė e kisha humbur nga sytė pėr njėfarė kohe, gjersa e gjeta nė njė kėnd tė aneksit tė kuzhinės, qė bėnte sikur vallėzonte me njė vajzė, por nė tė vėrtetė ishin pėrqafuar e po putheshin. Tronditja ishte e jashtėzakonshme. I hoqa sytė dhe u largova tutje, nga tmerri se mos e gjente njeri nė atė gjendje. E gjeta nėnėn, por s’kisha nevojė t’ia thosha ē’kisha parė, se ajo ma preu fjalėn: Lėre, lėre. E pashė dhe unė, m’u nxi jeta.
Is e kishte lėnė mė nė fund kėndin ku ishte dhe qe futur bashkė me partneren midis tė tjerėve. Ai vallėzonte zakonisht bukur, por s’mė kishte qėlluar tė shihja njė partnere qė t’i pėrshtatej aq mirė. Me bisht tė syrit u pėrpoqa tė gjej se ē’qe ajo vajzė apo grua, qė, te kėndi i kuzhinės, ndriēuar vetėm nga njė abazhur vėnė pėrdhe, nuk e kisha dalluar dot. Vajza ishte njė bionde simpatike, elegante dhe krejtėsisht e panjohur.
Mė erdhi tė thėrrisja: nga kishte mbirė kjo femėr, kush e kishte ftuar dhe si guxonte tė sillej ashtu?
Im vėlla, Berti, qė gjithashtu kishte vėnė re sjelljen e Is, mė tėrhoqi mėnjanė.
-Ėshtė njė balerinė e Teatrit tė Operės, mė tha. E ka sjellė me vete ai tutkuni, shoku im, Xhelali. Xhelati, balerin dhe ai, nė Teatrin e Operės, ishte shok i vjetėr i tim vėllai. Besnik, i sjellshėm dhe fjalėmbėl si rrallėkush. Edhe ai u pėrpoq tė shfajėsohej dhe ta zhdramatizonte gjendjen.
- E mi goc, foli tiranēe, si zakonisht, mos e boj kaq tė madhe. Ka kthy tjetri dy gota dhe ka ardhė nė qejf.
- Ik, more horr, i thashė nė njė mėnyrė tė vrazhdė, siē s’kisha folur kurrė ndonjėherė. Nuk e gjeja dot nėse tė tjerėt e kishin vėnė re se ē’kishte ndodhur. Fyerja mė dukej e padurueshme. Pas pak pashė Is. Kaloi pėrbri me ca sy si i verbėr.
-Mbaje njė ēikė veten, i thashė.
Ai m’u kthye si i habitur.
-Ēfarė?
-Mbaje njė ēikė veten, pėrsėrita, dhe mos bėj marrėzira. -S’tė marr vesh, tha dhe vuri dorėn te tėmthi, siē bėjnė njerėzit kur duan tė thonė: mos ke luajtur?
Kjo m’u duk kulmi i poshtėrsisė. Nuk mund ta prisja kurrė njė sjellje tė tillė prej tij. I vetmi justifikim ishte po tė qe i dehur. E keqja ishte se Is e duronte shumė pijen. Edhe kur dehej, gjė qė kishte qėlluar shumė rrallė, nuk kuptohej fare. Nuk i merreshin kėmbėt, as goja.
-Ē’ishte ajo femėr? Thashė sapo mbetėm vetėm.
Ai bėri sikur nuk e kuptonte ku e kisha fjalėn.
-Mor mashtrues, i thashė, duke u dridhur nga zemėrimi i qėndrimit tė tij. Unė tė pashė me sytė e mi kur po putheshe me tė.
-S’ėshtė e vėrtetė, mė tha, nė mėnyrėn mė tė pafytyrė qė mund tė bėhej.
E shava me ca fjalė, qė nuk besoja kurrė se do tė pėrdoreshin nė shtėpinė tonė. Pėr ēudi, atij nuk i bėnin asnjė pėrshtypje. I thashė prapė se i kisha parė me sytė e mi te kėndi i aneksit tė kuzhinės kur po putheshin.
-Mashtrues, i thirra prapė. Si kujton se mund tė ma hedhėsh me kėto profka?
Por ai ngulte kėmbė si mushka. Sipas tij, ai s’kishte asnjė faj. Ishte ajo qė e kishte pėrqafuar gjatė vallėzimit dhe e kishte puthur. Kėshtu qė ai s’kishte ē’tė bėnte. O Zot, mendoja, si kishte mundėsi qė ky njeri tė ishte vėrtet kaq i pafytyrė? Ku e gjente kėtė gjakftohtėsi e kėtė cinizėm tė mbrapshtė?!…
I thashė qė le t’ia hidhte ndonjė tjetri ato dokrra. Ai m’u pėrgjigj se unė s’kuptoja asgjė nga bota dhe s’do mend, ashtu do tė ndodhte gjersa shoqėrohesha me ca gra, qė e kishin mendjen tė shkurtėr. Kjo fyerje pėr shoqet e mia, fyerje qė pėrsėritej prej vitesh, tani m’u duk se kishte arritur nė kulmin e abuzimit… Ngrita dorėn ta qėlloj, por, e pamėsuar me kėtė, nuk e mata si duhet dhe goditja mė shkoi huq. Ai qėndroi si i ngrirė. Nė ēast u tmerrova dhe kujtova se do tė mė godiste dhe ai. Me aq sa e njihja, kisha bindjen se nuk do ta kishte tė vėshtirė tė ma kthente. Por, pėr ēudinė time, nuk lėvizi fare. U largua nė dhomėn tjetėr dhe grindja u mbyll. Tė nesėrmen, pa pritur qė tė zgjohej, mora vajzėn, mora dhe njė valixhe me plaēka dhe u nisa nė Elbasan…
Nė shtėpi nuk pata nevojė tė jepja shpjegime. Ēdo gjė ishte e qartė. Sapo nėna mė pa, iu mbushėn sytė me lot. Gjatė drekės u bė veē kjo bisedė. Babai dhe vėllai ishin pikė e vrer. Vura re se po flisnin si pėr njė gjė qė s’kishte riparim…
Kaluan dy ditė kėshtu. Tė tretėn erdhi njė telegram nė farmacinė e babait: “Pres Helenėn tė kthehet. Is”.
Zemra m’u ēlirua aty pėr aty, por nuk e bėra veten. Nė shtėpi kjo u mor si njė fitore mbi kundėrshtarin. Por atmosfera vazhdonte tė ishte si mė parė, tėrė tension kundėr tij…
Pas dy ditėsh erdhi edhe njė telegram tjetėr, me tė njėjtat fjalė. Prapė nuk u pėrgjigja, por mė kapi edhe shqetėsimi: mos po e teproja? Kaluan dy ditė. Befas, pasdite, babai dėrgoi nė shtėpi njė farmacist tė ri, pėr tė lajmėruar nėnėn tė pėrgatiste darkėn, ngaqė do vinte me njė mik me rėndėsi. Na u duk pak si e habitshme kjo. Pas njė ore, erdhi Berti dhe na sqaroi se babai kishte dy orė qė rrinte nė kafene me Sabri Godon, qė kishte ardhur nga Tirana “pėr tė sqaruar atė problemin”. Do tė vinte pėr darkė. Sabri Godon e kishim njohur pėrmes Todi Lubonjės, me tė cilin kishim miqėsi qė nga koha e luftės… nė darkė, babai erdhi me Sabri Godon. Nėna me vėllain s’donin tė bėnin lėshim. E akuzuan Is pėr atė qė kishte bėrė, por mėnyra se si i formulonin mendimet (njeriu pėr njė nder jeton etj.) ishte e tillė, qė mua, e mėsuar tashmė me njė tjetėr frymė, mė dukeshin kėto si gjėra tė kapėrcyera. Nėna zuri nė gojė prapė brengėn e saj qė Is ishte i ftohtė si njeri ndaj tyre, qė asaj i ishte djegur zemra ta priste e ta pėrcillte, si gjithė nėnat e tjera nė botė, pėr dreka e pėr darka nė shtėpi, ashtu siē priteshin gjithė dhėndurėt, aq mė tepėr qė ai ishte dhėndri i vajzės sė vetme qė kishte.
Sabriu pėrgjigjej ngadalshėm, me atė stilin e tij “burrė zakoni” qė ishte. “Po dale moj zonjė, i drejtohej nėnės sime, mė dėgjo dhe mua njė ēikė”. Pastaj pėrdorte proverba, qė i thoshin zakonisht burrat e vjetėr, si “shtėpi e sherr”, pėr tė thėnė se s’kishte familje pa ngatėrresa tė kėtij lloji etj. Ai bėnte sikur e kritikonte Is, sikur tė ishte nė njė mendje me ta nė kėtė shqetėsim, por, nė tė vėrtetė, tėrthorazi e lavdėronte “Ashtu ėshtė, siē thua zotrote, i drejtohej tim eti, por tė jesh shkrimtar aq i shquar nė moshėn e tij, s’i thonė shaka. Tė lot tepeleku i kokės”. U bė dhe njė acarim i fundit, gjatė tė cilit Sabriu iu drejtua prapė tim eti: “Unė e kuptoj zemėrimin tuaj, por dua t’ju them: bėhet sherr me njė kontinent?”.
Ky ishte kulmi. Vonė hyra edhe unė nė bisedė, pėr tė thėnė se nuk kisha ndėr mend ta zgjasja kėtė grindje dhe i thashė Godos tė lajmėronte Is se do kthehesha.

HELENA KADARE
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė