Disa kerkues amerikane te firmes
Stemagen, Kaliforni, kane arritur te krijojne per here te pare nje embrion-klon duke u nisur nga qelizat e lekures. Lajmi i suksesit te arritur eshte publikuar ne revisten
Stem Cells. Deri me tani i vetmi embrion-klon njerezor ishte krijuar ne 2005 nga disa kerkuest te Universitetit te Newcastle (Britani) duke perdorur qeliza te padiferencuara , te cilat jane shume me te veshtira per tu terhequr nga nje pacient. Embrioni i ri eshte krijuar duke perdorur si burim ADN-je vetem qelizat e lekures se nje burri, ADN-ja e te cilit eshte futur ne nje veze femre se ciles i ishte hequr berthama. Edhe pse teknika e quajtur dergese berthamore(transferiment nuklear) eshte mjaft e njohur (ishte perdorur edhe ne 1997 per te krijuar te delen e famshme Dolly, gjitarin e pare te klonuar), perdorimi i qelizave te lekures si burim ADN-je eshte nje risi ne shkalle boterore.
Kerkuesit kane arritur te krijojne embrionin-klon duke perdorure qelizat somatike te dy burrave dhe vezet e tre grave. Kane krijuar keshtu 21 embrione, pese prej te cileve kane mbijetuar dhe jane rritur deri ne stadin ku embrioni ka rreth 40-72 qeliza. Ne kete stad zhvillimi, jane formuar qelizat e padiferencuara, te cilat kane te njejtin kod gjenetik te dhuruesit (burrit te cilit i eshte hequr qeliza nga lekura). Keto qeliza pluripotente, mund te perdoren me vone per qellime terapeutike si rindertimi i organeve per transplante te cilat nuk do te refuzoheshin nga trupi i pacientit etj. Pikerisht ne kete pike qendron rendesia e kesaj arritjeje. Duke krijuar lehtesisht embrione-klone do te jete me e lehte te fitohen qeliza pluripotente me material gjenetik te njejte me ate te pacientit.